Bashkia Krujë përmes programit “Bashkitë ne Europë”, organizoi disa takime informuese me të rinjtë në 3 shkollat e mesme që ka kjo bashki. Me synimin që Delegacioni i BE ka, autoritetet vendore dhe qytetarët shqiptarë të kenë akses ndaj informacioneve mbi BE -në, politikat dhe programet e saj. Rinia është fokusi kryesor i bashkisë Krujë, që përmes koordinatorit të Këndit të BE, të ofrojë sa më shumë akses për të rinjtë, duke i njohur me programet si “Erasmus Plus” dhe “Youth in Action”.
“BE nuk mund të jetë e ardhmja e Shqipërisë, duke e parë dhe e dëgjuar së largu nëpër “korridoret” e institucioneve apo medias, por një proçes ku duhet të jemi pjesë, të gjithë” – u shpreh koordinatori i Këndit të BE- së, teksa informonte dhe ftonte të rinjtë për mundësitë konkrete që ofrohen.
Gjithashtu me të rinjtë e Krujës, Fushë Krujës dhe Thumanës u diskutua edhe për historinë e BE, ku të rinjtë tashmë kishin informacion, duke qenë se është lëndë në kurrikulat shkollore.