#TIDDAY, Bashkia Krujë feston në ditën kushtuar turizmit

“Kruja është një nga destinacionet turistike më të frekuentuara” dhe kjo për Kryetarin e Bashkisë Krujë Z. Artur Bushi, “duhet  që vëmendja kryesore të përqendrohet në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit”.

E kjo për kryebashkiakun vazhdon gjer në caktimin e një date, ku i dedikohet në mënyrë të veçantë turizmit. Data 30 prill e cila përkon edhe me përvjetorin e një prej shoqatave më të suksesshme sikundër TID është ( Tourism Improvement District-Kruja), që me financimin nga AADF (Albanian-American Development Foundation) e kanë kthyer Pazarin e Vjetër të Krujës, në një nga monumentet e kulturës më të rëndësishëm në Shqipërisë. Vlen të përmendet se artizanët në  Pazarin e Vjetër të Krujës janë përjashtuar nga taksat vendore.

Aktiviteti TIDDAY filloi nën atmosferën e bukur të fëmijëve të Qendrës Kulturore Krujë, shfaqjet e Cirkut Kombëtar dhe fantazisë së Urban Sketchers Albania. Vendin e mori kulinaria krutane ku bizneset vendase që janë të lidhura ngushtë me turizmin, promovuan ushqimet dhe gatimet tradicionale të zonës së Krujës. Nuk kishin si të mungonin edhe Grupi Karakteristik “Pleqtë e Krujës” ku me këngët dhe vallet krutane i dhanë entuziazëm akoma më shumë, vizitorëve të shumtë.

Një moment i rëndësishëm ishte edhe pjesëmarrja e zv/ministres së  Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Adela Karapici dhe përfaqësuesve të AADF drejtuesit AADF Z. Aleksandër Sarapulis dhe Z. Martin Mata, të cilët siguruan Bashkinë Krujë, që projektet për të zhvilluar turizmin në Krujë nuk do të mungojnë.

TID DAY, kulmoi me koncertin e organizuar, ku shumë të rinj e mes tyre shumë turist, kërcyen nën tingujt e muzikës modern nga këngëtarët e mirënjohur Anxhela Peristeri, Devis Xherahu, Era Rusi, Orinda Huta, Tiri Gjoci dhe Ardit Bufi.

Për Kryetarin e Bashkisë Z.Bushi, kjo është vetëm fillimi i mbështetjes së turizmit nga ana e tij, pasi së shpejti në Krujë do nisë edhe faza e dytë e rehabilitimit të zonës historike të Krujës.