Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit të fshatit Larushk të Bashkisë Krujë dhe komunitetit që preket nga dhënia në përdorim e sipërfaqes së pyll prej 1.5 Ha për agropylltari, ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me këtë çështje.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet tek prona e cila kërkohet të jepet në përdorim, në fshatin Mazhe, në datë 19/07/2024, ora 10:00.
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 19 Korrik 2024, në adresën e emailit:
Pjesëmarrës:
- Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar/Nënkryetar/Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues / punonjës të administratës, drejtoria e buxhetit dhe financës, sektori pyjeve dhe kullotave, Kryetarët e Fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative.
- Nga komuniteti: Banorët fshatit Larushk në Bashkisë Krujë, anëtarët e shoqërisë civile, përfaqësues të komunitetit, grupe te ndryshme interesi apo grupet e margjinalizuara, etj.
Forma e konsultimit: Takim në terren.
Qëllimi i këshillimit publik | Konsultimi publik në terren synon konsultimin për dhënien në përdorim të sipërfaqes prej 1.5 HA të qëllimit agropylltari. |
Përshkrimi i çështjes.
|
Miratimi i draftit vendimit për dhënien në përdorim të sipërfaqes prej 1.5 HA të llojit pyll në fshatin Mazhë për qëllim agropylltari, që merret nga Këshilli i Bashkisë, duhet të konsultohet patjetër me grupet e interesit që preken. Mbi këtë çështje, është vendosur që në zbatim dhe të kuadrit ligjor në fuqi, të bashkëbisedohet dhe merren mendimet e komunitetit dhe adresojnë nevojat e tyre përsa i përket kësaj vendimmarrje. Për këtë, Këshilli i Bashkisë së bashku me administratën e Bashkisë do të organizojnë këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve. |
Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; | Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresën e emailit të sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe Koordinatorit për Konsultimin me Publikun, BRENDA DATËS 19 Korrik 2024.
Adresa: Fshati Mazhe, Bashkia Krujë. |
Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme | Opsionet e mundshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit :
Ndryshime dhe sugjerime e komunitetit për këtë projektvendim do të mbahen me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga Sektori i Pyjeve të Bashkisë. |
Projekt-vendimi, relacioni shoqërues, në lidhje me cështjen që konsultohet. | Materialet dhe relacionet për konsultimin me publikun mund t’i gjeni në faqen Web të bashkisë. |
Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
|
Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri në 19 Korrik 2024, nëpërmjet adresës së emailit:
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon: 1. Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Komisionit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Pronave të Bashkisë, komisionit të Ekonomise dhe Financës, dhe çdo këshilltari të bashkisë; 3. Shqyrtimi nga ana e komisionit të e Bujqësisë, Pyjeve dhe Pronave të Bashkisë dhe komisionit të Ekonomise dhe Financës (mbledhja e komisionit është e hapur për publikun) të cdo rekomandimi dhe dërgimi i tyre tek Kryetari i Bashkisë; 4. Kthimi i përgjigjes dhe rekomandimeve nga ana e Kryetari te Bashkise. 5. Marrja e vendimit për rekomandimet që do të përfshihen në projekt vendim. Vendimi i bashkëngjitet dokumentit të projekt buxhetit vjetor; 6. Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit; 7. Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre; 8. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit; 9. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar; 10. Monitorimi i zbatimit të tij. |
Data e publikimit | 27.06.2024 |