Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!

Më lejoni t’ju uroj përzemërsisht të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, Gëzuar Kurban Bajramin me lutjen që të shtohet mirëkuptimi, dashuria për njëri-tjetrin dhe të ketë paqe e mirësi në familjet shqiptare !

Shkolla “Arbëria” në fshatin Halil, me kushte të reja, falë ADRA Albania !

Shkolla 9 vjeçare Arbëria në fshatin Halilaj të Krujës ka një pamje të re dhe infrastrukturë të brendshme

për të gjithë nxënësit që do mësojnë aty. Institucioni është shndërruar nga një shkollë pa dyer e dritare në
një godinë model që pret vetëm nxënësit për të nisur një proçes të suksesshëm arsimor.
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Arbëria” në fshatin Halil të Fushë Krujës do të gjejnë institucionin e tyre
arsimor të transformuar kur të kthehen në shtator.
Investimi prej 6500 eurosh nga donatorë austriake që operojnë përmes Adra Albania në Shqipëri ka
ndryshuar krejt pamjen dhe infrastrukturën e brendshme të shkollës.
Ish-drejtori i Adra në Austri, Walter Macher, ka arritur të thithë donacione nga kompani të huaja dhe
organizatat humanitare për të ndërtuar shkollën e amortizuar në Shqipëri.
Falë këtij bashkëpunimi, kjo shkollë u arrit të rikonstruktohej në një kohë rekord, për fëmijët e kësaj zone.
Bashkia Krujë shpreh mirënjohjen ndaj ADRA Albania dhe veçanërisht ndaj Z. Walter Macher për
kontributin e mbledhur e për të siguruar kushtet e domosdoshme për një edukim sa më cilësor

White Day: Kalaja e Krujës

IMG_2963IMG_2965Kalaja e Krujës, jo vetëm histori por edhe art nga talentet e reja !

Bashkia Krujë ka menduar për një sezon turistik ndryshe këtë vit, aq më tepër në destinacionin më të madh turistik në , Kalanë e Krujës. Për t’Ju përgjigjur sa më mirë turistëve të shumtë, përpos rëndësisë që Kalaja e qendrës së shqiptarëve ka, bashkia ka menduar që të shtojë sa më shumë elementë që e plotësojnë historinë e qytetit hero.

Talentet e reja, arti i rrugës, piktorët e rinj dhe me mikpritjen e banorëve të Kalasë së Krujës, e bën Kalanë e Skënderbeut një atraksion ndryshe për turistët e shumtë. “White Day” e konceptuar mes artit , ushqimit tradicional dhe aktiviteteve sportive i dhuruan qytetit disa orë argëtuese për të gjithë grupmoshat.

Për Kryetarin e bashkisë, “Kalaja e Krujës meriton një vëmendje akoma më të madhe qoftë nga Ministria ashtu dhe nga bashkia e Krujës, për të rehabilitaur disa nga problemet që Kalaja e Krujës ka.

Artur Bushi: Puna konkrete e radhës, rruga në Fushë Derven !

Falë një investimi prej 19’807’128 lekë nga buxheti i bashkisë Krujë, rruga ne Derven në një

gjatësi prej 2 km, ka përfunduar e gati për banorët e fshatit Derven. Ky projekt parashikonte

sistemimin e rrugës dhe asfaltimin nga rruga nacionale Fushë Krujë – Milot deri në dalje të

fshatit Derven, bashkë me një degëzim tek kisha e fshatit.

Kjo rrugë është asfaltuar për herë të parë, pasi për më shumë se 50 vitesh ishte lënë jashtë

vëmendjes për shkak edhe të kostos së lartë financiare që kishte. Për Kryetarin e bashkisë

Krujë, Z. Bushi, “fakti që bashkitë kanë kapacitete financiare për të ndërhyrë është meritë e

reformës së re territoriale, që ka fuqizuar financiarisht bashkitë, por edhe faktit se mbledhja e

taksave është rritur ndjeshëm.

Për bashkinë Krujë, ky është projekti i radhës, në synimin për të nxjerr fshatrat nga balta e

pluhuri dhe ti kthehet vëmendja e banorëve ndaj fshatit.

Artur Bushi: Rruga e Budullës, investimi që dëshmon se fokusohemi tek puna dhe jo llafet!

Falë një investimi të Bashkisë Krujë, problem thuajse 20 vjecar në Njësinë Administrative Bubq

është zgjidhur me rehabilitimin e rrugës në një gjatësi prej 2 km falë një investimi prej

25.000.000 lekë.

Prej vitesh banorët e këtij fshati kanë vuajtur problemin e një rruge të amortizuar dhe e kthyer

gati në të pakalueshme, çka ka sjellë dhe pengesë për një jetë normale të këtij fshati. Gjithashtu

kryebashkiaku, Bushi ka deklaruar se së shpejti merr zgjidhje edhe problemi i ujit të pijshëm, me

zëvëndësimin e pompës.

Ky projekt është në vazhdën e investimeve që Bashkia Krujë po ndërmerr për të rehabilituar

rrugët e fshatrave, si angazhim drejt premtimit se në Krujë do investohet brenda një mandati, sa

25 vite të marra së bashku. Për bashkinë Krujë, ky është projekti i 27-të që prej zgjedhjes së

Artur Bushit si Kryetar i Bashkisë Krujë.

Artur Bushi: Gëzuar 1 Qershorin Fëmijë!

IMG_2033

Sot është 1 qershori, dita e fëmijëve, një nga festat më të bukura e të sinqerta. Uroj që çdo i rritur në këtë ditë të zbulojë pak nga ai fëmija i dikurshëm, “Piter Pani” që nuk donte të rritej, dhe t’u bashkohet vogëlushëve në këtë ditë plot ngjyra.

Kryebashkiaku i Krujës i uroji vogëlushëve shëndet dhe shkëlqim ndër sy, ndërsa atyre më të pafatëve, mjafton edhe pak përkujdesje e dashuri.

Bashkia Krujë kishte organizuar tre aktivitete për këtë ditë, kushtuar fëmijëve me një sërë performancash kulturore të Qendrës Kulturore të fëmijëve, hedhje të balonave, facepainting, klloun dhe xhongler. Nuk mjafton një ditë në vit për t’u kujdesur për fëmijët tanë, por të paktën këtë ditë të bëhemi njësh me ta e të argëtohemi. Fëmijët kanë nevojë të lexojnë. Dhe mos u shqetësoni nëse janë shumë të vegjël për Harri Poter.

Nëse janë aq të rritur për të qenë të interesuar, padyshim që janë të rritur për të lexuar.

Gëzuar 1 qershorin fëmijë!

Artur Bushi : Parkimi nëntokësor jep zgjidhje trafikut gjatë sezonit turistik.

03
Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi është ndalur në disa prej investimeve që po zbatohen me programin e Rilindjes Urbane.
Punimet përfshijnë rikualifikimin e qendrës dhe ndërtimin e një parkingu nëntokësor, si një zgjidhje inteligjentë për t’i dhënë frymëmarrje fluksit të lartë të lëvizjes në një nga qytetet me më tepër turistë në vend.
Vetëm gjatë vitit në 2016, qytetin e Krujës e kanë vizituar më tepër se 300 mijë turistë. Për këtë arsye sipas kryebashkiakut investimet e shumta në këtë qytet janë jo vetëm të merituara por edhe të vonuara.
“ Për gjatë gjithë hyrjes së qytetit do të bëjmë një ndërhyrje totale, do të restaurojmë dhe rikonstruktojmë fasadat, rrugët, trotuaret dhe do të krijojmë këtu , me Bashkinë një facilitet që mund të them është eksperimentimi i parë në Shqipëri i një parkimi me trek ate, ku njëri kat është nëntokësore. Me këtë parkim nëntokësor do mund të çlirojmë rrugët e qytetit nga trafiku i lartë i autobusëve, sidomos gjatë pikut të sezonit turistik duke e bërë qytetin më të vizitueshëm dhe më miqësor me këmbësorët”, shtoi Z.Bushi. Investimi prej 360 milion lekësh i shërben rreth 17 mijë banorëve dhe pritet të përfundoj sa më shpejt, duke I dhënë 17.000 banorëve qytetin që duan të kenë.

Artur Bushi: Përfundon rruga e Allamanëve në Fushë Krujë !

Falë një investimi të Bashkisë,blloku numër 5 në Njësinë Administrative Fushë Krujë është rehabilituar falë asfaltimit të rrugës, kanalizimin e ujrave të shiut, zgjerimin e saj në disa pjesë, e ku për pak ditë do jetë e ndriçuar.

Ky projekt është në vazhdën e investimeve që Bashkia Krujë po ndërmerr për të rehabilituar zonat e banuara dhe rrugët nëpër lagjjet e Njësive Administrative, si angazhim drejt premtimit se në Krujë do investohet brenda një mandati, sa 25 vite të marra së bashku. Për bashkinë Krujë, ky është projekti i 26-të që prej zgjedhjes së Artur Bushit si Kryetar i Bashkisë Krujë.

Artur Bushi: Nisim rehabilitim e institucioneve arsimore në Njësinë Administrative Cudhi, mbas 30 vitesh harrese!

Plot 6 institucione arsimore në Njësinë Administrative Cudhi, do të rikonstruktohen falë një financimi nga Bashkia Krujë. Ky projekt parashikon rehabilitimin e mjediseve arsimore, duke synuar rritjen e infrastrukturës bazë për të siguruar një mësimdhënie sa më cilësore, ku përfitues janë rreth 700 nxënës.

Për Kryebashkiakun, “gjendja e godinave arsimore është tejet e vështirë, pasi prej 30 vitesh në këto shkolla nuk është ndërhyrë, duke e bërë mësimdhënien një mision të pamundur për mësuesit dhe nxënësit, që për hir të vërtetës zgjidhjen e kanë parë, në rastin më të mirë duke lëvizur nëpër shkollat e qyteti Krujë, e në situatëm më të pafalshme, duke e braktisur arsimin 9 vjeçar.

Ky projekt për të 6 fshatrat e njësisë Cudhi, pritet të përfundojë, brenda muajit korrik dhe për vitin e ardhshëm nxënësit do ulen në mjedise të reja arsimore

Artur Bushi: Sheshi “Skënderbej” në Krujë, shembull i transformimit urban të qytetit

10

Falë një investimi prej 3.9 milion lekë nga Ministria e Zhvillimit Urban, në qytetin e Krujës ka nisur prej 9 muajsh zbatimi i projektit që i jep tjetër “fytyrë” urbane dhe turistike qytetit. Projekti parashikon investimin në qendrën e qytetit duke e kthyer në një zone pedonale, duke ndërthurur elementet si guri i zonës së Krujës, hekurit dhe zgjeruar akoma më shumë qendrën e qytetit. Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i një parkimi nëntokësor, në zonën e njohur ndyshe si ish- parku i autobusëve. Gjithashtu zgjerimi i rrugëve hyrëse të qytetit, me ndriçim të ri, trotuare dhe asfaltim të segmentit nga nënstacioni elektrik deri në qendrën e qytetit.

Kjo sipas Kryetarit të Bashkisë Krujë, ky investim sjell Krujën që duam, në traditën që ka, duke ofruar një standart siç e meriton, mikpritje dhe sigurie për 300 mijë turistët.