Me datë 01-03-2016, pranë ambienteve të Bashkisë Krujë u bë dëgjesa publike për Planin Rregullues të Bashkisë Kruje me fokus “Vlerësimin dhe Analizën e gjendjes ekzistuese të territorit”. Në këtë dëgjesë, të pranishëm ishin Kryetari i Bashkisë Krujë Z.Artur Bushi, Përfaqësues të Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe specialistët e Studios Projektuese UTS 01 dhe qytetarë të Bashkisë Krujë. Mes tyre të pranishëm ishin dhe specialistë të Urbanistikës, figura të spikatura të qytetin e Krujës dhe përfaqësues të shoqërisë civile                                           .

Në dëgjesen publike, Specialistët e Studios UTS 01, njohën publikun me analizën e deritanishme të territorit të Bashkisë Krujë, mundësitë potenciale të zhvillimit të zonës duke i kategorizuara në zona ekonomike dhe turistike, por edhe potencialin e madh që ofron Bashkia Kruje, nisur nga fakti se 50% e territorit është toke bujqesore.

Sipas Draft Planit të Pergjithshem Kombetar vërehet se Bashkia Krujë është pjesë intergrale e Motorit Qëndror, pasi pozicionohet në brendësi të Rajonit Ekonomik Tiranë-Durrës. Ky dokument parashikon për rajonin : Sherbime, tregti ( shkembim, perpunim), energji,turizëm,agrobiznes.

Vete pozicioni gjeografik, sipas specialisteve të UTS 01, e ben Bashkine Krujë të jete e lidhur me shume tërheqes ekonomik si qendra e inovacionit, hub-et logjistike, infrastrukturë gazsjellëse apo dhe afersia me aeroportin kombëtar dhe portin kryesor të Durrësit. Analiza për Bashkinë Krujë vazhdoi me ndarjen e territorit në pesë sisteme.

Sistemi Urban që formohet nga bashkimi i territoreve urbane dhe kufizohet nga vija e gjelber ku u propozua hierarkizimin i Qendra, rajonalizimi të shprehur në bashkimin funskional të qendrave urbane etjer. Sistemi bujqësor në perdorimin e tokës bujqesore duke e ruajtur, konsoliduar dhe modernizuar tokën bujqësore. Sistemin ujor si tërësi burimesh nëntokësore dhe mbitokësore ujore ku u propozua vendosja e Vijës Blu, ngritjen dhe forcimin e infrastruktures së ujësjellës kanalizimeve apo mbrojtur korridoret natyrore. Sistemi natyror që përbehet nga peisazhet, hapësirat e paprekura të natyrës, korridoret ekologjike dhe hapësirat që kanë një kategori bazë të përdorimit natyrë dhe sistemi infrastrukturorë ku synohet intergrimi hapësinor, rritja e aksesueshmerise se vendit dhe shperndarjes së balancuar se flukseve                            .

Në fund ishin banorët të cilët pasi plotësuan pyetsorët e përgatitur se cka mendonin për Planin Rregullues të Bashkisë Krujë dhe çfarë nevojash ka zona juaj, benë një sërë pyetjesh në zhvillimin infrastrukturor, turistik dhe ekonomik. Mbas falenderimit nga ana e Kryetarit të Bashkisë Krujë për analizën e bërë nga Studio UTS 01, ftoi qytetarët të jenë sa më afër Planit Rregullues për të diskutuar dhe plotesuar pyetësorët për PPV.