Ambasadori i Japonisë vizitë në Bashkinë Krujës, mbi forcimin e mëtejshëm mes dy institucioneve.

Ambasadori i Japonisë, SH.T.Z TAKADA Mitsuyuki vizitoi qytetin e Krujës ku zhvilloi edhe një takim kortezie me Kryetarin e Bashkisë Krujë, Z. Artur Bushi. Në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”, Bashkia Krujë ka përfituar dy grante, një për blerjen e një zjarrëfikëse të re dhe një për blerjen e një fadrome. Të dyja projekte rrisin sigurinë publike për banorët në situata emergjente si zjarre, aksidente, përmbytje apo mirëmbajtje të rrugëve rurale.

Nëpërmjet këtij projekti, sherbimit të MZSH-së të Bashkisë Krujë iu dhurua një automjet zjarrfikës me pompë dhe depozitë uji. Gjatë ceremonisë, Z. Bushi, Kryetari i Bashkisë, i shprehu mirënjohjen e tij Qeverisë së Japonisë. “Pata kënaqësinë të mirëprisja ambasadorin e ri të Japonisë, Sh.T.Z Takada dhe ta falenderoja nga afër për ndihmën e vyer për blerjen e një zjarrëfikëse të re. Po ashtu, në emër të komunitetit i shpreha mirënjohjen edhe për ndihmën e çmuar për spitalin e Krujës, në të cilin tashmë ka një ambulancë të re e që gjatë kohës së Covid-19 plotësoi një nevojë të madhe të shërbimit të urgjencës” –theksoi ndër të tjera Kryebashkiaku.

Gjatë takimit u diskutuar edhe për projektet në vijim, sidomos në shkëmbime kulturore dhe ato turistike.

Vizitoret ne Muzeun Historik dhe Etnografik arrijnë mbi 10 mijë ne muajin gusht , grupe vizitorësh nga Dubai dhe Egjipti.

Kruja vijon të mbetet destinacioni më i kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj, ku vetëm në muajin Gusht, muzetë e qytetit u vizituan nga 10.000 turistë. Pavarsisht, një viti ende të kushtëzuar nga masat prej Covid-19, vendit më historik të shqiptarëve, nuk i munguan turistët e huaj, ku risia e këtij viti ishin turistët nga Dubai dhe Egjipti, përpos atyre tradicional si shqiptarët e Kosovës, Polakët dhe Ukrahinas.

Drejtori i Muzeut Mehdi Hafizi është shprehur, “Mbi 10 mijë vizitorë po arrijnë në  para pandemisë . Figura e Skënderbeut, meqë ka monumente në vende të tjera të europës shton kureshtjen tek pushuesit e huaj, e veçanta këtë vit janë grupe nga Dubai dhe Egjipti”.

Vizitorët nga Egjipti janë shprehur se, punimet me dorë ne Krujë janë impresionuese dhe që i ngjajnë produkteve në Egjipt  dhe kjo i jep ndjesine e te qenurit shumë familjare pra ndiheshin si në shtëpinë e tyre.

Vizitorë të shumtë  kanë vizituar Krujën  të cilët ishin polakë, kosovarë  dhe  risia e këtij  viti janë vizitorët nga Dubai dhe Egjipti.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është inaguruar më 1 nëntor 1982, I cili ndodhet brenda  kështjellës. Ndërtesa ka karakterin e një memoriali. Aty ku historia, arkitektura dhe arti përbëjnë një të vetme..

Muzeu Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989. Ai është i ndërtuar në një banesë karakteristike qytetare të vitit 1764. Banesë e cilësuar monument kulture i kategorisë së 1 – rë. Objektet që ndodhen mbrenda muzeut janë 90%  origjinale dhe 100% funksionale, e cila nxit kureshtjen dhe interesin e vizitorëve të shumtë.

Rindërtimi/ Vijon proçesi i demolimit të pallateve të pabanueshme nga tërmeti i Nëntorit 2019!

Në Krujë vijon proçesi i rindërtimit e shtëpive të reja për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Plot 39 pallate do të shemben në Bashkinë Krujë e nga këto 23 janë në qytetin e Krujës. Menjëherë pas prishjes së pallateve, nis faza tjetër ajo e ndërtimit të infrastrukturës nëntokësore dhe truallit për zonën e re të rindërtimit. Bashkia Krujë është një nga bashkitë më të prekura nga tërmeti dhe është e vetmja bashki me 4 zona të reja rindërtimit. Një nga këto është në Krujë, e cila do të jetë e ndarë në Zonën A në rrugën Gavril Dara, ose Ballëm Efendiu dhe tjetra në rrugën Karl Gega, ose siç njihet ndryshe lagja nr 4.

Gjithashtu në qytetin e Krujës do të demolohen edhe 5 pallate të cilat do të shpronësohen për interes publik. Në qytetin e Krujës janë 684 banesa të cilat do të ndërtohen, nga këta 242 apartamente brenda zonave të rindërtimit dhe 96 apartamente në zonat jashtë sitit të rindërtimit. 96 apartamentet që janë jashtë sitit kanë të bëjnë me rindërtimin e pallateve në vendin ku aktualisht janë të pozicionuar pallatet e vjetra. Në dy zonat e siteve janë 14 pallate që do të ndërtohen dhe 7 pallate janë jashtë siteve. Ndërkohë, 346 shtëpi janë individuale të cilat do të ndërtohen në vendin ku aktualisht e kanë banesën.

Rindërtimi/ Po merr formë qyteza e re në Thumanë, 50 shtëpitë e para janë në ndërtim e sipër!

Në njësinë administrative Thumanë vijon puna për ndërtimin e shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në një sipërfaqje prej 16 ha, do të ndërtohen 158 shtëpi individuale dhe 17 pallate, prej ku do të strehohen 278 familje të fshatit Thumanës.

Deri më tani, janë hedhur themelet e 50 banesave të para në të cilën puna vijon me intensitet të plotë në 7 ditë të javës. Ndërkohë është përfunduar puna në infrastrukturën nëntokësore, me kanalizimin e ujërave të zeza, bardha, sistemin e ujësjellësit, telekomunikacionit, sistemin rrugor të brendshëm dhe ndriçimi publik. Ndërkohë, puna për 17 pallatet nis për pak ditë të cilat do të ndërtohen në pjesën perëndimore të sitit.

Kliko këtu për të parë Planin e Detyruar Vendor të Thumanës.

Deklaratë për Shtyp/ Si është e vërteta e familjes Artur Mirdita dhe Selman Mirdita!

Bashkia e Krujës ka reaguar sërish pas publikimeve të fundit të Partisë Demokratike mbi situatën në Thumanë. Sipas zyrtarëve të bashkisë, proçesi i rindërtimit ka nisur dhe po punohet me ritme të shpejta puna. E gjithë zona e re është kthyer në një kantier të madh, për të ndërtuar banesat e reja për çdo familjar që ka humbur shtëpinë nga tërmeti dhe mbi këtë gjë nuk ka asnjë lloj ndasie, përzgjedhjeje apo përfitues të njëanshëm të familjarëve, sikundër PD pretendon. Është absurde ta mendosh, e jo më të bëhet politikë me pasojat e fatkeqësisë natyrore.

Mbi pretendimin e familjarëve, se nuk kanë asnjë lloj informacioni apo asnjë ndihmesë nga ana e institucioneve, familja e Artur dhe Selman Mirditës, trajtohen me pagesën e qerasë për banesën e dëmtuar nga termeti si më poshtë:
1- Artur Mirdita 5 persona, banesë 3+1= 200 mijë lekë/ muaj.
2- Selman Mirdita 6 persona, banesë 3+1= 200 mije lekë/ muaj.

Këtë pagesë qeraje, këto dy familjet e përfitojnë për të paguar shtëpinë, sikundër kanë deklaruar gjatë aplikimit për bonus qeraje. Këtë subvencion financiar do e marrin deri në dhënien e çelësave të shtëpisë së re. Po ashtu, në ditët e post tërmetit dhe ne situatën e karantinimit për shkak të Covid-19, të dyja familjet në fjalë Selman dhe Artur Mirdita janë trajtuar nga Drejtoria e Shërbimit Social me ndihma ushqimore.

“Fakti që këta banorë nuk janë zhvendosur në ambiente me qira, por vijojnë të banojnë në çadra edhe pse trajtohen me bonusin e qirasë është zgjedhje dhe deshire e tyre dhe në asnjë rast në kompetencë apo pergjegjesi e bashkise, apo si pasojë e trajtimit diskriminues ndaj tyre.

“Të dy familjet kanë aplikuar për banesë të re pranë njësisë administrative Thumanë dhe janë përfitues të dy shtëpive individuale, ku secila do të jetë jo më pak se 100 m3 hapësirë banimi” nënvizon bashkia.