SHQIPËRIA PËR HERË TË PARË NË KAMPIONATIN EUROPIAN

Në histori hymë, tani gati për ta shkruar me plot krenari !

Suksese ekipit kombëtar, në vigjilien më entuziaste të miliona shqiptarëve kudo janë !

Ekipi kombetar realizon endrren e dhjetra brezave e miliona shqiptareve duke luajtur ne finalet e kampionatit Europian. Ndeshja e pare u luajt me “shqiptarët e Zvicrës” ku falë formës së mirëtë portierit Zvicerian, as Gashi dhe Sadiku nuk munden ta kthenin ndeshjen ne festen me te madhe te kombit shqiptar.

Pavarsisht kesaj, ndeshja tregoi edhe njehere se shqiptaret jane nje kombetare qe mund ti nxjerre probleme cdo ekipi. Franca eshte kundershtari i rradhes, me date 15-06-2016, ku rezultati pozitiv eshte Brenda pritshmerive sa kohe ne ndeshjet eleminatore kemi arritur te marrim nje barazim dhe nje fitore ne Elbasan Arena.

Ndeshja e fundit luhet perballë ekipit te Rumanise, ku nje fitore mund te sjell edhe kualifikimin ne fazen e metejshme, fale dhe rregullores se 4 vendet e treta me te mira kualifikohen.

 

 

Kastrioti E Mbyll Ne Vendin E Dyte

Endrra per te luajtur vitin e ardhshem ne Superlige, shuhet per kete vit ! Ekipi I Kastriotit e mbyll ne vendin e dyte, pas humbjes ne Peshkopi perballe Korabit vendas dhe barazimit ne Kruje me ekipin e Beselidhjes. Nje sezon qe nisi shume mire per ekipin krutane qe ne perberja kishte lojteret me te mire te Kategorise se Pare. Faza e pare e gjeti Kastriotin ne vendin e pare me vetem nje humbje perballe ekipit te Korabit, duke u shkeputur ndjeshem nga ndjekesit e Beselidhjes.

Por mbas penalizimit nga FIFA me tre pike, kampionati u rihap serish, ku te tre ekipit luajten deri ne ndeshjen e fundit per te qene kampionet e Kategorise se Pare dhe per te luajtur sezonin e ardhshem ne Eliten e Futbollit Shqiptar. Fati ne fund i buzeqeshi ekipit te Korabit, qe ne dy ndeshjet vendimtare, arriti te fitonte.

Pavarsisht mosarritjes per te qene Kampionet e Kategorise se Pare, ekipi i Kastriotit luajti nje nder sezonet me te mira te viteve te fundit, duke marre fitore te rendesishme e dhuruar loje shume te bukur. Si cdo vit edhe mbeshtetja e Ultras Kastrioteve ka qene e madhe, si ne Kruje ashtu edhe ne transferte.

Per Bashkine Kruje, mbeshtetja e ekipit te Kastriotit do jete akoma me e madhe vitin e ardhshem, pasi objektivi per te qene ne Superlige eshte ne ADN e ketij ekipi.

Pastrimi i kanaleve kulluese në Njësinë Administrative Bubq

Kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi, pa nga afër një nga punimet kryesore të bërë në Bashki, sikundër pastrimi i kanaleve kulluese është. Sipas tij Bubqi është një nga zonat më të mira të kësaj Bashkie, nisur nga sipërfaqjet e mëdha bujqësore që kjo zonë ka, me një potencial të madh të zhvillimit të bujqësisë.

Pastrimi i 7 kilometrave te kolektorëve që nisin nga fshati Bubq deri nëë fshatin Gjuricaj, përbën një investim serioz për të mbyllur njëherë e mirë historinë e përmbytjeve në këtë zonë, por edhe duke i dhënë mundësi të mirë zhvillimit të bujqësisë. Gjithashtu, janë pastruar edhe 540 metra kanale dytësore që lidhen me kolektorin kryesor në fshatin Mazhe e Madhe.

Sipas Kryetarit të Bashkisë, kjo është faza e parë e punimeve në këtë zonë, në pastrimin e kanaleve kulluese, që deri më sot kanë qenë të harruara prej vitesh. Faza e mëtejshme do vazhdojë në fund të muajit prill me pastrimin e kanaleve të tjera dytësore, deri në përmbushjen e premtimit që brenda këtij mandate nuk do ketë asnjë kanal kullues pa pastruar dhe sistemuar.