Reforma e përmirësimit të ujësjellësit, si prioritet kyç i Kryetarit të Bashkisë Krujë Z. Artur Bushi po merr jetë me projektin e “Linjës kryesore të Ujësjellësit Thumanë”, i cili po ndërtohet në Thumanë.
Projekti është miratuar si investim në buxhetin e vitit 2016 dhe parashikon përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, furnizimin e depos me ujë në mënyrë eficente pa ndërhyrje informale në rrjet, shpërndarjen duke rritur presionin e ujit, si dhe rritjen e shërbimit ndaj çdo familjeje me më shumë orë në dispozicion ujë të pijshëm.
Projekti kap vlerën 13 505 977 dhe parashikon një linjë me gjatësi 1,7km, sistemim të tubave deri në 1,50m thellësi dhe proces disinfektimi të tubave të ujit të pijshëm duke rritur edhe cilësinë e shërbimit të ujit të pijshëm.
Ky investim do të zgjidhë përfundimisht edhe problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në stinën e vështirë të verës.
Infrastruktura e Ujësjellës-Kanalizime është në proces njohjeje me investime aty ku ky investim mungon ose është i amortizuar.