Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë.

Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit të fshatit Larushk të Bashkisë Krujë dhe komunitetit që preket nga dhënia në përdorim e sipërfaqes së pyll prej 1.5 Ha për agropylltari, ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me këtë çështje.

Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet tek prona e cila kërkohet të jepet në përdorim, në fshatin Mazhe, në datë 19/07/2024, ora 10:00.

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 19 Korrik 2024, në adresën e emailit:

gjon1986_jur@live.com

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar/Nënkryetar/Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues / punonjës të administratës, drejtoria e buxhetit dhe financës, sektori pyjeve dhe kullotave, Kryetarët e Fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative.
  • Nga komuniteti: Banorët fshatit Larushk në Bashkisë Krujë, anëtarët e shoqërisë civile, përfaqësues të komunitetit, grupe te ndryshme interesi apo grupet e margjinalizuara, etj.

Forma e konsultimit: Takim në terren.

Qëllimi i këshillimit publik Konsultimi publik në terren synon konsultimin për dhënien në përdorim të sipërfaqes prej 1.5 HA të qëllimit agropylltari.
 

Përshkrimi i çështjes.

 

 

Miratimi i draftit vendimit për dhënien në përdorim të sipërfaqes prej 1.5 HA të llojit pyll në fshatin Mazhë për qëllim agropylltari, që merret nga Këshilli i Bashkisë, duhet të konsultohet patjetër me grupet e interesit që preken. Mbi këtë çështje, është vendosur që në zbatim dhe të kuadrit ligjor në fuqi, të bashkëbisedohet dhe merren mendimet e komunitetit dhe adresojnë nevojat e tyre përsa i përket kësaj vendimmarrje. Për këtë, Këshilli i Bashkisë së bashku me administratën e Bashkisë do të organizojnë këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve.
Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresën e emailit të sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe Koordinatorit për Konsultimin me Publikun, BRENDA DATËS 19 Korrik 2024.

gjon1986_jur@live.com

Adresa: Fshati Mazhe, Bashkia Krujë.

Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme Opsionet e mundshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit :

Ndryshime dhe sugjerime e komunitetit për këtë projektvendim do të mbahen me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga Sektori i Pyjeve të Bashkisë.

Projekt-vendimi, relacioni shoqërues, në lidhje me cështjen që konsultohet. Materialet dhe relacionet për konsultimin me publikun mund t’i gjeni në faqen Web të bashkisë.
 

 

Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit

 

 

Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri në 19 Korrik  2024, nëpërmjet adresës së emailit:

gjon1986_jur@live.com

 

Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon:

1.       Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje;

2.       Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Komisionit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Pronave të Bashkisë, komisionit të Ekonomise dhe Financës, dhe çdo këshilltari të bashkisë;

3.       Shqyrtimi nga ana e komisionit të e Bujqësisë, Pyjeve dhe Pronave të Bashkisë dhe komisionit të Ekonomise dhe Financës (mbledhja e komisionit është e hapur për publikun) të cdo rekomandimi dhe dërgimi i tyre tek Kryetari i Bashkisë;

4.       Kthimi i përgjigjes dhe rekomandimeve nga ana e Kryetari te Bashkise.

5.       Marrja e vendimit për rekomandimet që do të përfshihen në projekt vendim. Vendimi i bashkëngjitet dokumentit të projekt buxhetit vjetor;

6.       Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit;

7.       Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre;

8.       Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit;

9.       Njoftimi i administratës për aktin e miratuar;

10.   Monitorimi i zbatimit të tij.

Data e publikimit 27.06.2024