Njoftim mbi Gjendjen e Rrugëve

NJOFTIM MBI GJENDJEN E RRUGËVE NË BASHKINË KRUJË

Përgjatë këtyre diteve priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin e vendit dhe situata në rrugët e bashkisë Krujë paraqitet sim ë poshtë :

  • Rrugët lokale, brenda zonave urbane janë të gjitha të hapura.
  • Rruga Krujë – Mali i Krujës po punohet në hapjen e saj, të këshillueshme vendosja e zinxhirëve.
  • Rruga e Qafështamës është e bllokuar për momentin, por po punohet në hapjen e saj.


E gjitha struktura e Emegjencave Civile dhe Policia Bashkiake është në terren, duke monitoruar situatën.

Ju lutemi të gjithë qytetarëve  të evitojnë udhëtimet dhe daljet jo të nevojshme!

Për çdo rast ju lutem raportoni në numrin e Emergjencave Kombëtare   112
                                                                        Policia 129

                                                                        Zjarrëfiksja 128 (0511 2 26 18 )
                                                                        Urgjenca / Spitali 127 ( 0511 2 31 28)

                                                                         Bashkia Krujë 0511 21 70

Bashkia Krujë: Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në zonat rurale, mbetet angazhimi kryesor.

Bashkia Krujë: Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në zonat rurale, mbetet angazhimi kryesor.

 Bashkia Krujë po investon në përmirësimin e rrugëve rurale, ku pjesa më e madhe e buxhetit shkon në sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve. Fshati Qerekë, Mazhe e Madhe, Mallkuç, Picrragë, Zallë janë 5 fshatrat ku kanë përfunduar punimet ose po investohet. Gjithashtu, së shpejti nis puna në rrugën hyrëse në Thumanë, rruga e Kallarëve në Nikël, rruga e Zenelëve në Arrameras, rruga e Latëve në Larushk. Projektet janë investime të parashikuara në buxhetin e vitit 2018.Këto projekte janë pjesë e strategjisë për të zhvilluar ekonominë rurale.

Bashkia Krujë ka 50 fshatra, ku banojnë rreth 65 % e popullsisë. Baza ekonomike e bashkisë, po ashtu është e përqëndruar në këto zona ku bujqesia, blegtoria është mesatarisht e zhvilluar në formën e vetpunësimit. Një nga vështirësitë e deri tanishme, është mungesa e infrastrukturës rrugore që lidh fshatin me zonen urbane, por edhe lidhja e prodhimit me tregun. Zhvillimi i Agroturizmit është i pamundur, pa ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

46507524_2127480470635462_4043034727848869888_n

“Pra ishim ne situaten e 65% e banoreve te “izoluar” dhe baza ekonomike është kufizuar për shkak të mungesës së konektivitetit, që është parakusht i zhvillimit ekonomik, social, kulturor” thekson Kryetari i bashkisë, Artur Bushi. “Ndikimi i insfrastrukturës publike do i jape më tepër akses banorëve në sherbimet publike, qoftë duke shkurtuar kohën apo rritjen e lëvizshmërisë së njerëzve” theksohet ndër të tjera nga Z.Bushi.

Edhe për vitin 2019, buxheti do të jetë i fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale. Aktualisht, po analizohen të gjitha raportet e dala nga dëgjesat me publikun dhe brenda muajit dhjetor në Këshillin Bashkiak do propozohen për miratim, lista e investimeve.

BE, mundësi dhe hapësirë për të rinjtë

Bashkia Krujë përmes programit “Bashkitë ne Europë”, organizoi disa takime informuese me të rinjtë në 3 shkollat e mesme që ka kjo bashki. Me synimin që Delegacioni i BE ka, autoritetet vendore dhe qytetarët shqiptarë të kenë akses ndaj informacioneve mbi BE -në, politikat dhe programet e saj. Rinia është fokusi kryesor i bashkisë Krujë, që përmes koordinatorit të Këndit të BE, të ofrojë sa më shumë akses për të rinjtë, duke i njohur me programet si “Erasmus Plus” dhe “Youth in Action”.

“BE nuk mund të jetë e ardhmja e Shqipërisë, duke e parë dhe e dëgjuar së largu nëpër “korridoret” e institucioneve apo medias, por një proçes ku  duhet të jemi pjesë, të gjithë” – u shpreh koordinatori i Këndit të BE- së, teksa informonte dhe ftonte të rinjtë për mundësitë konkrete që ofrohen.

Gjithashtu me të rinjtë e Krujës, Fushë Krujës dhe Thumanës u diskutua edhe për historinë e BE, ku të rinjtë tashmë kishin informacion, duke qenë se është lëndë në kurrikulat shkollore.

45558789_2111801212203388_739990262004056064_n

 

Bashkia Krujë: Kruja, qyteti turistik më i madh në Shqipëri!

 

Kruja është një qytet mesjetar që për herë të parë përmendet në shekullin e IX, në një dokument kishtar të vitit 879-të.

Mendohet që emri  rrjedhë  nga fjala “krua”, burim uji, sepse në Krujë ka shumë burime të tilla.

Sot, Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu

udhëhiqte këtë rezistencë.

411310_110941739074303_1632594009_o

Kështjella e Krujës u rrethua 4 herë nga ushtria Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella ra në dorën e pushtuesit. Kruja është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri.

Sipas statistikave të këtij viti të nxjerra nga drejtoria e shërbimit turistik në Bashkinë e Krujës, këtë qytet e kanë vizituar rreth 305 mijë turistë vendas e të huaj.

Përgjegjësi i Zyrës së Informacionit Turistik të Bashkisë Drini Masha, e konfirmon këtë numër duke specifikuar se “vetëm polakë e kanë vizituar qytetin tonë me rreth 56 mijë turistë, ndërsa vizitorët e huaj të ardhur kryesisht nga Europa, por edhe nga Amerika e Australia, e kalojnë shifrën mbi 105 mijë.”

I pyetur se për se vijnë në Krujë, Masha përgjigjet se ”kanë lexuar dhe dëgjuar për historinë e këtij qyteti, që këtu  ndodhet një muze për Heroin tonë Kombëtar, një muze etnografik, ndërtesa mesjetare dhe mbi të gjitha është pika historike më e afërt nga Tirana dhe Aeroporti “Nënë Tereza”.

Në Krujë, ruhet dhe një traditë zejtaria tradicionale e prodhimit me dorë si punimi i leshit, metalit dhe drurit.

IMG_4328

Kruja, dallohet edhe për gatimin e saj të veçantë dhe tradicional. Këto janë disa arsye që Kruja vizitohet kaq shumë”, thotë Drini  Masha.

Ndërsa Drejtori i Muzeut Gjergj Kastrioti Medi Hafizi, flet për vizitorët e përditshëm të muzeut që janë kryesisht të huaj dhe nxënës shkollash. “ Të huajt vijnë dhe kuriozohen nga historia e Skënderbeut dhe arkifaktet, por dhe nga pozicioni gjeografik i qytetit.

Bashkia Krujë, Ju uron Gëzuar Kurban Bajramin!

 

Në fshatin Sukth Vendas, të Njësisë Administrative Thumanë, u inagurua hapja e një xhamie të re, për besimtarët e zones.  Për administratoren e njësisë, Znj. Griselda  Mana , kjo zone është shembulli i një vlerë të rrallë, si tolerance fetare.

“Në prag të një dite të rëndësishme për besimtarët musliman, si  Kurban Bajrami , Ju uroj ta gëzoni xhaminë e re! Është një ogur i mirë, teksa kjo ditë e rëndësishme na gjen me nje ambient të ri, të paqtë në udhën drejtë Zotit, prandaj për mua është nder, ta ndaj këtë ditë me Ju” ndër të tjera, theksoi Znj. Mana.
c260fa1b-caf7-4603-976d-a78d7fd50004
Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes. Kremtimi i kësaj dite siç është bërë traditë filloi në orët e para të mëngjesit.

Me këtë rast, bashkia Krujë, Ju uron Gëzuar Kurban Bajramin.