Gëzuar festën e Kurban Bajramit !

Kryetari i Bashkisë Krujë, Z.Artur Bushi uron gjithë besimtarët myslimanë, Gëzuar festën e Bajramit.

“Gëzuar festën e Kurban Bajramit !

Me harmoninë që mes nesh kjo ditë sjellë, Ju uroj për më shumë paqje, begati e mirësi në familjet tuaja !

Sakrificë dhe solidaritet ndaj vlerave të përbashkëta !”

RILINDJE URBANE E QYTETIT TË KRUJËS

Në Krujë, ku ka nisur të shkruhet një histori investimesh, që i hap rrugën e kthimit të qytetit, në identitetin historik dhe turistik.

Me mbështetjen e jashtëzakonshme të Kryeministrit Edi Rama, nisim një sërë projektesh të rëndësishme, me hyrjen e qytetit , rehabilitimin e qendrës së Krujës dhe parkimit nëntokësor, duke ofruar kështu, hapësirat publike të munguara prej dekadash, për qytetarët dhe turistët e shumtë.

Falë Rilindjes Urbane, tjera investime do fillojnë, duke i dhënë “fytyrën” turistike dhe urbane Krujës, që deri më sot është lënë e harruar, zhytur mes kaosit, mungesës së vizionit për zhvillimin e turizmit dhe standarteve që kërkohen.

 

#‎BashkiaJuaj

Maratona e Kenges

Si asnjëherë tjetër, qyteti legjendar i Krujës ka pritur mijëra e mijëra qytetarë, por nuk kanë munguar në këtë event edhe pushuesit e turistët, të cilët janë ngjitur brenda mureve për të ndjekur eventin më masiv e më të suksesshëm të sezonit të verës, “Maratona Këngës”.

Artistë të këngës tradicionale, por edhe këngëtarë e grupe të muzikës moderne performuan para një publiku të jashtëzakonshëm, të cilët u vendosën në oborrin e Kalasë, duke i dhënë kështjellës pamjen e një amfiteatri.

Të parët që hapën mbrëmjen ishin grupi legjendar i pleqve të Krujës, të cilët si gjithmonë simpatikë, morën dhe duartrokitjen e parë dhe enthusiazmin e shikuesve.

Me Koncertin e Maratonës, në qytetin e Krujës koiçidonte dhe me ditën e parë të fillimit të punimeve për rehabilitimin e qendrës së qytetit, një projekt i Bashkisë së Krujës, që në përshendetjen e Kryebashkiakut Artur Bushi, cilësohet si një hap i rëndësishëm në dhënien e një fizionomie të re qytetit të Krujës.

Në historinë e “Maratonës së Këngës”, ky është i pari koncert që zhvillohet në qytetin e Krujës, por artistët morën premtimin e kthimit të eventit në një tradite për qytetin e bekuar.

 

Gëzuar Fiter Bajramin

Ramazanin si muaji i bekuar është festë dhe ftesë në pranimin e lutjeve, adhurimin, faljen e mëkatëve dhe fisnikërimin e zemrave, nën Hadithin “Që me besën në fe të ndihemi të njëtrajtrajtshëm në humanitet”.

Dhe shtrimi i Iftarit nxit forcimin e unitetit, vëllazërisë dhe harmonisë mes njerëzve, duke e bërë këtë muaj hyjnor të begatë mes ndjenjave të vërteta dhe të mirave njerëzore.

Gëzuar Fiter Bajramin !

RIKONSTRUKSIONI I BANESAVE ROME

Ndërhyrja në banesat e Komunitetit Rom është investimi i rradhës në Bashkinë Krujë. Me anë të fondi prej 21.746.740 lekë nga Ministria e Zhvillimit Urban, në Njësinë Administrative Fushë Krujë, ku është edhe i përqëndruar numri më i madh komunitetit Rom, nisi projekti për Përmirësimin e kushteve të banimit.

Ky investim përfshin rikonstruksionin e 35 banesave të komunitetit, të cilat do të restaurohen në mënyrë të plotë, duke ndërhyrë në në ndërtesat të cilat paraqesin rrezikshmëri për banorët apo dhe ato banesa që nuk plotësojnë asnjë kusht për të qenë të jetueshme.

Për Kryetarin e Bashkisë Krujë, Z.Artur Bushi kjo tregon se vëmendja e institucionit tonë është ndaj cilido banori, pavarsisht komunitetit e dëshmi është ky investim I cili prek një komunitet shumë të rëndësishëm duke i dhënë banesave tjetër pamje me të tjera kushte. Gjithsesi për Z. Bushi vëmendja ndaj komunitetit Rom nuk mbaron këtu, pasi bashkë me Organizata Joqeveritare po përgatismin një strategji të mirëfilltë që synojnë rritjen e aksesueshmërisë së shërbimeve publike, ndërgjegjësimin e tyre dhe nxitjen e bashkëpunimit me aktorë të tjerë institucional.

Banorët e komunitetit shprehen se ky investim bëhet për herë të parë dhe ishte kthyer në një domosdoshmëri e madhe, nisur nga situata tejet e rënduar e kushteve të banesave që kanë.

RIKONSTRUKSIONI I REZERVUARIT TE THUMANES

Në Bashkinë Krujë nis një ndër investimet më të rëndësishme për rivitalizimin e bujqësisë, si një degët kryesore ku ekonomia e zonës mbështetet. Me një investimin prej 25,623,340 leke, financuar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, në Njësinë Administrative Thumanë, skema ujitëse në Rezervuarin e Thumanës do të vihet në funskion dhe shërbim të fermërëve.

Ky investim përfshin rikonstruksionin, mirëmbajtjen dhe vënien në punë me kapacitet të plotë të rezervuarit  në Thumanë duke nisur me kanalin furnizues   ashtu dhe me sistemin e shpërndarjes në fshatrat e kësaj Njësie Administrative. Gjendja aktuale e tij është kthyer në arsyen që solli dhe “braktisjen” e bujqësisë nga banorë vendas pasi për shkak të amortizimit të rrjetit ekzistues prej 10 vitesh nuk bëhej vaditja e të mbjellave gjatë sezonit të verës dhe mbulimi nga inertet sillte dhe përmbytjen e tokave gjatë sezonit të shirave.

Për Kryetarin e Bashkisë Krujë, Artur Bushi ky investim tregon qartazi vullnetin për ta kthyer bujqesinë në sektorin kyç të zhvillimit ekonomik të Bashkisë Krujë, nisur dhe nga sipërfaqja e madhe e zonës bujqësisë që pjesa fushore e Krujës ka.

UJËSJELLËS KANALIZIME KRUJË, SFIDA MË E MADHE E BASHKISË

Thirrjes së qeverisë shqiptare për menaxhimin e ujësjellësve, ju është përgjigjur menjëherë Bashkia e Krujës e cila ka nisur një fazë të rëndësishme për ta ripërtëritur si shërbimi më kryesor i Bashkisë.

Aktualisht, shërbimi i kanalizime dhe ujësjellës gjendet mes shumë problem që nisin gjer nga menaxhimi i dobët i bërë prej kohësh, borxhet e mëdha të akomoluara prej vitesh, mos pagesa e faturave nga ana e konsumatorëve, rrjeti i rënduar i shpërndarjes së ujit të pijshëm apo dhe mungesa e ujit të pijshëm në Njësinë Administrative Nikel dhe Bubq.

Pavarisht kësaj situate, Bashkia Krujë ka marrë një sërë nismash në menaxhimin e rrjetit, ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, shtrimin e rrjetit në zonat që prej vitesh nuk kanë marrë ujë apo dhe ndërprerja e ujit të pijshëm tek konsumatorët debitor.

SHQIPËRIA PËR HERË TË PARË NË KAMPIONATIN EUROPIAN

Në histori hymë, tani gati për ta shkruar me plot krenari !

Suksese ekipit kombëtar, në vigjilien më entuziaste të miliona shqiptarëve kudo janë !

Ekipi kombetar realizon endrren e dhjetra brezave e miliona shqiptareve duke luajtur ne finalet e kampionatit Europian. Ndeshja e pare u luajt me “shqiptarët e Zvicrës” ku falë formës së mirëtë portierit Zvicerian, as Gashi dhe Sadiku nuk munden ta kthenin ndeshjen ne festen me te madhe te kombit shqiptar.

Pavarsisht kesaj, ndeshja tregoi edhe njehere se shqiptaret jane nje kombetare qe mund ti nxjerre probleme cdo ekipi. Franca eshte kundershtari i rradhes, me date 15-06-2016, ku rezultati pozitiv eshte Brenda pritshmerive sa kohe ne ndeshjet eleminatore kemi arritur te marrim nje barazim dhe nje fitore ne Elbasan Arena.

Ndeshja e fundit luhet perballë ekipit te Rumanise, ku nje fitore mund te sjell edhe kualifikimin ne fazen e metejshme, fale dhe rregullores se 4 vendet e treta me te mira kualifikohen.