“Dhuro Pemë për Krujën”, fushata që bën bashkë të rinjtë përmes Këndit të BE !
Thirrjes së bashkisë Krujë, për të dhuruar pemë, Ju bashkuan të rinjtë e qytetit të Krujës dhe si personazhet publikë, të spikatur nga në fushën e sipërmarrjes, që kanë lindur po në këtë qytet!
Të mbështetur nga projekti “Bashkitë për në Evropë”, të rinjtë mbollën ullinj në Kalanë e Krujës, duke dhënë mesazhin e një qyteti të gjelbër si dhe ruajtjes së traditës së mbjelljeve të ullinjëve, të nisur nga Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kësaj nisme Ju bashkuan edhe sipërmarrës të lindur në qytetin e Krujës si Indrit Cela, Dorina Mema dhe aktorja Manjola Merlika.
Kjo fushatë është nisëm e Këndit të BE në bashkinë Krujë, ku shumë qytetar, organizata dhe biznese po dhurojnë pemë të ndryshme, në angazhimin për të ndërgjegjësuar qytetarët mbi rëndësinë e mjedisit.
Përgjatë këtyre diteve priten reshje shumë
intensive, pothuajse në të gjithë territorin e vendit dhe situata në rrugët e
bashkisë Krujë paraqitet sim ë poshtë :
Rrugët
lokale, brenda zonave urbane janë të gjitha të hapura.
Rruga
Krujë – Mali i Krujës po punohet në hapjen e saj, të këshillueshme vendosja e
zinxhirëve.
Rruga
e Qafështamës është e bllokuar për momentin, por po punohet në hapjen e saj.
E gjitha struktura e Emegjencave Civile dhe Policia Bashkiake është në terren,
duke monitoruar situatën.
Ju lutemi të gjithë qytetarëve të
evitojnë udhëtimet dhe daljet jo të nevojshme!
Për çdo rast ju
lutem raportoni në numrin e Emergjencave Kombëtare 112
Policia
129
Bashkia Krujë: Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në zonat rurale, mbetet angazhimi kryesor.
Bashkia Krujë po investon në përmirësimin e rrugëve rurale, ku pjesa më e madhe e buxhetit shkon në sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve. Fshati Qerekë, Mazhe e Madhe, Mallkuç, Picrragë, Zallë janë 5 fshatrat ku kanë përfunduar punimet ose po investohet. Gjithashtu, së shpejti nis puna në rrugën hyrëse në Thumanë, rruga e Kallarëve në Nikël, rruga e Zenelëve në Arrameras, rruga e Latëve në Larushk. Projektet janë investime të parashikuara në buxhetin e vitit 2018.Këto projekte janë pjesë e strategjisë për të zhvilluar ekonominë rurale.
Bashkia Krujë ka 50 fshatra, ku banojnë rreth 65 % e popullsisë. Baza ekonomike e bashkisë, po ashtu është e përqëndruar në këto zona ku bujqesia, blegtoria është mesatarisht e zhvilluar në formën e vetpunësimit. Një nga vështirësitë e deri tanishme, është mungesa e infrastrukturës rrugore që lidh fshatin me zonen urbane, por edhe lidhja e prodhimit me tregun. Zhvillimi i Agroturizmit është i pamundur, pa ndërtimin e infrastrukturës rrugore.
“Pra ishim ne situaten e 65% e banoreve te “izoluar” dhe baza ekonomike është kufizuar për shkak të mungesës së konektivitetit, që është parakusht i zhvillimit ekonomik, social, kulturor” thekson Kryetari i bashkisë, Artur Bushi. “Ndikimi i insfrastrukturës publike do i jape më tepër akses banorëve në sherbimet publike, qoftë duke shkurtuar kohën apo rritjen e lëvizshmërisë së njerëzve” theksohet ndër të tjera nga Z.Bushi.
Edhe për vitin 2019, buxheti do të jetë i fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale. Aktualisht, po analizohen të gjitha raportet e dala nga dëgjesat me publikun dhe brenda muajit dhjetor në Këshillin Bashkiak do propozohen për miratim, lista e investimeve.
Bashkia Krujë përmes programit “Bashkitë ne Europë”, organizoi disa takime informuese me të rinjtë në 3 shkollat e mesme që ka kjo bashki. Me synimin që Delegacioni i BE ka, autoritetet vendore dhe qytetarët shqiptarë të kenë akses ndaj informacioneve mbi BE -në, politikat dhe programet e saj. Rinia është fokusi kryesor i bashkisë Krujë, që përmes koordinatorit të Këndit të BE, të ofrojë sa më shumë akses për të rinjtë, duke i njohur me programet si “Erasmus Plus” dhe “Youth in Action”.
“BE nuk mund të jetë e ardhmja e Shqipërisë, duke e parë dhe e dëgjuar së largu nëpër “korridoret” e institucioneve apo medias, por një proçes ku duhet të jemi pjesë, të gjithë” – u shpreh koordinatori i Këndit të BE- së, teksa informonte dhe ftonte të rinjtë për mundësitë konkrete që ofrohen.
Gjithashtu me të rinjtë e Krujës, Fushë Krujës dhe Thumanës u diskutua edhe për historinë e BE, ku të rinjtë tashmë kishin informacion, duke qenë se është lëndë në kurrikulat shkollore.
Kruja është një qytet mesjetar që për herë të parë përmendet në shekullin e IX, në një dokument kishtar të vitit 879-të.
Mendohet që emri rrjedhë nga fjala “krua”, burim uji, sepse në Krujë ka shumë burime të tilla.
Sot, Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu
udhëhiqte këtë rezistencë.
Kështjella e Krujës u rrethua 4 herë nga ushtria Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella ra në dorën e pushtuesit. Kruja është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri.
Sipas statistikave të këtij viti të nxjerra nga drejtoria e shërbimit turistik në Bashkinë e Krujës, këtë qytet e kanë vizituar rreth 305 mijë turistë vendas e të huaj.
Përgjegjësi i Zyrës së Informacionit Turistik të Bashkisë Drini Masha, e konfirmon këtë numër duke specifikuar se “vetëm polakë e kanë vizituar qytetin tonë me rreth 56 mijë turistë, ndërsa vizitorët e huaj të ardhur kryesisht nga Europa, por edhe nga Amerika e Australia, e kalojnë shifrën mbi 105 mijë.”
I pyetur se për se vijnë në Krujë, Masha përgjigjet se ”kanë lexuar dhe dëgjuar për historinë e këtij qyteti, që këtu ndodhet një muze për Heroin tonë Kombëtar, një muze etnografik, ndërtesa mesjetare dhe mbi të gjitha është pika historike më e afërt nga Tirana dhe Aeroporti “Nënë Tereza”.
Në Krujë, ruhet dhe një traditë zejtaria tradicionale e prodhimit me dorë si punimi i leshit, metalit dhe drurit.
Kruja, dallohet edhe për gatimin e saj të veçantë dhe tradicional. Këto janë disa arsye që Kruja vizitohet kaq shumë”, thotë Drini Masha.
Ndërsa Drejtori i Muzeut Gjergj Kastrioti Medi Hafizi, flet për vizitorët e përditshëm të muzeut që janë kryesisht të huaj dhe nxënës shkollash. “ Të huajt vijnë dhe kuriozohen nga historia e Skënderbeut dhe arkifaktet, por dhe nga pozicioni gjeografik i qytetit.