Njoftim mbi furnizimin me Ujë të Pijshëm në qytetin e Krujës!

Të nderuar banorë të qytetit Krujë,

 

Nisur nga shqetësimet për furnizimin me ujë të pijshëm ju informojmë, se me të konstatuar rënien e prurjeve dhe pas njoftimit të marr nga banorët e 3 lagjjeve për ngjyrën e ujit më datë 28-06-2021, urgjentisht është ngritur Grupi i Punës mes Bashkisë Krujë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime, për inspektim dhe kontroll të të gjithë linjës së furnizimit në Malin e Krujës, ku është konstatuar një ndërhyrje e paligjshme pranë depos kryesore. Në mënyrë të menjëhershme, kemi njoftuar dhe bërë padinë pranë Policisë së Shtetit, ku për pasojë është arrestuar një qytetar. Ndërkohë, në zbatim të Protokolleve të Higjenës së Shëndetit Publik, si masë paraprake dhe të përkohshme, kemi ndërprerë furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm nga linja e re e ujësjellësit, deri në inspektimin tërësor të saj.

 

Duke qenë se vepra është brenda afatit kohor të garancisë, është njoftuar edhe firma zbatuese, bashkë me atë supervizuese, për tu bërë pjesë e Grupit të Punës, për inspektimin e gjithë linjës furnizuese nga burimi në Malin e Bogdanit e deri në depozitën e ujit në qytetin e Krujës. Duke qenë se linja e re shtrihet në një gjatësi prej 15 km dhe ku pjesa më e madhe shtrihet në një terren tepër të vështirë malor, gjithë inspektimi dhe kontrolli i linjës ka kërkuar kohën e saj dhe falë angazhimit të madh, jemi drejtë përfundimit të inspektimit të të gjithë linjës.

 

Nga ky kontroll, janë gjetur edhe 3 ndërhyrje të tjera në linjen kryesore, për të cilën kemi njoftuar Policinë e Shtetit dhe denoncuar këtë vepër të rëndë penale të ndërhyrjes së paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, bashkë me provat përkatëse.

 

Për sa i përket ngjyrës së ujit, e cila ka ardhur prej ndërhyrjeve në rrjet, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Krujë ka kërkuar pranë NJVKSH Krujë që perveç analizave të përditshme nga laboratori i saj, të bëjë rishtaz analizat e ujit pranë Institutit të Shëndetit Publik dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT, prej të cilave ka rezultuar që uji është i pijshëm dhe nuk ka asnjë element të dëmshëm për shëndetin e njeriut.

 

E theksojmë se jemi drejtë përfundimit të inspektimit të ndërhyrjeve dhe pas riparimit të dëmeve në rrjet, për të qenë të kujdesshëm dhe në zbatim të Protokolleve të Sigurisë, NUKK do të kërkojë të ribëhen edhe njëherë tjetër analizat e ujit. Pas përfundimit të këtij proçesi, në mënyrë të menjëhershme, do të rinisë furnizimi me ujë të pijshëm nëpërmjet linjës së re.

 

Ndërkohë përmes këtij njoftimi, bëjmë thirrje ndaj çdo individi të papërgjegjshëm që tenton të prekë rrjetin e ri të furnizimit dhe rrjetin aktual të shpërndarjes së ujit të pijshëm, në rast evidentimi, do të përballet me pasojat më të rënda që parashikon ligji!

 

 

 

Ju faleminderit,

 

Ndërmarrja e Ujësjellës – Kanalizime Krujë

Dëgjesë Publike mbi zbatimin e projektit për ndërtimin e hekurudhës Vorë – Hani Hotit!

Bashkia Krujë në bashkëpunim me Hekurudhën Shqiptare dhe ekipin e ekspertëve që kanë përgatitur projektin e dizenjos për rehabilitimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit do të zhvillojnë konsultimin publik në datë 23 qershor 2021, 

  • ora 10:00, Njësia Administrative Buqb, Ndërtesa provizore e Njësisë Administrative Bubq, Kati i II-te, Bubq dhe në
  • ora 13:00Njësia Administrative Thumanë, Shkolla 9-vjeçare Ramazan Jangozi, Thumanë

për t’u njohur me projektin dhe Vlerësimin e Ndikimit të tij në çështjet Mjedisore në bashkinë tonë. Vendosja në punë e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit është me rëndësi të veçantë pasi është e vetmja linjë hekurudhore që lidh Shqipërinë me vendet e tjera. Projektet në infrastrukturën e transportit janë kyç në zhvillimin e shumë sektorëve të tjerë!

Njoftim mbi vonesat e bonusit të qirasë në Bashkinë Krujë

Për shkak të proçedurave buxhetore të fillimvitit dhe plotësimit të afatit 1 vjeçar të marrjes së këtij shërbimi, Bashkia Krujë Ju njofton se nga nesër, dt 29/01/2021 e në vazhdim do të kalojë bonusi për muajin Janar.