Krujë më 25 .01.2022
RAPORT
PËR PUNËN E KËSHILLIT TË BASHKISË PËR 12 – MUJORIN E VITIT 2021
Të nderuar këshilltarë !
Këshilli Bashkiak, si organi përfaqësues dhe vendimmarrës i qeverisjes bashkiake, i ushtron përgjegjësitë e tij qeverisëse, duke respektuar parimet e demokracisë vendore, transparencës qeverisëse, ligjshmërisë.
Këshilli i Bashkisë Krujë, gjatë 12-mujorit të vitit 2021 është fokusuar në trajtimin e problemeve dhe shqetësimeve që meritonin vëmendjen e duhur për një shërbim sa më cilësor ndaj komunitetit. Prioritare kanë qenë vendimet që i kushtoheshin proçesit të rindërtimit pas tërmetit të datës 26.11.2019, si dhe pandemisë botërore Covid-19. Gjithashtu, Këshilli ka marrë dhe vendime, që i kushtoheshin familjeve me probleme të thella sociale, eleminimit të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.
Ka marrë vendim çdo muaj për dhënie ndihme financiare, për familje, nga fondi i kushtëzuar si më poshtë :
Nr. |
Muaji |
Ndihmë ekonomike për
familje nga Fondi i kushtëzuar 6 % |
1. |
Janar |
– |
2. |
Shkurt |
27 |
3. |
Mars |
26 |
4. |
Prill |
25 |
5. |
Maj |
25 |
6. |
Qershor |
26 |
7. |
Korrik |
25 |
8. |
Gusht |
30 |
9. |
Shtator |
31 |
10. |
Tetor |
29 |
11. |
Nëntor |
27 |
12. |
Dhjetor |
32 |
|
|
|
|
|
Në zbatim të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019 Këshilli i Bashkisë Krujë, ka marrë vendime të rëndësishme për periudhën janar – dhjetor 2021 si,
- 12 vendime, për rizgjatjen e afatit te bonusit te qeras për familje që mbetën të pastrehë, për 1600 familje, që mbetën të pastrehë pas vendimeve të Këshillit për vijimin e proçedurave te prishjes së pallateve të tyre apo banesave private,sipas akt ekspertizave të thelluara të Institutit Ndërtimit Tiranë.
Sqarim: Kjo listë ka ndryshuar në varësi të procesit të rindërtimit që përkon me tre faza:
- Fillimin e prishjes së objekteve me nivel demi DS4, DS5.
- Përfundimin e punimeve për objektet të cilat janë në fazën e fundit të punimeve si dhe për familjet të cilat kanë përfituar grantin e rikonstruksionit me me nivel demi ds 3).
- 8 vendime për përfituesit nga granti i rindërtimit për banesat e klasifikuara me dëmin ds1, ds2 dhe ds3.
- 7 vendime për përfituesit nga programi i rindërtimit për banesat e klasifikuar me dëmin ds4 dhe ds5.
Këshilli ka marrë deri me datë 28.12.2021, Dy (2) vendime për miratim të prishjes së detyruar të disa pronave të Bashkisë Kruje, pasi kanë rezultuar të rrezikshme për jetën dhe shëndetin pas tërmetit të nëntorit sipas ekspertizave të thelluara të Institutit të Ndërtimit Tiranë dhe janë rekomanduar të shëmben, si vijon:
- Shkolla 9 vjecare “Ilirija”,
- Shkolla 9 vjecare “Ramazan Karaj ”.
- Shkolla 9 vjecare “Hajdar Zogu”
Këshilli ka marrë 4 vendime për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të pronave private, sipas akt ekspertizave të thelluara të Institutit Ndërtimit Tiranë si vijon :
- Në Maj – 1 objekt – pallat (VKB nr.33 datë 19.04.2021.)
- Në Qershor – 2 objekte – pallate (VKB nr.45 datë 28.06.2021.)
- Në Korrik – 196 ndërtesa private. ( VKB nr.60 datë 26.074.2021.)
- Në Gusht – 1 objekt, pallat (VKB nr.67 datë 06.08.2021).
Përsa i përket COVID -19 këshilli ka marrë vendime :
- Për reduktinin e taksës së ndërtesës dhe tarifave vendore për objektet e prekura nga termeti për vitin 2021.
Krahas këtyre vendimeve kemi miratuar vendime për :
- shtesë dhe ndryshime të buxhetit për vitin 2021 me qëllim rritjen e efikasitetit të burimeve financiare.
- buxhetin e vitit 2022 dhe projekt buxhetin afatmesëm të Bashkisë Kruje për vitet 2022- 2024.
- për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkin Krujë për vitin
- bursat për nxënësit e arsimit parauniversitar dhe konviktet e shkollave të mesme profesionale, për vitin shkollor 2021-2022.
gjithashtu Këshilli ka marrë dhe disa vendime që i përkasin mbarëvajtjes së punës së tij.
Për periudhën Janar – Dhjetor 2021, janë marrë 118 vendime gjithsej në Këshillin Bashkiak Krujë.
Vlen për tu theksuar se të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak Kruje kanë qenë konform ligjeve dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave. Për vendimet e marra nga ky këshill për 12 mujorin e vitit 2021 institucioni i Prefektit të Qarkut është shprehur pozitivisht për shprehjen e ligjshmërisë ndaj tyre për vendimet e marra me përjashtim të:
Shenim: Nuk janë konfirmuar bazueshmeria ligjore nga institucioni i Prefektit gjashtë vendime përkatësisht vendimi nr.112. date 28.12.2021 vendim nr.113 datë 28.12.2021 vendimin nr.63 date 26.07.2021 vendimin nr.58 datë 28.05.2021 vendimi nr.09 date 05.02.2021 vendimi nr.92 date .22.10.2021.
Nga sa thamë më lart, këto vendimmarrje të këshillit, flasin qartë për bashkëpunimin e Këshillit me administratën e Bashkisë për t’iu përgjigjur në kohë dhe sipas legjislacionit në fuqi gjithë shqetësimeve dhe problematikave të komunitetit të Bashkis Krujë.
Këshilli gjatë kësaj periudhe ka qënë mjaft aktiv, duke mbajtur mbledhje të radhës, mbledhje jashtë rradhe dhe mbledhje të jashtëzakondshme, sipas tabelës së mëposhtme :
Muaji |
Nr i
mbledhjeve |
Mbledhje të
Radhës |
Mbledhje jashtë rradhe |
Mbledhje të
Jashtëzakondshme |
Janar |
1 |
|
1 (11.01.2021) |
– |
Shkurt |
2 |
1 (26.02.2021) |
1 (05.02.2021) |
– |
Mars |
2 |
1 (31.03.2021) |
1 (09.03.2021) |
– |
Prill |
2 |
1 (30.04.2021) |
1 (19.04.2020) |
– |
Maj |
1 |
1 (31.05.2021) |
– |
– |
Qershor |
1 |
1( 28.06.2021) |
– |
– |
Total 6 mujor
Parë |
9
|
5 |
4 |
0 |
Korrik |
1 |
1 (27.07.2021) |
– |
– |
Gusht |
2 |
1 (31.08.2021) |
1(06.08.2021) |
– |
Shtator |
1 |
– |
1(21.09.2021) |
– |
Tetor |
1 |
– |
1 (22.10.2021) |
– |
Nëntor |
1 |
– |
1 (05.11.2021) |
– |
Dhjetor |
2 |
1 (28.12.2020) |
1(10.12.2021) |
– |
Total 6 mujor
Dytë |
8 |
3 |
5 |
1 |
Periudha |
Nr i
mbledhjeve |
Mbledhje të
radhës |
Mbledhje jashtë rradhe |
Mbledhje të
Jashtëzakondshme |
6 mujori parë |
9
|
5 |
4 |
– |
6 mujori dytë |
8 |
3 |
5 |
– |
Total 12 mujori |
17
|
8 |
9 |
– |
Akti normativ që lejonte mbledhjet online hyri në fuqi më datë 15.03.2020. Gjatë muajit Janar-Dhjetor 2021 janë zhvilluar 9 mbledhje online për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19.
Numrin më të madh të vendimeve e përbëjnë vendimet që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe strehimin, konktretisht me prishjet e godinave, shkollave, kopshtet, qëndrat shëndetsore, pallatet e shtëpitë individuale në qytet dhe disa prej njësive administrative të Bashkisë Krujë, të dëmtuara nga tërmeti me qëllim ndërtimet e tyre të reja nga fondi i rindërtimit akorduar nga Qeveria.
Është pasuruar faqa online e Këshillit Bashkiak me informacione për publikun nëpërmjet kartelave të mëposhtëme :
- Kryetari i Këshillit – Kontaktet
- Sekretari i Këshillit – Kontaktet
- Anëtarët e Këshillit Bashkiak – Kontaktet
- 5 Rrregulloret e Këshillit Bashkiak
- Kalendari i Konsultimit Publik
- Njoftimi i konsultimit publik
- Vendim i miratimit të planit të aktiviteteve dhe buxhetit të këshillit (plan+buxhet këshilli)
- Rregjistri i kërkesë ankesave
- Rregjistri i brendshëm i peticioneve
- Rregjistri i mbledhjeve të këshillit
- Konsultime Publike
Nga Sekretariati i Këshillit është vënë në zbatim kërkesat e ligjit për njoftimet publike ( si në faqen zyrtare të Bashkisë, Drejtorëve të bashkisë apo dhe Deputetëve, në këndin e informacionit në zyrën e marrëdhënieve me publikun në bashkine Krujë) në zbatim të ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar dhe Rregulloren e Funksionimit të Këshillit të Bashkisë Krujë, por në të ardhmen do të bëhet e mundur jo vetëm njoftimi në faqen e Bashkisë apo në media vendore por dhe njoftimeve e shpalljeve në të gjitha njësitë administrative e lagjet e qytetit, ku për këtë është e nevojshme mbështetja nga nënpunësit e njësive administrative.
Gjithashtu në Zyrën e Këshillit si me shkresa dhe me email, janë dorëzuar 8 kërkesa të cilave sekretariati në bashkëpunim me Kryetarin e Këshillit, i është përgjigjur, brënda afateve ligjore .
Gjithashtu në çdo mbledhje plenare të radhës është lënë një hapësirë për pyetje nga komuniteti (kërkesa apo ankesa), që janë përcjellë përmes pyetjeve që kanë bërë Këshilltarët drejtuar administratës së Bashkisë, të cilat kanë marrë përgjigje të drejtëpërdrejtë nga administrata e bashkisë.
Në zbatim të ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar si dhe ligjit 146/2014 “Për konsultimin Publik” gjatë periudhës 12-mujore të këtij viti, këshilli nuk ka mundur të zhvilloj shumë dëgjesa publike, pasi situata e krijuar mbas tërmetit të datës 26.11.2019 si dhe pandemia Covid-19 e bënë të pamundur një gjë të tillë.
Këshilli nëpërmjet faqes së tij online ka hapur një rubrikë të konsultimeve me publikun si një nga mënyrat e pjesëmarrjes së komunitetit për të përcjell shqetësimet e sygjerimet e tij.
Mbetet si detyrë mjaft e rëndësishme për të ardhmen gjetja e mënyrave dhe formave të tjera për të komunikuar me publikun për çështje si diskutimi për buxhetin e bashkisë, paketës fiskale, tjetërsimit dhe dhënies me qira të pronave, miratimi i standarteve e rregulloreve etj me qëllim pjesëmarrjen aktive në vendimarrje të komunitetit.
Administratorët e lagjeve dhe të njësive administrative, kryesitë e fshatrave, këshillat komunitare, duhet të bëhen pjesë e organizimit e mbështetjes së dëgjesave publike, ku nëpërmjet posterave, anketave të ndryshme do të bëhet e mundur tërheqja e mendimit të komunitetit dhe pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje.
Del si detyrë që çdo këshilltar për aktet normative, të cilat do të diskutohet dhe vendoset në këshill, të marrë opinionet dhe vërejtjet e publike në lagjen ose fshatin që ata përfaqësojnë para se të gjykohet apo shqyrtohet për të.
Për sa më sipër, vlerësojmë përvojën pozitive dhe ndërkohë kërkojmë plane tuaja për dëgjesa në zonat ku banoni apo jeni caktuar për të kryer detyrën e këshilltarit.
Faleminderit !
Falenderimet gjithashtu shkojnë për….
- Falenderojmë për punën e palodhur dhe në orë të vona, në këtë vit të vështirë, administratën e Bashkisë Krujë dhe mbështetjen që i kanë dhënë Sekretariatit të Këshillit dhe në veçanti Drejtorinë Juridike, Kabinetin e Kryetarit, Drejtorinë Ekonomike, Drejtorinë e Shërbimeve, Komisionet apo Zyrën e Rindërtimit, Protokollin dhe Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun.
- Falenderojmë për asistencën teknike dhe operacionale znj. Eneida Marku koordinatore e projektit “Bashki të Forta”.