Vizitoret ne Muzeun Historik dhe Etnografik arrijnë mbi 10 mijë ne muajin gusht , grupe vizitorësh nga Dubai dhe Egjipti.

Kruja vijon të mbetet destinacioni më i kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj, ku vetëm në muajin Gusht, muzetë e qytetit u vizituan nga 10.000 turistë. Pavarsisht, një viti ende të kushtëzuar nga masat prej Covid-19, vendit më historik të shqiptarëve, nuk i munguan turistët e huaj, ku risia e këtij viti ishin turistët nga Dubai dhe Egjipti, përpos atyre tradicional si shqiptarët e Kosovës, Polakët dhe Ukrahinas.

Drejtori i Muzeut Mehdi Hafizi është shprehur, “Mbi 10 mijë vizitorë po arrijnë në  para pandemisë . Figura e Skënderbeut, meqë ka monumente në vende të tjera të europës shton kureshtjen tek pushuesit e huaj, e veçanta këtë vit janë grupe nga Dubai dhe Egjipti”.

Vizitorët nga Egjipti janë shprehur se, punimet me dorë ne Krujë janë impresionuese dhe që i ngjajnë produkteve në Egjipt  dhe kjo i jep ndjesine e te qenurit shumë familjare pra ndiheshin si në shtëpinë e tyre.

Vizitorë të shumtë  kanë vizituar Krujën  të cilët ishin polakë, kosovarë  dhe  risia e këtij  viti janë vizitorët nga Dubai dhe Egjipti.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është inaguruar më 1 nëntor 1982, I cili ndodhet brenda  kështjellës. Ndërtesa ka karakterin e një memoriali. Aty ku historia, arkitektura dhe arti përbëjnë një të vetme..

Muzeu Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989. Ai është i ndërtuar në një banesë karakteristike qytetare të vitit 1764. Banesë e cilësuar monument kulture i kategorisë së 1 – rë. Objektet që ndodhen mbrenda muzeut janë 90%  origjinale dhe 100% funksionale, e cila nxit kureshtjen dhe interesin e vizitorëve të shumtë.

Rindërtimi/ Po merr formë qyteza e re në Thumanë, 50 shtëpitë e para janë në ndërtim e sipër!

Në njësinë administrative Thumanë vijon puna për ndërtimin e shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në një sipërfaqje prej 16 ha, do të ndërtohen 158 shtëpi individuale dhe 17 pallate, prej ku do të strehohen 278 familje të fshatit Thumanës.

Deri më tani, janë hedhur themelet e 50 banesave të para në të cilën puna vijon me intensitet të plotë në 7 ditë të javës. Ndërkohë është përfunduar puna në infrastrukturën nëntokësore, me kanalizimin e ujërave të zeza, bardha, sistemin e ujësjellësit, telekomunikacionit, sistemin rrugor të brendshëm dhe ndriçimi publik. Ndërkohë, puna për 17 pallatet nis për pak ditë të cilat do të ndërtohen në pjesën perëndimore të sitit.

Kliko këtu për të parë Planin e Detyruar Vendor të Thumanës.

Deklaratë për shtyp lidhur me sajesën e përsëritur nga Partia Demokratike me rastin e Znj.Lirije Xhixha.

Pas ngjarjes tragjike të tërmetit të datës 26.11.2019, në të gjithë territorin  e  Bashkisë Krujë, pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore për  shkak  të afërsisë  me epiqendrën , shkaktuan dëme të konsiderueshme ,  kryesisht  në Njësinë  Administrative Thumanë.

Bashkia Kruje, së bashku me instancat e tjera qeveritare dhe donatorë  të  ndryshëm , kanë qenë qe diten e pare ne sherbim dhe pergjigje  te  qytetareve e familjeve te demtuara.

Procesi ka nisur menjehere me konstatimin paraprak te banesave dhe  ndihmat  emergjente nepermjet stafit te Bashkise, me  ngritjen  e  ekipeve  te vleresimit te demeve me inxhiniere konstruktore  vendas  e te huaj ,  garantimin e strehimit te perkohshem dhe bonusin e qirave, e me pas me  aplikimin per perfitim nga programet e Rindertimit ne platformen elektronikete dedikuar. 

Ne Bashkine Kruje aplikuan rreth 5030 familjare ne sistemin elektronik  “Shtepia ime”.

Deri me sot, 100 % e familjeve, banesat  e te cilave u vleresuante  pabanueshme , si per rikonstruksion dhe per rindertim, jane  shperblyer  me bonusin e qirase dhe vijojne ta marrin ate ne menyre direkte.

Persa i perket rastit konkret sqarojme se :

Familjaret e Znj. Lirie Xhixha jane te ndare ne 5 pese kurore sipas  certifikatave  familjare dhe kane banuar ne tre banesa  deri  ne  daten  e  termetit: 

Te pese kuroret me kryefamiljare si me poshte trajtohen me pagese qeraje sipas Vendimit te Keshillit Bashkiak me Nr 10, date 30.01.2020  dhe  do  vijojne  te trajtohen deri ne perfundimin e plote te ndertimit  te banesave  te tyre. Konkretisht :

1- Altin Gani Xhixha 5 persona, 3+1= 20 000 leke

2- Xhenis Fadil Sejfuli 2 persona, 1+1= 10 000 leke

3- Lirije Gani Xhixha 1 person 1+1= 10 000

4- Fatmir Gani Xhixha 3 persona, 1+1= 10 000

5- Gezim Gani Xhixha 4 persona, 2+1= 15 000 leke

Fakti qe keta banore nuk jane zhvendosur ne ambiente me qira, por vijojne te banojne ne cadra edhe pse trajtohen me bonusin e qirase, eshte zgjedhjeje e tyre kryesisht e lidhur me token dhe ne  asnje rast  ne kompetence  te  bashkise, apo si pasoje e trajtimit diskriminues ndaj tyre.

Anetaret e kesaj familje, kane aplikuar secili me vete per t’u trajtuar  me  banese  te re dhe sipas dokumenteve te paraqitura, do te trajtohet  me  banese kryefamiljari Gezim Xhixha, kryefamiljari Xhenis Sejfuli dhe per te njejten godine do te trajtohen  me nje banese  te  perbashket kryefamiljaret , DhurataXhixha, Lirie Xhixha, Altin Xhixha.

Keto familje, gjithashtu trajtohen nga zyra e ndihmes ekonomike dhe  e  sherbimit social me pagesat si me poshte: 

1- Gezim Gani Xhixha trajtohet me pagese ndihme ekonomike 34 20 leke

2- Dhurata Gani Xhixha trajtohet me pagese ndihme ekonomike 21 60 leke

3- Altin Gani Xhixha trajtohet me pagese ndihme ekonomike 57 60 leke

4- Lirije Gani Xhixha trajtohet me pagese aftesie te kufizuar 10 653 leke

Nga dita e pare pas termetit dhe ne vijim, familja Xhixha eshte trajtuar  me  cdo ndihme te mundshme qe eshte administruar nga Bashkia Kruje  dhe qe  ka ardhur direkt nga donatoret, si ndihma materiale,  cadra dhe ndihme  direkte monetare.

Gjate procesit te vleresimit, aplikimit dhe aprovimit, kjo familje eshte  trajtuar me prioritet. Banesat e ketyre familjareve jane konstatuar me nivel demi DS4 (demtim strukturor i nivelit IV), dhe kjo kategori  nuk do  te  shperblehet me grant per riparimin e baneses sikunder eshte vepruar  me banesat me nivel demi DS1 – DS3 vlera maksimale e te cilave  ishte  500.000 leke.  

DS4 dhe DS5 jane kategorite me te larta te demit dhe familjet te cilat zotërojnë banesa me keto kategori demi, ku perfshihet edhe familja Xhixha  do te shperblehen me banese te re e cila do tendertohet  nga subjekti  kontraktual i cili do te marre persiperzonen ku ndodhen keto banesa. 

Procesi i analizimit te thelluar nga Instituti i Ndertimit, ai i miratimit  te  planeve individuale te pikezuara, procesi iprokurimit dhe i zbatimit, kerkojne kohen e tyre pasi behet fjale per nje sipermarrje  komplekse me  permasa  kolosale  ku perfshihen 12 Bashki.

Gjithshtu, gjate periudhes se karantinimit per shkak te Pandemise  se shkaktuar nga Covid 19 ,Dhurata Xhixha dheAltin Xhixha  jane trajtuar  per tre muaj  rresht me shtesen e ndihmes ekonomike  (dyfishimi i  ndihmes ekonomike),  pervec ndihmave te tjera ne natyre  me te cilat  jane trajtuar here pas here.

Persa me siper, jemi te keqardhur qe nje force politike ben denoncime te tilla pa marre parasysh faktet me qellimin per te perfituar politikisht ,  nderkohe qe jemi ne ata qe me gjithe energjite, burimet njerezore  dhe  me nje koordimin qeveritar te te gjitha niveleve,  kemi qene dhe do  vijojme te jemi perkrah banoreve qe u demtuan  nga termeti i 26 Nentorit  deri ne perfundimin me sukses te procesit te rindertimit i cili vijon intensivisht.

Krujë/ Nënshkruhet memorandumi për grantin e rikonstruksionit të trashëgimisë kulturore.

Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përfaqësuar respektivisht nga Ministrja e Kulturës, Znj. Elva Margariti dhe Ambasadorja e SHBA, znj. Juri Kim, nënshkruan dje Memorandumin e Mirëkuptimit “Për zbatimin e projekteve të financuara nga grantet e Fondit të Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore”.

Bëhet fjalë për një fond prej 800 mijë USD, që do të përdoret për restaurimin e fortesave në Durrës, Krujë, dhe Prezë të dëmtuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.

E impresionuar nga madhështia e Kalasë së Krujës, Ambasadorja e SBA në Tiranë, Znj. Juri Kim shprehu kënaqësinë të ishte pjesë e procesit të ringritjes së monumenteve të kulturës, të dëmtuara pas tërmetit, mes të cilave edhe monumenti, i zgjedhur për të nënshkruar këtë memorandum. Teksa shprehu adhurimin për Heroin Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Ambasadorja u shpreh: “Shënojmë fillimin e projektit për restaurimin e disa monumenteve kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Tërmeti mund të ketë shkatërruar ndërtesa, por nuk ka dëmtuar shpirtin e popullit shqiptar dhe jam shumë e kënaqur që ndodhemi këtu për projektet në Durrës, krujë dhe Prezë. Prej vitit të themelimit, në 2001, Fondi i Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore, ka ofruar mbështetje për më shumë se një mijë projekte, në mbi 125 vende të botës. Këto angazhime tregojnë se sa thellë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës respektojnë trashëgiminë kulturore të vendeve të tjera, por mbi të gjitha, dëshirën tonë, që miqtë tanë të mund ta ruajnë atë. Në Shqipëri ne kemi kontribuuar në shumë projekte përmes fondit të Ambasadorit, si restaurimi i Galerisë 3 në Kalanë e Gjirokastrës; dokumentimin e muzikës polifonike dhe restaurimin e Kullës së Shatit, në Tiranë. Jam shumë e lumtur të nënshkruaj sot, së bashku me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, këtë Memorandum Mirëkuptimi, prej 800 mijë dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës dhe Prezë. Duke pasur parasysh rëndësinë e Kalasë së Krujës, mund të them, se ky është projekti më i madh i Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore”. Ambasadorja falënderoi të gjithë partnerët që kanë kontribuuar në rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, në fushën e trashëgimisë kulturore.

Duke falënderuar Znj. Ambasadore në emër të Qeverisë Shqiptare, ndër të tjera, Ministrja e Kulturës, Znj. Elva Margariti u shpreh: “Ruajtja e kujtesës është një nga misionet më të rëndësishme të njerëzimit, ndaj edhe ne, krahas me rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, duke u mbështetur tek vizioni ynë për të ardhmen, për një jetë më të mirë, po punojmë për ringritjen e këtyre monumenteve.

Memorandumi që po nënshkruajmë sot është vetëm një copëz e atij projekti madhor që ne duam të çojmë përpara, që ka të bëjë jo vetëm me ruajtjen e kujtesës, por edhe me rijetëzimin e trashëgimisë sonë materiale dhe kthimin e saj në një motor zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.

Tashmë kemi disa shembuj të mirë, të cilët ne po punojmë për t’i replikuar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si Pazari i Gjirokastrës, Pazari i Tiranës, i Korçës, i Krujës, realizuar në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit dhe partnerë të tjerë.

Janë dëshmi se si trashëgimia kulturore mund të kthehet në një faktor zhvillimi jo vetëm lokal, por kombëtar.

Jemi vetëm në një fazë të parë konsolidimi. Puna tashmë ka nisur në disa sektorë paralelisht, me mbështetjen e partnerëve tanë europianë, si në Kullën C në Durrës, këtu në Krujë ku jemi sot, dhe do të pasohet me hapa të tjera, që synojnë t’i japin jetë kësaj trashëgimie, e cila deri më tani është konsideruar si një aset vetëm për t’u ruajtur, dhe që ne duam ta kthejmë edhe në shërbim të komunitetit.

DITA KOMBËTARE E TRASHËGIMISË KULTURORE NË PAZARIN E VJETËR TË KRUJËS

14470641_1230451047005080_2307344819627034112_n

Pazari i Krujës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore në funksion të zhvillimit rajonal ka qenë tema e takimit të organizuar të enjten, në Ditën Kombëtare të Trashëgimsië Kulturore. Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 në bashkëpunim me Bashkinë Krujë, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Zonën për Zhvillimin e Turizmit kanë qenë partnerët e organizimit të një takimi ku morën pjesë profesorë të njohur në fushën e trashëgimisë kulturore të cilët kanë shtruar për diskutim, problematikat, poredhe mënyrën e ruajtjessë trashëgimisë kulturore e punën artizanale, për të cilën Kruja është e famshme. Vendi i takimit ka qenë Pazari i Krujës ku vajza e djem të rinj, të veshur me veshje popullore kanë mirëpritur të ftuarit, sipas traditës, ndërsa Pleqtë e Krujës, një nga trashëgimitë e gjalla të Krujës kanë përshëndetur me këngë të repertorit të tyre.

“Kemi ftuar sot specialist të fushës, profesorë e akademikë të nderuar, partnerë të agjencisë tonë dhe mjeshtrsa krutanë sepse vetëm kjo formë e gjerë partneritetit mund të na çojë drejt qëllimit të përbashkët atë të zhvillimit dhe përfitimit ekonomik e social nga të gjithë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Zhvillim Rajonal, Arben Skënderi.

Gjithashtu Prefekti i Durrësit, Roland Xhelilaj ka përshëndetur të ftuarit duke i siguruar për mbështetjen që Qeveria Shqiptare është gati tëjape në funksion tw këtij zhvillimi.

Prof.Dr. Miaser Dibra, drejtore e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit ka vënë theksin në rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, zhvillimit të saj si traditë dhe si mundësi për të përcjelle çdo vlerë edhe të funskion të zhvillimit të krejt zonës ku kjo traditë zhvillohet.

Prof.Dr. Afërdita Onuzi, etnografë e njohur, ka folur për Pazarin e Krujës si traditë dhe bashkëkohësi. Ajo ka vënë theksin në ndryshimet që ndodhën pas viteve ’90-të edhe në fushën e trashëgimisë kulturore. “Pas viteve ’90-të, tregu u mbush me objekte herë të blera e herë të vjedhura”, ka thënë Onuzi. Ato shiteshin me çmime shumë të lira dhe qarkulluan në mënyrë të pakontrolluar. Unë dhe kolegët e mi shqetësoheshim dhe ndiqnim fatin që do të kishte kjo trashëgimi”. Etnografja u ka bërë thirrje artizanëve dhe koleksionistëve t’i drejtohen Muzeut Etnografik për të vlerësuar objektet qëdisponojnë sepse, siç tha ajo, “ka shumë prodhime që nuk dihet se çfarë janë”. Ndërsa në fund ajo theksoi domosdoshmërinë e regjistrimit të antikuareve. “Kam parë shumë të tilla”, tha Onuzi, dhe është në të mirë të tyre t’i regjistrojnë e t’i kenë të sigurta. Gjithashtu vë re që në Pazarin e Vjetër të Krujës shiten prodhime të ndryshme nga Kina, Pakistani etj”, ka thwnw ajo. “Një turist i huaj nuk ka nevojë për këtë, mund t’i blejë vetë në vendin e origjinës. Ne kemi produktet tona me të cilat krenohemi e mund t’i shesim. Besoj mund të gjendet një mundësi që këto lloj produktesh të grupohen në një vend tjetër, jashtë Pazarit të Krujës, në mënyrë që ky Pazar të ruhet për atë qëështë dhe që ka vlerë”.

Në të njëjtën linjë, atë të ruajtjës së thesareve të zbuluara të trashëgimisë kulturore, disa prej tw cilave i ka prezantuar para tw ftuarve, ka qëndruar edhe restauratoi i njohur, Porf.Asoc. Frederik Stamati.

Ndërsa Florind Cerhozi, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Krujë tha se falë investimit të fundit të kryer nga AADF, me restaurimin e pazarit të vjetër është shënuar edhe një shtim i numrit të vizitorëve. “Ky fondacion nuk e përfundoi me kaq ndërhyrjen në Krujë, pornë bashkëpunim me bashkinë jemi në fazën e implementimit të fazës së dytë të projektit që edhe esenca dhe ajo për çka jemi mbledhur sot këtu, qëështë rivitalizimi dhe nxitja e zhvillimit të artizanatit dhe të zejeve krutane, me qëllim profilizimin e pazarit të vjetër si një shteg ku jo vetëm bëhet tregti por edhe reklamohet kultura, tradita dhe mjeshtëritë tona shekullore”.

Më pas të ftuarit kanë vizituar pazarin dhe janë takuar me artizanë, të cilët u kanë prezantuar objektet dhe punime karakteristike artizanale dhe në fund Muzeun Etnografik, Gjergj Kastrioti.

 

Gëzuar 1 Qershorin, të dashur fëmijë !

Nën përkujdesjen e Bashkisë Krujë, me rastin e festës së 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve u organizuan një sërë aktivitetesh kulturore, sportive dhe humanitare !

“Festo dhe dhuro” erdhi më ndryshe këtë vit, ku festa filloi me aktivitete akrobatike, sportive. Mbas kësaj, vëmandja e të pranishmëve u mor nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të cilët kishin përgatitur një sërë këngësh dhe valle karakteristike të zonës.

Falë dhe mbështetjes së partnerëve tanë privat, u bë e mundur që në këtë ditë feste të dhurohen një sërë pakosh ushqimore për familjet në nevojë dhe lodra për fëmijët jetim, duke dëshmuar karakterin solidar të një shoqërie të mirë.

#TIDDAY, Bashkia Krujë feston në ditën kushtuar turizmit

#TIDDAY, Bashkia Krujë feston në ditën kushtuar turizmit

“Kruja është një nga destinacionet turistike më të frekuentuara” dhe kjo për Kryetarin e Bashkisë Krujë Z. Artur Bushi, “duhet  që vëmendja kryesore të përqendrohet në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit”.

E kjo për kryebashkiakun vazhdon gjer në caktimin e një date, ku i dedikohet në mënyrë të veçantë turizmit. Data 30 prill e cila përkon edhe me përvjetorin e një prej shoqatave më të suksesshme sikundër TID është ( Tourism Improvement District-Kruja), që me financimin nga AADF (Albanian-American Development Foundation) e kanë kthyer Pazarin e Vjetër të Krujës, në një nga monumentet e kulturës më të rëndësishëm në Shqipërisë. Vlen të përmendet se artizanët në  Pazarin e Vjetër të Krujës janë përjashtuar nga taksat vendore.

Aktiviteti TIDDAY filloi nën atmosferën e bukur të fëmijëve të Qendrës Kulturore Krujë, shfaqjet e Cirkut Kombëtar dhe fantazisë së Urban Sketchers Albania. Vendin e mori kulinaria krutane ku bizneset vendase që janë të lidhura ngushtë me turizmin, promovuan ushqimet dhe gatimet tradicionale të zonës së Krujës. Nuk kishin si të mungonin edhe Grupi Karakteristik “Pleqtë e Krujës” ku me këngët dhe vallet krutane i dhanë entuziazëm akoma më shumë, vizitorëve të shumtë.

Një moment i rëndësishëm ishte edhe pjesëmarrja e zv/ministres së  Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Adela Karapici dhe përfaqësuesve të AADF drejtuesit AADF Z. Aleksandër Sarapulis dhe Z. Martin Mata, të cilët siguruan Bashkinë Krujë, që projektet për të zhvilluar turizmin në Krujë nuk do të mungojnë.

TID DAY, kulmoi me koncertin e organizuar, ku shumë të rinj e mes tyre shumë turist, kërcyen nën tingujt e muzikës modern nga këngëtarët e mirënjohur Anxhela Peristeri, Devis Xherahu, Era Rusi, Orinda Huta, Tiri Gjoci dhe Ardit Bufi.

Për Kryetarin e Bashkisë Z.Bushi, kjo është vetëm fillimi i mbështetjes së turizmit nga ana e tij, pasi së shpejti në Krujë do nisë edhe faza e dytë e rehabilitimit të zonës historike të Krujës.

Hapja e Sezonit Turistik

Bashkia Krujë do të hapë këtë të shtunë sezonin turistik, dhe për këtë ka përgatitur një sërë aktivitetesh joshëse për vizitorët. Kryetari i Bashkisë Artur Bushi, bën me dije se për promovimin e turizmit në Krujë, është caktuar data 30 prill, si ditë e hapjes së sezonit turistik, dhe kjo datë do kthehet si festë e përvitshme.

E konceptuar si hyrje në historinë e Krujës, kjo ditë fillon me një sërë aktivitetesh që tregojnë mbi faktet, figurat dhe ngjarjet me rëndësi historike të këtij qyteti.

Guidat turistike që do shoqërojnë vizitorët e shumtë nëpër vendet historike, me panairin e gatimeve tradicionale të zonës, veshjeve krutane, promovimin e artizanatit me prodhimet prej bakri, leshi, druri që krutanët prej shekujsh kanë trashëguar nga të parët e tyre.

Më vonë aktivitetet kulturore do marrin vëmendjen e vizitorëve, me shfaqjet artistike të Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe Grupit Karakteristik të “Pleqtë e Krujës”, ku do performojnë me një sërë këngë dhe valle të zonës së Krujës.

Aktiviteti do të mbyllet me koncertin festiv në orë 19:00 me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur Anxhela Peristeri, Devis Xherahu, Era Rusi, Orinda Huta, Tiri Gjoci dhe Ardit Bufi.

Aktiviteti “TID DAY” organizohet nga Bashkia Krujë në bashkëpunim me TID (Tourism Improvement District-Kruja ) dhe AADF (Albanian-American Development Foundation).