Njoftim mbi furnizimin me Ujë të Pijshëm në qytetin e Krujës!

Të nderuar banorë të qytetit Krujë,

 

Nisur nga shqetësimet për furnizimin me ujë të pijshëm ju informojmë, se me të konstatuar rënien e prurjeve dhe pas njoftimit të marr nga banorët e 3 lagjjeve për ngjyrën e ujit më datë 28-06-2021, urgjentisht është ngritur Grupi i Punës mes Bashkisë Krujë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime, për inspektim dhe kontroll të të gjithë linjës së furnizimit në Malin e Krujës, ku është konstatuar një ndërhyrje e paligjshme pranë depos kryesore. Në mënyrë të menjëhershme, kemi njoftuar dhe bërë padinë pranë Policisë së Shtetit, ku për pasojë është arrestuar një qytetar. Ndërkohë, në zbatim të Protokolleve të Higjenës së Shëndetit Publik, si masë paraprake dhe të përkohshme, kemi ndërprerë furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm nga linja e re e ujësjellësit, deri në inspektimin tërësor të saj.

 

Duke qenë se vepra është brenda afatit kohor të garancisë, është njoftuar edhe firma zbatuese, bashkë me atë supervizuese, për tu bërë pjesë e Grupit të Punës, për inspektimin e gjithë linjës furnizuese nga burimi në Malin e Bogdanit e deri në depozitën e ujit në qytetin e Krujës. Duke qenë se linja e re shtrihet në një gjatësi prej 15 km dhe ku pjesa më e madhe shtrihet në një terren tepër të vështirë malor, gjithë inspektimi dhe kontrolli i linjës ka kërkuar kohën e saj dhe falë angazhimit të madh, jemi drejtë përfundimit të inspektimit të të gjithë linjës.

 

Nga ky kontroll, janë gjetur edhe 3 ndërhyrje të tjera në linjen kryesore, për të cilën kemi njoftuar Policinë e Shtetit dhe denoncuar këtë vepër të rëndë penale të ndërhyrjes së paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, bashkë me provat përkatëse.

 

Për sa i përket ngjyrës së ujit, e cila ka ardhur prej ndërhyrjeve në rrjet, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Krujë ka kërkuar pranë NJVKSH Krujë që perveç analizave të përditshme nga laboratori i saj, të bëjë rishtaz analizat e ujit pranë Institutit të Shëndetit Publik dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT, prej të cilave ka rezultuar që uji është i pijshëm dhe nuk ka asnjë element të dëmshëm për shëndetin e njeriut.

 

E theksojmë se jemi drejtë përfundimit të inspektimit të ndërhyrjeve dhe pas riparimit të dëmeve në rrjet, për të qenë të kujdesshëm dhe në zbatim të Protokolleve të Sigurisë, NUKK do të kërkojë të ribëhen edhe njëherë tjetër analizat e ujit. Pas përfundimit të këtij proçesi, në mënyrë të menjëhershme, do të rinisë furnizimi me ujë të pijshëm nëpërmjet linjës së re.

 

Ndërkohë përmes këtij njoftimi, bëjmë thirrje ndaj çdo individi të papërgjegjshëm që tenton të prekë rrjetin e ri të furnizimit dhe rrjetin aktual të shpërndarjes së ujit të pijshëm, në rast evidentimi, do të përballet me pasojat më të rënda që parashikon ligji!

 

 

 

Ju faleminderit,

 

Ndërmarrja e Ujësjellës – Kanalizime Krujë

Gezuar 1 Qershorin – Fëmijë të Dashur

Një qershori’ është dita ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që sot të jenë të lumtur dhe ta festojnë këtë ditë me prindër dhe lumturi e harmoni. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojra festive.
Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 Qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqënies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën ditë, koinçidoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 Qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.[1]

1 qershori është Dita Ndërkombtare e Fëmijëve. Në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme. Në fakt 1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm femijësh jetim Kinezë të celebronin në festivalin e Anijes së Dragoit . Kjo gjë koniçidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën. Festa e 1 qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirqenies së tyre.Kjo ditë lumturon fëmijët dhe prinderit e tyre kur shohin se fëmijët me buzëqeshjen e tyre të ëmbël.

Dëgjese Publike – Plani Rregullues i Bashkisë Krujë – 26 Maj 2016

Të nderuar qytetarë,

Ne kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor (planit rregullues), Bashkia Krujë do të zhvillojë dëgjesën publike per tu njohur me raportet e analizës mbi strategjinë territoriale të Bashkisë Krujë dhe për të dhënë sugjerime në hartimin e këtij plani.

Çdo ide dhe diskutim për draft-raportin e Analizës Territoriale është i mirëpritur nga ana juaj, me praninë e përfaqësuesve të Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Përfaqësuesve të Studios Projektuese UTS 01 dhe Kryetarit të Bashkisë Krujë.

Takimi do të mbahet ditën e enjte, datë 26/05/2016, në ambientet e Kinemasë Fushë-Krujë, ora 11:00.

Jeni të mirëpritur!

Dëgjesa Publike për Planin Rregullues të Bashkisë Krujë

Me datë 01-03-2016, pranë ambienteve të Bashkisë Krujë u bë dëgjesa publike për Planin Rregullues të Bashkisë Kruje me fokus “Vlerësimin dhe Analizën e gjendjes ekzistuese të territorit”. Në këtë dëgjesë, të pranishëm ishin Kryetari i Bashkisë Krujë Z.Artur Bushi, Përfaqësues të Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe specialistët e Studios Projektuese UTS 01 dhe qytetarë të Bashkisë Krujë. Mes tyre të pranishëm ishin dhe specialistë të Urbanistikës, figura të spikatura të qytetin e Krujës dhe përfaqësues të shoqërisë civile                                           .

Në dëgjesen publike, Specialistët e Studios UTS 01, njohën publikun me analizën e deritanishme të territorit të Bashkisë Krujë, mundësitë potenciale të zhvillimit të zonës duke i kategorizuara në zona ekonomike dhe turistike, por edhe potencialin e madh që ofron Bashkia Kruje, nisur nga fakti se 50% e territorit është toke bujqesore.

Sipas Draft Planit të Pergjithshem Kombetar vërehet se Bashkia Krujë është pjesë intergrale e Motorit Qëndror, pasi pozicionohet në brendësi të Rajonit Ekonomik Tiranë-Durrës. Ky dokument parashikon për rajonin : Sherbime, tregti ( shkembim, perpunim), energji,turizëm,agrobiznes.

Vete pozicioni gjeografik, sipas specialisteve të UTS 01, e ben Bashkine Krujë të jete e lidhur me shume tërheqes ekonomik si qendra e inovacionit, hub-et logjistike, infrastrukturë gazsjellëse apo dhe afersia me aeroportin kombëtar dhe portin kryesor të Durrësit. Analiza për Bashkinë Krujë vazhdoi me ndarjen e territorit në pesë sisteme.

Sistemi Urban që formohet nga bashkimi i territoreve urbane dhe kufizohet nga vija e gjelber ku u propozua hierarkizimin i Qendra, rajonalizimi të shprehur në bashkimin funskional të qendrave urbane etjer. Sistemi bujqësor në perdorimin e tokës bujqesore duke e ruajtur, konsoliduar dhe modernizuar tokën bujqësore. Sistemin ujor si tërësi burimesh nëntokësore dhe mbitokësore ujore ku u propozua vendosja e Vijës Blu, ngritjen dhe forcimin e infrastruktures së ujësjellës kanalizimeve apo mbrojtur korridoret natyrore. Sistemi natyror që përbehet nga peisazhet, hapësirat e paprekura të natyrës, korridoret ekologjike dhe hapësirat që kanë një kategori bazë të përdorimit natyrë dhe sistemi infrastrukturorë ku synohet intergrimi hapësinor, rritja e aksesueshmerise se vendit dhe shperndarjes së balancuar se flukseve                            .

Në fund ishin banorët të cilët pasi plotësuan pyetsorët e përgatitur se cka mendonin për Planin Rregullues të Bashkisë Krujë dhe çfarë nevojash ka zona juaj, benë një sërë pyetjesh në zhvillimin infrastrukturor, turistik dhe ekonomik. Mbas falenderimit nga ana e Kryetarit të Bashkisë Krujë për analizën e bërë nga Studio UTS 01, ftoi qytetarët të jenë sa më afër Planit Rregullues për të diskutuar dhe plotesuar pyetësorët për PPV.

Dita e Verës

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë pagane . Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet më 14 mars.