Ditën e sotme nisi projekti i rindertimit në Fushë Krujë, për të strehuar familjet që kanë mbetur pa banesë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në një siperfaqje prej 10 ha dhe në një largësi prej 1 km nga qendra e Fushë Krujës, do të ndërtohen banesat individuale dhe apartamentet, për banorët e Fushë Krujës. Këtu do të strehohen familjet me nivel demi DS4 dhe DS5. Ndërsa familjet me nivel demi DS1, DS2,DS3 do të marrin kompensim financiar.
Siti i Rindërtimit do të ketë dy faza, ku e para është gërmimi nëntokësor për gjithë punimet infrastrukturore sipas parashikimeve të projektit të zbatimit. Pozicionimi dhe lidhja e infrastrukturës së re me pikat e caktuara të ushqimit/furnizimit/shkarkimit duhet te kryhet për gjithë zonën totale dhe në konsideratë të gjithë ndërtimeve të parashikuara për realizim afatshkurtër dhe afatgjatë. Pas përfundimit të shtrirjes së infrastrukturës nëntokësore, përfundohet me realizimin dhe izolimin e pikave mbitokësore si daljet e furnizimit me ujë, shkarkimit të ujrave të zeza dhe ujrave të shiut, furnizimin me energji elektrike të rrymave të larta dhe atyre të uleta e telekomunikacionit.
Ndërkohë, pas rehabilitimit të infrastrukturës bazë, nis faza e dyte me ndertimin e objekteve shumëkatëshe të banesave kolektive, duke nisur me gërmimet përkatëse, realizimin e bazamenteve dhe themeleve, karabinane modulare, muraturen e jashtme dhe ate te brendshme, izolimet dhe veshjet-rifiniturat e jashtme, e ne fund rifiniturat e brendshme. Pas perfundimit te ndertimit te ndertesave kolektive, realizohet perfundimi i segmenteve rrugore qe konturojne zonen dhe ato brenda zones qe lidhin me rrugen kryesore, per funksionimin normal te kesaj pjese te bllokut. Per plotesimin e nevojave te banoreve te pare qe do të strehohen, do të ndertohet struktura e parashikuar per kopesht dhe qender komunitare, qe perkohesisht te funksionoje si strukture e integruar kopesht – cerdhe, deri ne perfundimin dhe funksionimin e objektit te parashikuar ekskluzivisht per çerdhe.
Ndertimi i banesave nje-familjare nis nga pjesa jugore si zona me larg rruges kryesore te kufirin verior te objektit nga ku do vijoje kryesisht ndertimi per te mos nderhyre ne funksionimin e bllokut me banesa kolektive. Me piketimin e cdo parcele dhe kufijve perkates, nis ndertimi-pozicionimi i strukturave nje-familjare sipas kodifikimit ne projekt, ne rendin nga lindje ne perendim. Ne te njejten radhe dhe menyre ndertimi-pozicionimi vijohet me strukturat e brezit te dyte dhe te mesit te kuartallit te banesave nje-familjare, nga lindja ne perendim. Ne fund perfundohet me ndertimin-pozicionimin e strukturave ne bllokun e trete dhe te fundit pergjate rruges kryesore ne veri te kuartallit, edhe ketu ne rendin lindje-perendim.
Pas përfundimit të të gjitha fazave të ndërtimit të shtëpive, do të ndërtohet Qendra Shëndetësore, çerdhes, kopshtit, qendra komunitare. Perfundimi i ndertimit dhe funksionimit te gjithe kuartallit vjen me realizimin e gjithe sistemimeve te jashtme brenda vilave si dhe ne hapesirat rekreative te perbashketa, me plotesimin e gjithe nevojave me mobilim urban si ndricim i jashtem i larte dhe i ulet, stola ulje, kosha te vegjel mbeturinash, sinjalistike e shenja qarkullimi, si dhe vepra arti.
Ndertimi i banesave kolektive do te jete jo me te larta se 5 kat. Keto ndertime do te mundesojne zhvillimin e ndertimeve me cilesi te mire brenda kuadrit te nje racionaliteti ekonomik. Keto banesa me densitet te ulet do te mundesojne akomodimin e njesive te banimit te cilat ofrojne fushepamje , dritezim dhe ajrosje ne koherence me pajsazhin rrethanor. Natyra komunitare e ketyre banesave relativisht te uleta do te krijoj nje ndjenje perkatesie per banoret e ardhshem.
Projektimi i banesave kolektive me disa sherbime thelbesore komerciale ne katet e tyre perdhese. Keto sherbime do te krijojne nje lloj pavaresie ne nevojat e perditeshme duke sjelle ne keto lagje te reja urbanitetin tipik bashkohor. Duke mos patur nevoje per te perdorur makinat e tyre per nevojat bazike banoret do te krijojne nje stil jetese shume me te qendrueshem dhe do te kene shpenzime te reduktuara.
Propozimi i akomodimit te gjithe parking-eve ne nje pjese te nentokes. Lirimi i hapesirave te perbashketa nga prezenca e makinave do te mundesoje frymemarrje dhe program te pasur komunitar ne hapesirat e jashtme. Ne te njejten kohe levizshmeria brenda lagjes se re do te orientohet drejt formave te shendeteshme per fatura te reduktuara ekonomike -shendetesore.eliminimi i makinave nga mbitoka do te mundesoj krijimin e 46 “baceve” te gjelberuar ne nivelin zero duke i bere homazh , natyres dhe ekosistemit rural kaq te synuar nga qytetet modern.
Ndertimet do te kene gjeresi 8/12m duke mundesuar akomodimin e apartamenteve gjithmone me orientim te mire sa i takon fushepamjes dhe dritezimit dhe diellzimit . ne te njejten kohe keto volume elegante mundesojne nje cilesi shembullore per hapesirat e perbashketa si shkallet, korridoret dhe hollet. Keto hapesira te perbashketa te miredritezuara mund te kthehen nga vete banoret ne vende takimi dhe qendrimi pse jo te mire gjelberuara. I gjithe zhvillimi i ri do te karakterizohet nga kombinimi i arkitektures se mirefillte dhe arkitektures se pejsazhit. Synohet te krijohen tipologji te ndryshme apartamentesh ku elementet arkitektonike si llozhat , verandat dhe tarracat do te mbushen ne te ardhmen nga elemente te arkitektures se pejsazhit si , bime , peme , siperfaqe te ndryshme te forta dhe mobilje urbane. Integrimi i ndertesave kolektive me ato nje-familjare do te arrihet nepermjet fuzionit te hapesirave publike me karakter pejsazhin dhe atmosferen hibride urbano-rurale.
Ne zonen e re per Rindertim e percaktuar ne Fushe Kruje, e cila do rizhvillohet, duhet te parashikohen nevoja per strehim per 218 familje nga te cilat 91 familje ne banesa kolektive dhe 147 familje ne banesa individuale, sipas informacionit te vendosur ne dispozicion nga AKPT dhe sipas te dhenave te raportit te Bashkise Kruje.