Lavdi Dëshmorëve Të Kombit

Dita e Dëshmorëve e cila përkujtohet çdo vit në nder të heroit tone Qemal Stafa i cili u vra më 5 Maji 1942, nga fashistët. Kjo datë u vendos të jetë ditë në përkujtim të gjithë të rënëve që luftuan për pavarsinë e Shtetit Shqiptar.

Ashtu si çdo vit tjetër u zhvillua ceremonia zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku zyrtarë, familje veteranësh, qytetarë të ndryshëm vendosën kurora me lule në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.

Për Nën Kryetarin e Bashkisë Krujë, Z. Rraja, 5 maji është një ditë ku ne sot përulemi me mirënjohje me respektin më të paçmueshëm ndaj djemve e vajza të Shqipërisë që i dhanë të ardhmes së atdheut gjakun e tyre, jetën e tyre dhe ëndrrat e tyre”

#TIDDAY, Bashkia Krujë feston në ditën kushtuar turizmit

#TIDDAY, Bashkia Krujë feston në ditën kushtuar turizmit

“Kruja është një nga destinacionet turistike më të frekuentuara” dhe kjo për Kryetarin e Bashkisë Krujë Z. Artur Bushi, “duhet  që vëmendja kryesore të përqendrohet në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit”.

E kjo për kryebashkiakun vazhdon gjer në caktimin e një date, ku i dedikohet në mënyrë të veçantë turizmit. Data 30 prill e cila përkon edhe me përvjetorin e një prej shoqatave më të suksesshme sikundër TID është ( Tourism Improvement District-Kruja), që me financimin nga AADF (Albanian-American Development Foundation) e kanë kthyer Pazarin e Vjetër të Krujës, në një nga monumentet e kulturës më të rëndësishëm në Shqipërisë. Vlen të përmendet se artizanët në  Pazarin e Vjetër të Krujës janë përjashtuar nga taksat vendore.

Aktiviteti TIDDAY filloi nën atmosferën e bukur të fëmijëve të Qendrës Kulturore Krujë, shfaqjet e Cirkut Kombëtar dhe fantazisë së Urban Sketchers Albania. Vendin e mori kulinaria krutane ku bizneset vendase që janë të lidhura ngushtë me turizmin, promovuan ushqimet dhe gatimet tradicionale të zonës së Krujës. Nuk kishin si të mungonin edhe Grupi Karakteristik “Pleqtë e Krujës” ku me këngët dhe vallet krutane i dhanë entuziazëm akoma më shumë, vizitorëve të shumtë.

Një moment i rëndësishëm ishte edhe pjesëmarrja e zv/ministres së  Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Adela Karapici dhe përfaqësuesve të AADF drejtuesit AADF Z. Aleksandër Sarapulis dhe Z. Martin Mata, të cilët siguruan Bashkinë Krujë, që projektet për të zhvilluar turizmin në Krujë nuk do të mungojnë.

TID DAY, kulmoi me koncertin e organizuar, ku shumë të rinj e mes tyre shumë turist, kërcyen nën tingujt e muzikës modern nga këngëtarët e mirënjohur Anxhela Peristeri, Devis Xherahu, Era Rusi, Orinda Huta, Tiri Gjoci dhe Ardit Bufi.

Për Kryetarin e Bashkisë Z.Bushi, kjo është vetëm fillimi i mbështetjes së turizmit nga ana e tij, pasi së shpejti në Krujë do nisë edhe faza e dytë e rehabilitimit të zonës historike të Krujës.

Hapja e Sezonit Turistik

Bashkia Krujë do të hapë këtë të shtunë sezonin turistik, dhe për këtë ka përgatitur një sërë aktivitetesh joshëse për vizitorët. Kryetari i Bashkisë Artur Bushi, bën me dije se për promovimin e turizmit në Krujë, është caktuar data 30 prill, si ditë e hapjes së sezonit turistik, dhe kjo datë do kthehet si festë e përvitshme.

E konceptuar si hyrje në historinë e Krujës, kjo ditë fillon me një sërë aktivitetesh që tregojnë mbi faktet, figurat dhe ngjarjet me rëndësi historike të këtij qyteti.

Guidat turistike që do shoqërojnë vizitorët e shumtë nëpër vendet historike, me panairin e gatimeve tradicionale të zonës, veshjeve krutane, promovimin e artizanatit me prodhimet prej bakri, leshi, druri që krutanët prej shekujsh kanë trashëguar nga të parët e tyre.

Më vonë aktivitetet kulturore do marrin vëmendjen e vizitorëve, me shfaqjet artistike të Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe Grupit Karakteristik të “Pleqtë e Krujës”, ku do performojnë me një sërë këngë dhe valle të zonës së Krujës.

Aktiviteti do të mbyllet me koncertin festiv në orë 19:00 me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur Anxhela Peristeri, Devis Xherahu, Era Rusi, Orinda Huta, Tiri Gjoci dhe Ardit Bufi.

Aktiviteti “TID DAY” organizohet nga Bashkia Krujë në bashkëpunim me TID (Tourism Improvement District-Kruja ) dhe AADF (Albanian-American Development Foundation). 

RIKONTRUKSIONI I RRUGËS “MARIN BARLETI” NE KRUJË

Bashkia Krujë, në prag të afrimit të sezonit turistik po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për ofrimin e infrastrukturës së duhur rrugore.  Mes shumë akseve të dëmtuara, Kryetari Z.Artur Bushi, ka ngritur një grup pune në evidentimin e gjithë  rrugëve në të cilën turistët kalojnë dhe sistemin e tyre brenda muajit prill.

Rruga e parë e cila po rikonstruktohet është rruga “Marin Barleti” që lidh qendrën e qytetit me një nga lagjet më të vjetra të Krujës, Varosh e më tej bashkohet me rrugën e Malit e më pas drejt Malit të Krujës.  Në këtë rrugë, nga dita e nesërme do vazhdojnë edhe vijëzimet, duke e kthyer këtë rrugë në një aks me gjithë parametrat e duhur.

Me anë të një postimi në facebook, kryetari i Bashkisë, Z.Bushi ka shkruar  “Një qyteti turistik nuk i shkojnë përshtat rrugët me gropa e herë të pakalueshme, prandaj rikonstruksionet i nisim nga rruga “Marin Barleti” ku në pak ditë do të jetë gati bashkë me vijëzimet e bardha”. Duke treguar rëndësinë që ka turizmi në këtë qytet.

Pas kësaj do vazhdohet me mirëmbajtjen e rrugës kryesore, ku do të shikohen të gjitha segmentet e dëmtura dhe vijëzimin e rrugës nga Fushë Kruja deri në Krujë.