Gara e ciklizmit “CrossCountry”, Krujë – Tiranë

bicikletatBike Club Tirana me mbështetjen e  Bashkisë Krujë, Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, organizojnë Raundin e II të Kampionatit Kombëtar “Crosscountry 2018”.
Starti i garës do të jetë i përbashkët nga kalaja e Krujës në orën 11:30 për të përfunduar në Tiranë, në urën e Brarit. Numri i pjesëmarrësve është i limituar max. 50 persona.

Për më shumë informacion: http://bikeclubtirana.org/xc-1.html

Bashkia Krujë Ju uron : Gëzuar 7 marsin, mësues !

 

 Të nderuar mësues, kudo që jetoni e punoni, Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj!

 

Nder ndaj punës e kontributin tuaj të madh, që keni dhënë dhe do të jepni, për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe.  Ne jemi krenar me ju dhe aq sa mirënjohja e jonë e pafundme, ndaj vullnetit, dëshirës dhe kulturës, që çdo ditë jepni, për një rini më të mirë dhe Shqipëri më të ditur.

7 marsin
Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqipetare. Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkonjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun.  Mësimet e tyre u bënë  udhërfyes për rrugën tonë në të ardhmen, për një vend të edukuar, me kulturë dhe e gatshme për një aspiratë të re Europiane.   Shkolla e pare ne Kruje

 

.

Bashkia Krujë, përpos në shekuj patriotizmi njihej e akoma dëgiohet, arsimi është nga virtytet e kësaj zone, që njihet gjer me ngritjen e institucioneve të para arsimore në qytetin Krujë, në Bubq dhe në Borizanë. Mesuesit krutanë, në çdo kohë, kanë qenë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në rradhë të parë ishin patriote dhe njerëz të emacipuar, agjitaorë të shqipes dhe idealiste, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme.  Për kryebashkiakun, Artur Bushi : “Cdo njeri nga ne, ka në zemër monumentin e mësuesit të tij të preferuar, të cilit i falet me mirënjohje. Pra, çdo njeri pavarsisht se çfarë detyre ka sot, qoftë ky ministër apo politikan, biznesmen apo punëtor, ka qenë dikur nxënës, ka patur përballë mësuesin, mësuesen që s’kursente kohën, frymën dhe pasionin për më shumë dije, së pari ndaj gjuhës shqipe për ta përcjell të pastër ndër breza, dhe së dyti për edukim”

shkolla nr 1 kruje

Situata aktuale e krijuar si pasojë e reshjeve të dëborës në territorin e Bashkisë Krujë.

Situata aktuale e krijuar si pasojë e reshjeve të dëborës në territorin e Bashkisë Krujë :

15844392_1329191763797674_8143306355594433196_o

Bashkia Krujë, Ju informon si më poshtë, mbi gjendjen e rrugëve :

1.Rruga nacionale Krujë – Mali Krujës është e bllokuar në gjithë segmentin e saj.  Trashësia e borës në mal ka arritur 1 metër.

2. Brenda lagjjeve të qytetit Krujë, lëvizja e mjeteve është e kalueshme pa probleme.

3.Në njësinë Administrative Cudhi, rruga nacionale Krujë – Qafështamë është bllokuar për shkak të reshjeve intensive të bores. Kalimi për mjetet motorike është i pamundur duke izoluar 5 fshatra dhe zonën turistike te Qafështamës. Trashësia e Borës arrin deri në 70 cm.

4.Rruga Fushë Krujë – Krujë, është e kalueshme pa probleme.

 

Ju lutemi të gjithë qytetarëve të shmangin udhëtimet dhe daljet jo të nevojshme!
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të  përdorin zinxhirë gjatë lëvizjeve!

Për çdo rast, ju lutem raportoni në numrat:

Bashkia Krujë 0511 2 21 70
Emergjencat 112
Policia 129
Zjarrëfiksja 128 (0511 2 26 18)
Urgjenca/ Spitali 127 (0511 2 31 28)

Qafështama, turizmi i natyrës, historisë dhe aventurës

Qafështama, destinacioni më i frekuentuar gjatë dimrit për të apasionuarit ndaj natyrës.

 

 

Kruja është një nga destinacionet kryesore që vizitohet nga mijëra turistë, duke qenë modeli i një turizmi të qëndrueshëm, të shtrirë përgjatë gjithë vitit. Kjo jo vetëm për turizmin e kulturës me veprën e Heroit Kombëtar në Kalanë e Krujës, apo artizanëve në Pazari e Vjetër të Krujës. Ajo çka po kthehet në një destinacion të vërtetë turistik është dhe Parku Kombëtar i Qafështamës, i cili ofron një mozaik natyror dhe kulturor për qindra pushues. Pjesë e Vargmalit të Skënderbeut, Qafështama ofron një natyrë mbresëlënëse, në një lartësi prej 1100 dhe ngrihet lart deri në Majën e Liqenit, 1725 m mbi nivelin e detit dhe ndërthuret me vlerat kurative, ujin e familjes mbretërore dhe historisë së 90 vajzave krutane.

IMG_8369

E pasur sa historia e Krujës, Zona e Mbrojtur e Parkut të Qafështamës ka sipërfaqe prej rreth 20 km2, e shpallur si e tillë prej vitit 1966. Ajo gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet Njësisë Administrative Cudhi. Qafa e Shtamës (1’230 m) shërben si urë idhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të.

Ky park, prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, si vend kurativ dhe turistik. Ajo çka e dallon Parkun Kombëtar të Qafështamës është masivi i Pishës së Zezë dhe Ahut, duke ofruar një peizazh të gjelbërimit të përhershëm të pishës që prodhon fitocide dhe bukurisë natyrore të ndërthurur me ahun. Pavarsisht viteve të tranzicionit, pishat e larta qindravjeçare, u ruajtën me fanatizëm nga fisi Balliu, duke na lënë sot një pasuri të natyrës shqiptare. Për vitin 2017, ky park u vizitua nga 8500 turistë. Pjesa më e madhe janë nga vendet Europës Perëndimore, si Gjermani dhe Austria.

IMG_8299

Veçanësia e Qafështamës lidhet dhe me Kroin e Nënës Mbretëreshë, emër që e ka marrë në vitet 20, të shek XX, familja mbretërore e Zogut, merrte ujin për të pirë. Uji i burimeve të Qafë-Shtamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por edhe i pasur me magnez. Përveç këtij kroi, në këtë park kombëtar,ndeshim burime dhe prroska që zbresin nga mali duke i dhënë vendit, vlera të mëdha hidrografike.

E ndodhur nën administrimin e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ky vend përpos vlerave kurative të ajrit të pastër dhe ujit të pasur me magnez, sot ky park po tërheq vëmendjen e të apasionuarve mbas turizmit të aventurës. Mes një natyre të virgjër dhe të thyer, turistë vendas dhe të huaj e shohin si destinacioni i duhur për ecje nëpër shtigje, ciklizëm nëpër terrene të thyera dhe kamping. Guidat lokale, shtigjet e markuara, ngjitja në një lartësi deri në 1725 m, njohja me faunën e larmishme, panorama natyrore e detit Adriatik, Liqeni i Bovillës, Vargmali Krujë- Dajt.

 

Në këtë park, mund të merrni kënaqësinë edhe nga gatimet tradicionale të zonës me produkte bio, ku bizneset e zonës ofrojnë këtë shërbim bashkë me akomodimin nëpër dhomat që kanë ndërtuar. Së fundmi është hapur resorti Shkreli Hotel Camp, i cili ofron akomodim me standartet më bashkohore dhe çmimet më të arsyeshme, duke ofruar kuzhinën tradicionale të zonën, me prodhime bio.

23472411_1633682453348602_8500917032781397014_n (1)

Disa nga investimet e ndërmarra nga qeveria shqiptare është sistemimi dhe asfaltimi i rrugës nga ish- kampi i punëtorëve deri në Kampin e Sipërm, në një gjatësi 1.8 km, e cila përshkon rrugën e vjetër Krujë – Burrel. Pjesë e këtij projekti është rehabilitimi i hyrjes së parkut të Qafështamës dhe ngritja e një pike informacioni për turistët. Nga ana e bashkisë Krujë, pritet të nisë shënjimi i shtigjeve të reja, sinjalistikë orientuese si dhe përgatitja e materialeve promovuese për të zhvilluar këtë Park Kombëtar. Sipas përfaqësuesit të bashkisë Krujë, Drini Masha “Bashkia Krujë, këtë vit synon mbështetjen e turizmit të natyrës, si mundësi e rritjes së kohëqëndrimit të turistëve në Krujë”. Ndërthurja e turizmit kulturor dhe atij të natyrës, e sjellin Krujën në hapësirën për të zhvilluar një paketë të plotë turistike”.

Albanopolis, dëshmia Ilire, pjesë e projektit “100 fshatrat”

Albanopolis, dëshmia antike Ilire, pjesë e projektit “100 fshatrat”.

 

 Fshati Halil është përzgjedhur si një nga 100 fshatrat, ku qeveria shqiptare synon zbatimin e investimeve strategjike të katër ministrive, për zhvillim të intergruar të hapësirave rurale të vendit. Kjo qasje vjen menjëherë, pas projektit kombëtar të “Rilindjes Urbane” e cila u konsiderua si një nga politikat më të suksesshme, duke i dhënë qyteteve shqiptare, hapësira publike, estetike dhe mundësi për zhvillimin ekonomiko – social.

Programi i Intergruar i Zhvillimit Rural, synon koordinim e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës publike, komunitare dhe mjedisore me element të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Nga kjo synohet zhvillimi ekonomik i zonave duke përmirësuar potencialin turistik, fillimin ose zhvillimin e agroturizmit, mbështetje të produkteve artizanale, promovim e zonës etjer. Përpos shërbimeve publike që ofron, ky projekt ndikon drejtpërdrejtë në punësimin e banorëve dhe hapjen e bizneseve të reja, përmes një politike favorizuese finaciare dhe fiskale.

Në përmbushje të objektivave të synuara nga ky projekt, Fshati Halil është përzgjedhur si një nga zonat rurale, ku investimet mund të “përkthehen” menjëherë në zhvillim ekonomik dhe social, falë potencialit turistik që ka zona. E ndodhur në pjesën jugore të aksit kombëtar Krujë – Fushë Krujë, në kodrën e këtij fshati, gjenden rrënojat e qytetërimit Ilir, ku sipas studimeve arkeologjike ka qënë e banuar nga fisi i Albanëve, nga shek IV para Lindjes së Krishtit. Kjo Kala shtrihet në shpatin e një kodre, karakteristikë kjo e qytetërimëve të hershme Ilire, në një sipërfaqje prej 10 ha. Emri “Albanopolis” përmendet nga Klaud Ptolemeu (90-160) në veprën e tij “Gjeografia”, ku është shkruar për popullin Alban dhe kryeqytetin Albanopolis.

IMG_2744

Nga ky qytet antik është ruajtur një pjesë prej 90 metrash murë prej guri, ku janë vendosur tre kulla,në një qytet të ndarë në tre pjesë: Akropoli , Qyteti i Mesëm dhe Qyteti i Vogël. Ndërtimi më i hershëm mendohet të jetë Akropoli, shek IV p.Kr me blloqe guri shumë pak të punuara, që përkon me periudhën e Hekurit. Periudha e Dytë e shek III P.Kr, dëshmohet nga muri rrethues në pjesën perëndimore, me një sistem të fortifikuar të qytetit me mure një trashësi prej 2.70 m me blloqe kuadrate e faqe te rrafshët. Në fund të Shek të III para Krishtit, kemi periudhën e tretë me blloqe kuadrate, blloqe të gufmuara dhe të rrethuar anash me një shirit 7-8 cm. Periudha e katërt e qytetit përkon me rënien e plotë, si rezultat i luftrave Iliro-Romake. Dallohen mure me blloqe kuadrate masive të punuara trashë, herë-herë të ripërdorura dhe me lidhje të keqe mes tyre.

zgerdheshi final

Nga kjo zone rurale, shqiptarët njihen sot me emrin Albania dhe dëshmi për këtë, Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri Albanian me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. Albania u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten Arbanez. Shqiptarët që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor Arbanitë – Arvanit, në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre Arbana dhe veten Arbëresh, ndërsa Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e parë shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet Arbën.

IMG_2740

 

 

Sot, Albanopolisi është pjesë e paketës turistike “Visit Kruja”, por problemet që ka si në infrastrukturën rrugore ashtu dhe dëmtimet mureve antike, ky destinacion turistik sot është shumë pak i vizituar. Me projektin e 100 fshatrave turistik, synohet kthimi në një nga destinacionet kryesore të turizmit, duke e bashkuar pjesë e iternerarit të Pazari i Vjetër– Kalaja e Krujës- Mali i Krujës – Parku Kombëtar Qafështamë.

 

Projektet që janë aplikuar nga bashkia Krujë, janë : Rikonstruksionin dhe germimet arkelologjike në Qytetin Antik të Albanopolisit, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, kanalizimet e ujërave të zeza, ri-kualifikimi i qendrës së fshatit Halil si hapësirë socio-kulturore dhe ndriçimin e rrugës kryesore. Gjithashtu është menduar edhe për nxitjen e zhvillimit të kulturave të ndryshme bujqësore, si ulliri i cili ka qenë mjaft i kultivuar në këtë zonë para viteve 90. Gjithashtu për sipërmarrjet e reja, nga bashkia Krujë do aplikohet, përjashtimi nga tarifat dhe taksat vendore për një periudhë 5 vjeçare.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve, në Krujë

Në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut,
Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve do të performojë në ambjentet e
Muzeut Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në orën 12:00.
Muzeun sot do ta vizitojnë edhe një grup Arbëreshësh.

Aktivitetet në këtë ditë do shoqërohen me Ekspozita, performancë nga grupi
“Pleqtë e Krujës”, pjesë të përgatitura nga QKF Krujë, dhe konkurse në kuadër të
programit “Edukim Përmes Kulturës” nga Gjimnazi Skënderbeu,Krujë.

Vizitat në Muzen Historik dhe Etnografik do vazhdojnë gjatë gjithë ditës me orare
të zgjatura (hyrja e lire ) dhe do shpërndahen materiale promocionale enkas për
këtë ditë.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu përmes monedhës dhe pullës shqiptare”në Muzeun Kombëtar të Krujës

Më 17 janar 2018, Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë çel siparin e aktiviteteve në vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.

Muzeu Kombëtar i Krujës do të jetë stacioni i parë ku do të zhvillohet ekspozita e përkohshme, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu përmes monedhës dhe pullës shqiptare”.

Kjo ekspozitë, e cila përkon me një datë historike, atë të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, synon t’i prezantojë publikut të gjerë figurën e Skënderbeut përmes një koleksioni të rrallë monedhash, kartëmonedhash dhe pullash shqiptare, pjesë e koleksionit të z. Julian Demeti dhe Dr.Jovan Basho.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun Kombëtar të Krujës në datat
17 -18 Janar 2018.

Dokumentacioni që duhet për të aplikuar për bursë për studentët dhe nxënësit e vitit të parë 2017-2018

Dokumentacioni që duhet për të aplikuar për bursë për studentët dhe nxënësit e vitit të parë 2017-2018.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet mbrenda datës 25 Janarë 2018 pranë Drejtorisë të Arsimit, Kulturës dhe Sportit pranë Pallatit të Kulturës Krujë.
Mos dorëzimi në kohë skualifikon studentët dhe nxënësit aplikues.
Dokumentat e nevojshëm për përfitimin e bursës janë si më poshtë:

BC8B5BD7-F51C-4327-9100-10F2E4794CD4

Nesër, ditën e ejnte datë 27.12.2017 ora 11:00, zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak pranë Njësisë Administrative Fushë Krujë.

 

Në rendin e ditës çështjet për tu diskutuar janë:

1. Projekt-Vendim për miratimin e buxhetit të vitit 2018 të Bashkisë Krujë.

2. Projekt-Vendim për miratimin e listave, dokumentave dhe vlerës për dëmet e shkaktuara në familjet e territorit të Bashkisë Krujë nga reshjet e shumta dhe përmbytjet e lumejve Zezë dhe Gjole në datën 01/12/2017.

3. Projekt-Vendim për miratimin e kalendarit të përgatitjes të buxhetit 2019 dhe afatmesëm 2019-202