“Mozaik Kruja” ditën e mërkurë 11 tetor 2017

E2818832-62AC-412C-AC53-529DCAC433CB5985A78A-622F-4B87-8D2A-31DF12416D7E

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan per Zhvillim ne bashkepunim me Shoqaten TID Kruja, Bashkine Kruje dhe Agjencine per Zhvillim Rajonal 2, me mbeshtetjen e Znj. Eglantina Gjermeni dhe Z. Erion Veliaj organizojne eventin “Mozaik Kruje” . Nje dite dedikuar Krujes, ne Pazarin e Ri te Tiranes. Ne kete dite do te kete aktivitete te larmishme sipas programit te meposhtem:

11:00_Fjala përshëndetëse e përfaqësuesve të AADF, Bashkisë Krujë, Deputetes Znj. Eglantina Gjermeni dhe perfaqesuesit te AZHR 2.

11:15 _Hapja e Panairit te produkteve artizanale dhe te kulinarise.
Sofra krutane me perfaqesuesit e Grupit Karakteristik te Pleqve te Krujes.

11:15 – 12:00_ “Kruja Folk” , kenge dhe valle nga artistet me te mire krutane.

12:00 -12:30 _ Performance gatimi te kabunise , nje nga embelsirat tradicionale te Krujes.

12:30 -13:00 _ Improvizimi i berjes se rakise nga nje prodhues lokal.

13:00 – 14:00_ “Kruja Art Junior” , performanca artistike nga te rinj te talentuar krutane.

14:00 – 15:00_ Drama “Gjaku i Arbrit” e interpretuar nga nxenesit e Gjimnazit “Skenderbeu” .

15:00 – 16:00_ Muzike qytetare nga Kuarteti muzikor ( solist, violine, organo dhe kayon).

16:30 – 17:00 _ Venia ne skene e nje fragmenti te Dasmes Krutane.

17:00 – 17: 30 _ Performance e realizimit te nje qelesheje nga nje artizan i zones.

18:30 – 20:00 _ Koktej dhe sfilate me veshje qe nderthurin modernen me motivet tradicionale.

Ju mirepresim !

Kryebashkiaku Bushi: Rruga “Kroi Subash” dhe “Kovaçe”, dy investimet e radhës në qytetin e Krujës !

Falë dy investimeve të bashkisë Krujë, kanë nisur të rikonstruktohen rrugët “Kroi Subash” dhe
“Kovaçe” në qytetin e Krujës. Dy projektet parashikojnë ndërhyrje me asfaltimin e rrugëve,
kanalizimin e ujërave të shiut dhe zgjerimin e saj në disa pjesë të segmenteve rrugore.
Gjithashtu në rrugën “Kroi Subash” është parashikuar të ndërhyhet edhe në një pjesë të përroit,
që prej vitesh ka shkaktuar dëmtim të rrugës, ndërsa në Kovaçe, rruga do jetë edhe me sistem
ndriçimi.

Sipas kryetarit të Bashkisë Krujë: “Këto dy segmente janë tjetër dëshmi e angazhimit tonë, në
përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe urbanizmin e lagjjeve brenda qytetit. Këto dy projekte
i shtohen kantiereve të ndërtimit në qendrën e qytetit, parkimit nëntokësor dhe fasadat e
godinave në rrugën kryesore”.

Vlera e rrugës “Kroi Subash” shkon në 8.160.000 me tvsh, ndërsa rruga “Kovaçe” arrin në vlerën
e 12.282.700 me tvsh dhe mbulohet i gjithi nga buxheti i bashkisë Krujë.

Bashkia Krujë: Rritja e numrit të turistëve në Krujë, sfidë për çdo aktor për të rritur cilësinë e ofertës turistike!

Ditën e djeshme në Kalanë e Krujës, u organizuan një sërë aktivitetesh në kuadër të “Ditës
Botërore të Turizmit”. Cdo vit më 27 shtator, me qëllimin për të nxitur ndërgjegjësimin në mesin
e komunitetit për rëndësinë e turizmit dhe vlerat e tij sociale, kulturore, politike dhe ekonomike,
ky aktivitet bashkon gjithë aktorët për të diskutuar për standartet më të mira të turizmit. Vitet e
fundit, turizmi është bërë posaçërisht i njohur për potencialin e tij ekonomik që të kontribuon në
uljen e varfërisë në vendet në zhvillim. Ky aktivitet, nisi mes kulinarisë tradicionale shqiptare,
artizanatit krutan, veshjeve dhe valleve popullore të performuara nga Qendra Kulturore e
Fëmijëve.
Me tematikën “Turizmi i qëndrueshëm si mjet për zhvillimin”, u zgjodh Kruja për këtë datë të
rëndësishme, si qyteti që pret dhe numrin më të madh të turistëve dhe kjo e shtrirë gjatë gjithë
vitit. Nisur dhe nga ndarja territoriale, bashkia Krujë ofron një produkt turistik shumë të gjërë,
nga turizëm kulturor me Kalanë e Krujës, atë natyror me Malin e Krujës, Qafshtamën,
Agroturizëm dhe atë kurativ me Llixhat në Bilaj. Kjo hapësirë, ofron mundësi argëtimi apo
sportive si “hiking”, çiklizëm, ngjitje në mal, hedhje në parashutë.
Me praninë e Ministrit të Turizmit dhe Bujqësisë Z. Klosi, Drejtorit të Agjensisë Kombëtare të
Turizmit, Z. Collaku, përfaqësueve të pushtetit vendor dhe qëndror, u nënvizuar rëndësia e
turizmit në Shqipëri dhe sfidat që e presin, për të rritur sa më shumë standartet që sot kërkohen
nga turistët.
Për nënkryetarin e bashkisë Krujë, Z. Ilir Loci “ 300.000 turistë për vitin 2016 u cilësua një
sukses, por lajm i mire është se këtë shifër e kemi arritur në 8 muaj për vitit 2017, çka dëshmon
rritjen e vizitorëve”. Investimet që po bëjmë, me rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”, dy
parkime, fasadat e pallateve në rrugën kryesore të Krujës, apo dhe sinjalistika bashkë me
dixhitalizimin e shërbimit turistik janë projekte ambicioze për Krujën”. Por për ta kthyer në
industrinë më të madhe të punësimit, ka shumë sfida që duhen arritur, për të qenë sa më
konkurues në ofertën turistike në rajon. Ky aktivitet shërbeu si mundësi e mirë, ku të gjithë aktorët shprehën problemet që kanë dhe mundësitë për tu zhvilluar më tej.

ARTUR BUSHI : Mirënjohje dhe lavdi “Ditës së Clirimit të Krujë”

Përshëndetje të nderuar qytetarë,

Më lejoni t’Ju uroj “Gëzuar Ditën e Clirimit të Krujës” !

Sot e 73 vite më parë, krutanë të mençur e trima, të thirrurr nga vokacioni patriotik dhe ai i lirisë, që në shekuj karakterizon popullin tonë, u rreshtuan në anën e duhur të historisë, duke luftuar për një Shqipëri të lirë !
Mes lavdisë dhe Mirënjohjes për çdo të rënë, do kujtojmë solemnisht me respekt luftën heroike të dëshmuar nga Mustafa Kacacit, Myrteza Pengili Adem Gjeli e shumë të tjerër, duke na bërë krenar për luftën e drejtë të tyre.

Lajm po aq i mirë është se Bashkia Krujë, vjen në këtë 22 shtator me një projekt për rikonstruksionin e Varrezave të Dëshmorëve, si dëshmi e rëndësisë që heronjtë e Krujës kanë sot.

Ju uroj edhe njëherë Gëzuar ditën e Clirimit !

Faleminderit.

Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!

Më lejoni t’ju uroj përzemërsisht të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, Gëzuar Kurban Bajramin me lutjen që të shtohet mirëkuptimi, dashuria për njëri-tjetrin dhe të ketë paqe e mirësi në familjet shqiptare !

Shkolla “Arbëria” në fshatin Halil, me kushte të reja, falë ADRA Albania !

Shkolla 9 vjeçare Arbëria në fshatin Halilaj të Krujës ka një pamje të re dhe infrastrukturë të brendshme

për të gjithë nxënësit që do mësojnë aty. Institucioni është shndërruar nga një shkollë pa dyer e dritare në
një godinë model që pret vetëm nxënësit për të nisur një proçes të suksesshëm arsimor.
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Arbëria” në fshatin Halil të Fushë Krujës do të gjejnë institucionin e tyre
arsimor të transformuar kur të kthehen në shtator.
Investimi prej 6500 eurosh nga donatorë austriake që operojnë përmes Adra Albania në Shqipëri ka
ndryshuar krejt pamjen dhe infrastrukturën e brendshme të shkollës.
Ish-drejtori i Adra në Austri, Walter Macher, ka arritur të thithë donacione nga kompani të huaja dhe
organizatat humanitare për të ndërtuar shkollën e amortizuar në Shqipëri.
Falë këtij bashkëpunimi, kjo shkollë u arrit të rikonstruktohej në një kohë rekord, për fëmijët e kësaj zone.
Bashkia Krujë shpreh mirënjohjen ndaj ADRA Albania dhe veçanërisht ndaj Z. Walter Macher për
kontributin e mbledhur e për të siguruar kushtet e domosdoshme për një edukim sa më cilësor

White Day: Kalaja e Krujës

IMG_2963IMG_2965Kalaja e Krujës, jo vetëm histori por edhe art nga talentet e reja !

Bashkia Krujë ka menduar për një sezon turistik ndryshe këtë vit, aq më tepër në destinacionin më të madh turistik në , Kalanë e Krujës. Për t’Ju përgjigjur sa më mirë turistëve të shumtë, përpos rëndësisë që Kalaja e qendrës së shqiptarëve ka, bashkia ka menduar që të shtojë sa më shumë elementë që e plotësojnë historinë e qytetit hero.

Talentet e reja, arti i rrugës, piktorët e rinj dhe me mikpritjen e banorëve të Kalasë së Krujës, e bën Kalanë e Skënderbeut një atraksion ndryshe për turistët e shumtë. “White Day” e konceptuar mes artit , ushqimit tradicional dhe aktiviteteve sportive i dhuruan qytetit disa orë argëtuese për të gjithë grupmoshat.

Për Kryetarin e bashkisë, “Kalaja e Krujës meriton një vëmendje akoma më të madhe qoftë nga Ministria ashtu dhe nga bashkia e Krujës, për të rehabilitaur disa nga problemet që Kalaja e Krujës ka.

Artur Bushi: Puna konkrete e radhës, rruga në Fushë Derven !

Falë një investimi prej 19’807’128 lekë nga buxheti i bashkisë Krujë, rruga ne Derven në një

gjatësi prej 2 km, ka përfunduar e gati për banorët e fshatit Derven. Ky projekt parashikonte

sistemimin e rrugës dhe asfaltimin nga rruga nacionale Fushë Krujë – Milot deri në dalje të

fshatit Derven, bashkë me një degëzim tek kisha e fshatit.

Kjo rrugë është asfaltuar për herë të parë, pasi për më shumë se 50 vitesh ishte lënë jashtë

vëmendjes për shkak edhe të kostos së lartë financiare që kishte. Për Kryetarin e bashkisë

Krujë, Z. Bushi, “fakti që bashkitë kanë kapacitete financiare për të ndërhyrë është meritë e

reformës së re territoriale, që ka fuqizuar financiarisht bashkitë, por edhe faktit se mbledhja e

taksave është rritur ndjeshëm.

Për bashkinë Krujë, ky është projekti i radhës, në synimin për të nxjerr fshatrat nga balta e

pluhuri dhe ti kthehet vëmendja e banorëve ndaj fshatit.

Artur Bushi: Rruga e Budullës, investimi që dëshmon se fokusohemi tek puna dhe jo llafet!

Falë një investimi të Bashkisë Krujë, problem thuajse 20 vjecar në Njësinë Administrative Bubq

është zgjidhur me rehabilitimin e rrugës në një gjatësi prej 2 km falë një investimi prej

25.000.000 lekë.

Prej vitesh banorët e këtij fshati kanë vuajtur problemin e një rruge të amortizuar dhe e kthyer

gati në të pakalueshme, çka ka sjellë dhe pengesë për një jetë normale të këtij fshati. Gjithashtu

kryebashkiaku, Bushi ka deklaruar se së shpejti merr zgjidhje edhe problemi i ujit të pijshëm, me

zëvëndësimin e pompës.

Ky projekt është në vazhdën e investimeve që Bashkia Krujë po ndërmerr për të rehabilituar

rrugët e fshatrave, si angazhim drejt premtimit se në Krujë do investohet brenda një mandati, sa

25 vite të marra së bashku. Për bashkinë Krujë, ky është projekti i 27-të që prej zgjedhjes së

Artur Bushit si Kryetar i Bashkisë Krujë.

Artur Bushi: Gëzuar 1 Qershorin Fëmijë!

IMG_2033

Sot është 1 qershori, dita e fëmijëve, një nga festat më të bukura e të sinqerta. Uroj që çdo i rritur në këtë ditë të zbulojë pak nga ai fëmija i dikurshëm, “Piter Pani” që nuk donte të rritej, dhe t’u bashkohet vogëlushëve në këtë ditë plot ngjyra.

Kryebashkiaku i Krujës i uroji vogëlushëve shëndet dhe shkëlqim ndër sy, ndërsa atyre më të pafatëve, mjafton edhe pak përkujdesje e dashuri.

Bashkia Krujë kishte organizuar tre aktivitete për këtë ditë, kushtuar fëmijëve me një sërë performancash kulturore të Qendrës Kulturore të fëmijëve, hedhje të balonave, facepainting, klloun dhe xhongler. Nuk mjafton një ditë në vit për t’u kujdesur për fëmijët tanë, por të paktën këtë ditë të bëhemi njësh me ta e të argëtohemi. Fëmijët kanë nevojë të lexojnë. Dhe mos u shqetësoni nëse janë shumë të vegjël për Harri Poter.

Nëse janë aq të rritur për të qenë të interesuar, padyshim që janë të rritur për të lexuar.

Gëzuar 1 qershorin fëmijë!