Qafështama, turizmi i natyrës, historisë dhe aventurës

Qafështama, destinacioni më i frekuentuar gjatë dimrit për të apasionuarit ndaj natyrës.

 

 

Kruja është një nga destinacionet kryesore që vizitohet nga mijëra turistë, duke qenë modeli i një turizmi të qëndrueshëm, të shtrirë përgjatë gjithë vitit. Kjo jo vetëm për turizmin e kulturës me veprën e Heroit Kombëtar në Kalanë e Krujës, apo artizanëve në Pazari e Vjetër të Krujës. Ajo çka po kthehet në një destinacion të vërtetë turistik është dhe Parku Kombëtar i Qafështamës, i cili ofron një mozaik natyror dhe kulturor për qindra pushues. Pjesë e Vargmalit të Skënderbeut, Qafështama ofron një natyrë mbresëlënëse, në një lartësi prej 1100 dhe ngrihet lart deri në Majën e Liqenit, 1725 m mbi nivelin e detit dhe ndërthuret me vlerat kurative, ujin e familjes mbretërore dhe historisë së 90 vajzave krutane.

IMG_8369

E pasur sa historia e Krujës, Zona e Mbrojtur e Parkut të Qafështamës ka sipërfaqe prej rreth 20 km2, e shpallur si e tillë prej vitit 1966. Ajo gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet Njësisë Administrative Cudhi. Qafa e Shtamës (1’230 m) shërben si urë idhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të.

Ky park, prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, si vend kurativ dhe turistik. Ajo çka e dallon Parkun Kombëtar të Qafështamës është masivi i Pishës së Zezë dhe Ahut, duke ofruar një peizazh të gjelbërimit të përhershëm të pishës që prodhon fitocide dhe bukurisë natyrore të ndërthurur me ahun. Pavarsisht viteve të tranzicionit, pishat e larta qindravjeçare, u ruajtën me fanatizëm nga fisi Balliu, duke na lënë sot një pasuri të natyrës shqiptare. Për vitin 2017, ky park u vizitua nga 8500 turistë. Pjesa më e madhe janë nga vendet Europës Perëndimore, si Gjermani dhe Austria.

IMG_8299

Veçanësia e Qafështamës lidhet dhe me Kroin e Nënës Mbretëreshë, emër që e ka marrë në vitet 20, të shek XX, familja mbretërore e Zogut, merrte ujin për të pirë. Uji i burimeve të Qafë-Shtamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por edhe i pasur me magnez. Përveç këtij kroi, në këtë park kombëtar,ndeshim burime dhe prroska që zbresin nga mali duke i dhënë vendit, vlera të mëdha hidrografike.

E ndodhur nën administrimin e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ky vend përpos vlerave kurative të ajrit të pastër dhe ujit të pasur me magnez, sot ky park po tërheq vëmendjen e të apasionuarve mbas turizmit të aventurës. Mes një natyre të virgjër dhe të thyer, turistë vendas dhe të huaj e shohin si destinacioni i duhur për ecje nëpër shtigje, ciklizëm nëpër terrene të thyera dhe kamping. Guidat lokale, shtigjet e markuara, ngjitja në një lartësi deri në 1725 m, njohja me faunën e larmishme, panorama natyrore e detit Adriatik, Liqeni i Bovillës, Vargmali Krujë- Dajt.

 

Në këtë park, mund të merrni kënaqësinë edhe nga gatimet tradicionale të zonës me produkte bio, ku bizneset e zonës ofrojnë këtë shërbim bashkë me akomodimin nëpër dhomat që kanë ndërtuar. Së fundmi është hapur resorti Shkreli Hotel Camp, i cili ofron akomodim me standartet më bashkohore dhe çmimet më të arsyeshme, duke ofruar kuzhinën tradicionale të zonën, me prodhime bio.

23472411_1633682453348602_8500917032781397014_n (1)

Disa nga investimet e ndërmarra nga qeveria shqiptare është sistemimi dhe asfaltimi i rrugës nga ish- kampi i punëtorëve deri në Kampin e Sipërm, në një gjatësi 1.8 km, e cila përshkon rrugën e vjetër Krujë – Burrel. Pjesë e këtij projekti është rehabilitimi i hyrjes së parkut të Qafështamës dhe ngritja e një pike informacioni për turistët. Nga ana e bashkisë Krujë, pritet të nisë shënjimi i shtigjeve të reja, sinjalistikë orientuese si dhe përgatitja e materialeve promovuese për të zhvilluar këtë Park Kombëtar. Sipas përfaqësuesit të bashkisë Krujë, Drini Masha “Bashkia Krujë, këtë vit synon mbështetjen e turizmit të natyrës, si mundësi e rritjes së kohëqëndrimit të turistëve në Krujë”. Ndërthurja e turizmit kulturor dhe atij të natyrës, e sjellin Krujën në hapësirën për të zhvilluar një paketë të plotë turistike”.

Albanopolis, dëshmia Ilire, pjesë e projektit “100 fshatrat”

Albanopolis, dëshmia antike Ilire, pjesë e projektit “100 fshatrat”.

 

 Fshati Halil është përzgjedhur si një nga 100 fshatrat, ku qeveria shqiptare synon zbatimin e investimeve strategjike të katër ministrive, për zhvillim të intergruar të hapësirave rurale të vendit. Kjo qasje vjen menjëherë, pas projektit kombëtar të “Rilindjes Urbane” e cila u konsiderua si një nga politikat më të suksesshme, duke i dhënë qyteteve shqiptare, hapësira publike, estetike dhe mundësi për zhvillimin ekonomiko – social.

Programi i Intergruar i Zhvillimit Rural, synon koordinim e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës publike, komunitare dhe mjedisore me element të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Nga kjo synohet zhvillimi ekonomik i zonave duke përmirësuar potencialin turistik, fillimin ose zhvillimin e agroturizmit, mbështetje të produkteve artizanale, promovim e zonës etjer. Përpos shërbimeve publike që ofron, ky projekt ndikon drejtpërdrejtë në punësimin e banorëve dhe hapjen e bizneseve të reja, përmes një politike favorizuese finaciare dhe fiskale.

Në përmbushje të objektivave të synuara nga ky projekt, Fshati Halil është përzgjedhur si një nga zonat rurale, ku investimet mund të “përkthehen” menjëherë në zhvillim ekonomik dhe social, falë potencialit turistik që ka zona. E ndodhur në pjesën jugore të aksit kombëtar Krujë – Fushë Krujë, në kodrën e këtij fshati, gjenden rrënojat e qytetërimit Ilir, ku sipas studimeve arkeologjike ka qënë e banuar nga fisi i Albanëve, nga shek IV para Lindjes së Krishtit. Kjo Kala shtrihet në shpatin e një kodre, karakteristikë kjo e qytetërimëve të hershme Ilire, në një sipërfaqje prej 10 ha. Emri “Albanopolis” përmendet nga Klaud Ptolemeu (90-160) në veprën e tij “Gjeografia”, ku është shkruar për popullin Alban dhe kryeqytetin Albanopolis.

IMG_2744

Nga ky qytet antik është ruajtur një pjesë prej 90 metrash murë prej guri, ku janë vendosur tre kulla,në një qytet të ndarë në tre pjesë: Akropoli , Qyteti i Mesëm dhe Qyteti i Vogël. Ndërtimi më i hershëm mendohet të jetë Akropoli, shek IV p.Kr me blloqe guri shumë pak të punuara, që përkon me periudhën e Hekurit. Periudha e Dytë e shek III P.Kr, dëshmohet nga muri rrethues në pjesën perëndimore, me një sistem të fortifikuar të qytetit me mure një trashësi prej 2.70 m me blloqe kuadrate e faqe te rrafshët. Në fund të Shek të III para Krishtit, kemi periudhën e tretë me blloqe kuadrate, blloqe të gufmuara dhe të rrethuar anash me një shirit 7-8 cm. Periudha e katërt e qytetit përkon me rënien e plotë, si rezultat i luftrave Iliro-Romake. Dallohen mure me blloqe kuadrate masive të punuara trashë, herë-herë të ripërdorura dhe me lidhje të keqe mes tyre.

zgerdheshi final

Nga kjo zone rurale, shqiptarët njihen sot me emrin Albania dhe dëshmi për këtë, Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri Albanian me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. Albania u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten Arbanez. Shqiptarët që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor Arbanitë – Arvanit, në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre Arbana dhe veten Arbëresh, ndërsa Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e parë shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet Arbën.

IMG_2740

 

 

Sot, Albanopolisi është pjesë e paketës turistike “Visit Kruja”, por problemet që ka si në infrastrukturën rrugore ashtu dhe dëmtimet mureve antike, ky destinacion turistik sot është shumë pak i vizituar. Me projektin e 100 fshatrave turistik, synohet kthimi në një nga destinacionet kryesore të turizmit, duke e bashkuar pjesë e iternerarit të Pazari i Vjetër– Kalaja e Krujës- Mali i Krujës – Parku Kombëtar Qafështamë.

 

Projektet që janë aplikuar nga bashkia Krujë, janë : Rikonstruksionin dhe germimet arkelologjike në Qytetin Antik të Albanopolisit, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, kanalizimet e ujërave të zeza, ri-kualifikimi i qendrës së fshatit Halil si hapësirë socio-kulturore dhe ndriçimin e rrugës kryesore. Gjithashtu është menduar edhe për nxitjen e zhvillimit të kulturave të ndryshme bujqësore, si ulliri i cili ka qenë mjaft i kultivuar në këtë zonë para viteve 90. Gjithashtu për sipërmarrjet e reja, nga bashkia Krujë do aplikohet, përjashtimi nga tarifat dhe taksat vendore për një periudhë 5 vjeçare.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve, në Krujë

Në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut,
Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve do të performojë në ambjentet e
Muzeut Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në orën 12:00.
Muzeun sot do ta vizitojnë edhe një grup Arbëreshësh.

Aktivitetet në këtë ditë do shoqërohen me Ekspozita, performancë nga grupi
“Pleqtë e Krujës”, pjesë të përgatitura nga QKF Krujë, dhe konkurse në kuadër të
programit “Edukim Përmes Kulturës” nga Gjimnazi Skënderbeu,Krujë.

Vizitat në Muzen Historik dhe Etnografik do vazhdojnë gjatë gjithë ditës me orare
të zgjatura (hyrja e lire ) dhe do shpërndahen materiale promocionale enkas për
këtë ditë.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu përmes monedhës dhe pullës shqiptare”në Muzeun Kombëtar të Krujës

Më 17 janar 2018, Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë çel siparin e aktiviteteve në vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.

Muzeu Kombëtar i Krujës do të jetë stacioni i parë ku do të zhvillohet ekspozita e përkohshme, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu përmes monedhës dhe pullës shqiptare”.

Kjo ekspozitë, e cila përkon me një datë historike, atë të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, synon t’i prezantojë publikut të gjerë figurën e Skënderbeut përmes një koleksioni të rrallë monedhash, kartëmonedhash dhe pullash shqiptare, pjesë e koleksionit të z. Julian Demeti dhe Dr.Jovan Basho.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun Kombëtar të Krujës në datat
17 -18 Janar 2018.

Dokumentacioni që duhet për të aplikuar për bursë për studentët dhe nxënësit e vitit të parë 2017-2018

Dokumentacioni që duhet për të aplikuar për bursë për studentët dhe nxënësit e vitit të parë 2017-2018.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet mbrenda datës 25 Janarë 2018 pranë Drejtorisë të Arsimit, Kulturës dhe Sportit pranë Pallatit të Kulturës Krujë.
Mos dorëzimi në kohë skualifikon studentët dhe nxënësit aplikues.
Dokumentat e nevojshëm për përfitimin e bursës janë si më poshtë:

BC8B5BD7-F51C-4327-9100-10F2E4794CD4

Nesër, ditën e ejnte datë 27.12.2017 ora 11:00, zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak pranë Njësisë Administrative Fushë Krujë.

 

Në rendin e ditës çështjet për tu diskutuar janë:

1. Projekt-Vendim për miratimin e buxhetit të vitit 2018 të Bashkisë Krujë.

2. Projekt-Vendim për miratimin e listave, dokumentave dhe vlerës për dëmet e shkaktuara në familjet e territorit të Bashkisë Krujë nga reshjet e shumta dhe përmbytjet e lumejve Zezë dhe Gjole në datën 01/12/2017.

3. Projekt-Vendim për miratimin e kalendarit të përgatitjes të buxhetit 2019 dhe afatmesëm 2019-202

Nesër, ditën e premte datë 15.12.2017 ora 12.00, zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak pranë Njësisë Administrative Fushë Krujë.

Në rendin e ditës çështjet për tu diskutuar janë:

1. Projekt – Vendim për miratimin e paketës fiskale të vitit 2018.
2. Projekt – Vendim për numrin limit të punojësve të Bashkisë
3. Projekt – Vendim për ndryshim destinacioni të fondit.
4. Projekt – Vendim për privatizim.
5. Projekt – Vendim për Emergjencat Civile.
6. Projekt – Vendim për familjet e pastreha (Komisioni).
7. Projekt – Vendim për familjet e pastreha (Pikëzimi).
8. Projekt – Vendim për familjet e pastreha (Të ardhurat).
9. Projekt – Vendim për tituj nderi.
10. Projekt – Vendim për ndihmat ekonomike (Të Dhjetorit).
11. Projekt – Vendim për ndihmat ekonomike P.A.K (Dhjetori)

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në territorin e Bashkisë Krujë.

Relacion mbi dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të datës 01.12.2017 në Bashkinë Krujë.

1.Situata e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë

– Dëmet ne rrugë nacionale dhe rurale

1.Në bashkinë Krujë njësia Administrative Cudhi rruga nacionale Krujë – Qafështamë ka patur probleme serioze për shkak të reshjeve duke shkaktuar rënie të theksuar të inerteve rreshqitje te dherave bllokim të tombinove dhe te kunetave anesore ndersa ne Km 15 ne zonen e quajtur “Lugjt e Pules” eshte konstatuar problemi me serioz qe eshte shembja e pjeseshme e ures me gjatesi 10 metra dhe kalimi per mjetet motorike eshte i pamundur duke izoluar 5 fshatra dhe disa biznese te rendesishme te zones turistike te Qafe Shtames.

2.Po ne njesine Cudhi rruga rurale qe lidh fshatin Kroji i Madh me pjesen tjeter te Njesise eshte e pakalueshme pasi ka renie inertesh ne tere gjatesine e saj si dhe keputje te trasese se rruges ne hyrje te fshatit.

3.Rruga rurale Qafe corke-Ranze-Boville eshte e pakalueshme ne tere gjatesine e saj prej 10 km pasi ka keputje te trasese dhe prani te konsiderueshme te inerteve qe kane rreshqitur nga skarpatet e maleve.

4.Rruga rurale Qafe corke – Bruz Mal dhe Qafe Corke – Bruz zall eshte e pakalueshme pasi ka prani te theksuar inertesh ne rruge dhe shembje te saj ne disa pika.Rruga eshte e gjate 7 Km.

5.Rruga rurale e fshatit Shkrete me gjatesi 12 km eshte e pakalueshme ne tere gjatesine e saj.Ka keputje te trasese ne dy pike prerje me perrenjte malore sidomos ne afersi te lagjes Sakarrac.

6.Rruga rurale e fshatit Noje eshte e pakalueshme pasi eshte shembur ura qe lidh katundin e vjeter me rrugen nacionale Kruje – Qafe Shtame.

7.Rruga rurale e fshatit Mafsheq me gjatesi 8 km eshte pjeserisht e kalueshme si pasoje e pranise se larte te inerteve.

8.Ne njesine Administrative Nikel rruga rurale Bura – Mukje me gjatesi 4 km eshte e pakalueshme pasi ne tere gjatesine e saj ka erozion te theksuar, inerte si dhe keputje te trasese ne 3 pika.

9.Rruga rurale e lagjes se Deliajve me gjatesi 1.7 km eshte e pakalueshme pasi ka shkeputje te trasese nga erozioni ne 4 pika.

10.Ne Njesine Administrative Bubq rruga rurale Lixha – Mazhe e vogel me gjatesi 1.5 km eshte pjeserisht e kalueshme pasi ka demtime te medhsa nga erozioni.

11.Gjithashtu po ne kete njesi jane bere pothuajse te pakalueshme disa rruge rurale me gjatesi jo me shume se 1 km rruget Mallkuc – Tari, rruga e kodres Mazhe e Madhe – Varreza, Rruga e kodres Mazhe e Vogel – Varreza, Rruga e Kodres se Bubqit, Rruga Bregu i lumit – Bilaj, si dhe te gjitha rruget lidhese qe lidhin fshatin Murqine me pjesen tjeter te Njesise pasi ndodhen akoma nen uje.

12.Ne qytetin e Krujes kane ndodhur keto demtime rrugesh : .Rruga Shullaz dhe Dërvish e shembur nga erozioni i tokës gjatë shirave të fundit, e pakalueshme. E dëmtuar tërësisht në gjatësinë prej 40 m të dyja rrugët paralel. Shembur muri mbajtës i të dy rrugëve me lartësi 8 m. Dëmtuar edhe kanalizimet e ujërave të zeza. Rrezikohen një bllok me rreth 15 banesa private

13.Shembur muri mbajtës i rrugës “Skëndërbej” (rruga hyrëse e qytetit) me gjatësi 30 m dhe me lartësi 5 m perballe ish Shkolles se lire. Kalimi i automjeteve bëhet vetëm me një korsi.

14.Ura e lumit “Dro” e shembur me gjatësi 13 m nga 20 m që eshtë e gjitha. Edhe rruga deri tek ura është në gjëndje shumë të dëmtuar e cila ka sjellë izolimin e lëvizjes për banoret e fshatit Brret.

15.Rruga Zahari (Burgu) deri në Barkanesh qendër e bllokuar për shkak të gërryerjes nga shirat. E dëmtuar gjatë gjithë gjatësisë së saj rreth 1.5 Km, me erozione dhe rënie masivi dherash. E pakalueshme për automjetet dhe si pasojë fshati Barkanesh është i izoluar

16..Rruga “Lek Dukagjini” e lagjes barabit e bllokuar për shkak të shembjes së murit të një banori me gjatësi 28 m dhe lartësi 6 m.

17.Ne lagjen berbere nga prurjet e perroit malor te Kullve rrezikon shembjen muri mbajtes i nje banese private i cili mban dhe rrugen automobilistike Kruje – Barkanesh, rruge kjo qe perdoret per te shkuar ne Burgun e Vecante te Zaharise

– Dëmet në Ura

Ne Njesine Administrative Cudhi ne Km 15 te rruges nacionale Kruje – Qafe Shtame eshte konstatuar shembja e pjesshme e ures me gjatesi 10 metra dhe kalimi per mjetet motorike eshte i pamundur duke izoluar 5 fshatra dhe disa biznese te rendesishme te zones turistike te Qafe Shtames. Ne qytetin e Krujes ne km 7 ne drejtim te fshatit Brret eshte shembur ura mbi lumin Dro me gjatesi 20 metra.Kolonat qendrore prej betoni te ures jane shembur dhe ura mbetet e pakalueshme.

– Dëmet në shkolla

Ne Njesine Administrative Nikel ne fshatin Kurcaj ka rene catia e shkolles fillore e cila eshte e paperdorshme momentalisht si godine.Godina eshte nje kateshe dhe ka rreth 100 m2 cati me tjegulla.

– Dëmet në argjinatura dhe kanale kulluese

1.Ne njesine Administrative Nikel kanali kullues prej 1 km ne fshatin Tapize eshte shembur nga erozioni dhe eshte jashte funksioni.

2.Ne njesine Administrative Bubq, ne fshatin Ura e Gjoles, 1 km prane aksit Kombetar Fushe Kruje – Vore eshte bllokuar kanali kullues/Vadites me gjatesi 2 km.

3.Ne Njesine Administrative Thumane jane prezente keto problematika : Në fshatin Fushë Dërven, te familjet ku kalon kanali i parë kullues dhe shkarkues i ujërave të larta të Burizanes nevojitet ngritje e argjinaturës pasi uji i kanalit kalon mbi argjinaturë dhe përmbyt familjet te Nikoll Gjokeja.

4. Argjinatura e lumit Zezë që bashkohet me Ishmin dhe që kalon në fshatrat Dërven – Gramëz – Sukth Vendas ka nevojë për përforcim.

5.Në fshatin Sukth- Vendas pranë shkollës, argjinatura është më e ulët se niveli i saj. Nevojitet ngritje e saj me mjet.

6.Në Dukagjin të Ri nevojitet lirim i argjinaturës të ngritur nga banorët.në shtratin e lumit Drojë me mjet.

7. Në Bushnesh nevojitet pastrim i kaskadës deri te ura e tangut me mjet.

8. Per sa i perket Njesise Administrative Fushe Kruje ku ishin dhe pasojat me te medha te permbytjeve komplet shtrati i Lumit Zeze me argjinaturat, shtratin dhe skarpatet, eshte mjaft e demtuar dhe kerkon investim serioz sipas projektit qe kemi bere me qellim shmangjen njehere e mire te permbytjeve ne kete qytet qe jane bere te pervitshme duke shkaktuar deme kolosale.Shtrati i lumit zeze kerkon nderhyrje urgjente ne nje gjatesi te pakten 10 km ku te perfshihet dhe rindertimi i ures qendrore te qytetit te Fushe Krujes si nje nga shkaqet kryesore te daljes se lumit nga shtrati per shkak te mbledhjes se trungjeve ne kembet e ures.

2. Situata e demeve te shkaktuara ne banesa dhe biznese.

1.Si pasoje e reshjeve te dendura dhe daljes se lumenjve nga shtrati u permbyten tre lagje te qytetit te Fushe Krujes, konkretisht lagjet “Adem Gjeli”, “Bakushe Visha”, “Punetori” si dhe nje pjese e lagjes “Hasan”me rreth 5000 banore dhe rreth 1100 banesa pa llogaritur deme te konsiderueshme ne mbi 500 biznese te vogla dhe te mesm, duke future ketu dhe tregun e qytetit te Fushe Krujes ku ndodhen dhjetra biznese prane njeritjetrit. Prania e ujit ne banesa dhe oborre ne momentin e permbytjes shkoi rreth 1.5 metra duke shkaktuar deme te konsiderueshme ne orendi shtepiake, ne demtimin e infrastruktures ndertimore te banesave.

2.Ne Njesine Administrative Bubq kryesisht ne fshatrat Murqine, Mallkuc, Budull, Mazhe e Madhe, Mazhe e vogel, Bilaj u permbyten rreth 700 banesa private me prani uji ne oborre dhe brenda ne banesa rreth 1.5 m ne momentin e permbytjes per shkak te daljes nga shtrati te lumit Gjole, Tari.Kjo Njesi ka nje specifike te vecante ne krahasim me qyetin e Fushe Krujes pasi edhe me terheqjen e lumenjve ne shtratin e tyre natyral uji qendron me gjate per shkak te lertesise se ulet te terrenit dhe mund te konsiderohet si zona me e rrezikshme ne Bashkine Kruje persa i perket permbytjeve dhe sidomos fshati Murqine.Ne kete njesi operojne rreth 15 biznese te medha te cilat kane pesuar deme te konsiderueshme materiale.

3.Ne njesine Administrative Thumane pati permbytje kryesisht ne fshatrat Derven Koder, Derven Fushe, Dukagjin i ri me rreth 150 banesa te permbytura per shkak te daljes nga shtrati te lumit Zeze dhe Dro te cilat pershkojne keto zona.Po ashtu ne kete Njesi jane permbytur dhe rreth 40 biznese te vogla dhe te mesme duke pesuar deme te konsiderueshme materiale.

4. Ne Njesine Administrative Nikel nuk pati demtime ne banesa por kryesisht ne rreth 150 biznese te prodhimit dhe tregetimit te mobiljeve te cilat jane te akumuluara ne krah te rruges nacionale Kruje Tirane.Demi ne keto biznese eshte i pallogaritshem si ne pajisje prodhuese ashtu edhe ne mobilje te gatshme per tu tregetuar.

2. Situata e demeve te shkaktuara ne tokat bujqesore si dhe ne blegtori.

Si pasoje e permbytjeve, ne njesite Administrative Fushe Kruje, Bubq, Nikel dhe Thumane ne momentin e pare u permbyten rreth 1800 ha toke bujqesore 100 ha ng ate cilat ishin te mbjella dhe pjesa tjeter djerre kemi dëme të konsidurueshme.