Lehtësimi i jetës në komunitet është qëllimi kryesor i investimeve publike dhe objekt nga Bashkia Kruje është fshati Dukagjin i Ri. Nëpërmjet një investimi të miratuar në buxhetin e vitit 2016 në fshatin Dukagjin të Ri ka nisur një projekt me objekt “Sistemim Asfaltim i rrugës Qendër-Dukagjin i Ri” në Njësinë Administrative Thumanë.

Projekti përfshin një serë shërbimesh të munguara deri më sot dhe me të gjitha standardet e nevojshme si: ndërtimi i kanaleve të ujërave të zeza, hapje të kanalit përbri rrugës për kullimin e ujërave të bardha me 33 puseta duke evituar njëherë e mirë problemin e përmbytjeve në këtë zonë, bordurë dhe trotuar me gjerësi 50cm, asfaltim i rrugës me gjatësi lineare 450m të shoqëruar me 18 ndriçues.

Ndërkohë, për t’i shtuar vlerat këtij projekti Kryetari i Bashkisë Z. Artur Bushi i ka shtuar projektit dhe një zonë të gjelbër rreth 150m2, e cila pritet të funksionojë edhe si qendër komunitare në shërbim të fëmijëve, të moshuarve dhe të gjithë familjarëve.

Ajo që është më thelbësore në këtë investim është lirimi i hapësirës publike ç’ka i hapi rrugë dhe  projektit. Rreth 500 banorë që banojnë në këtë lagje kanë qenë të izoluar prej më shumë se 2 dekadash nga ndërtimet informale përreth pallateve. Projekti ka një vlerë financimi 12 230 911 lekësh.

E gjithë kjo është një garanci për kushte higjeno-sanitare dhe për një jetë më të mirë të qytetarëve.