Këshilli Bashkiak i Krujë ka miratuar listën me 1340 familje që përfitojnë nga kompensimi financiar për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Besesat të cilat janë vlerësuar nga grupet inxhinjerike me nivel dëmi DS1, DS2 dhe DS3 do të marrin respektivisht 100.000 lekë, 250.000 lekë dhe 500.000 lekë për riparimin e dëmeve në shtëpitë e tyre. Në mbledhjen e parë për këtë çështje u miratuan; DS1 433 dosje, DS2 538 dosje, DS3 369. Ndërkohë këtë javë merret vendimi edhe për 1080 aplikime të bëra nga qytetarët.
Vlera financiare shkon në 362.300.000 lekë për 1340 familje.