Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në territorin e Bashkisë Krujë.

Relacion mbi dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të datës 01.12.2017 në Bashkinë Krujë.

1.Situata e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë

– Dëmet ne rrugë nacionale dhe rurale

1.Në bashkinë Krujë njësia Administrative Cudhi rruga nacionale Krujë – Qafështamë ka patur probleme serioze për shkak të reshjeve duke shkaktuar rënie të theksuar të inerteve rreshqitje te dherave bllokim të tombinove dhe te kunetave anesore ndersa ne Km 15 ne zonen e quajtur “Lugjt e Pules” eshte konstatuar problemi me serioz qe eshte shembja e pjeseshme e ures me gjatesi 10 metra dhe kalimi per mjetet motorike eshte i pamundur duke izoluar 5 fshatra dhe disa biznese te rendesishme te zones turistike te Qafe Shtames.

2.Po ne njesine Cudhi rruga rurale qe lidh fshatin Kroji i Madh me pjesen tjeter te Njesise eshte e pakalueshme pasi ka renie inertesh ne tere gjatesine e saj si dhe keputje te trasese se rruges ne hyrje te fshatit.

3.Rruga rurale Qafe corke-Ranze-Boville eshte e pakalueshme ne tere gjatesine e saj prej 10 km pasi ka keputje te trasese dhe prani te konsiderueshme te inerteve qe kane rreshqitur nga skarpatet e maleve.

4.Rruga rurale Qafe corke – Bruz Mal dhe Qafe Corke – Bruz zall eshte e pakalueshme pasi ka prani te theksuar inertesh ne rruge dhe shembje te saj ne disa pika.Rruga eshte e gjate 7 Km.

5.Rruga rurale e fshatit Shkrete me gjatesi 12 km eshte e pakalueshme ne tere gjatesine e saj.Ka keputje te trasese ne dy pike prerje me perrenjte malore sidomos ne afersi te lagjes Sakarrac.

6.Rruga rurale e fshatit Noje eshte e pakalueshme pasi eshte shembur ura qe lidh katundin e vjeter me rrugen nacionale Kruje – Qafe Shtame.

7.Rruga rurale e fshatit Mafsheq me gjatesi 8 km eshte pjeserisht e kalueshme si pasoje e pranise se larte te inerteve.

8.Ne njesine Administrative Nikel rruga rurale Bura – Mukje me gjatesi 4 km eshte e pakalueshme pasi ne tere gjatesine e saj ka erozion te theksuar, inerte si dhe keputje te trasese ne 3 pika.

9.Rruga rurale e lagjes se Deliajve me gjatesi 1.7 km eshte e pakalueshme pasi ka shkeputje te trasese nga erozioni ne 4 pika.

10.Ne Njesine Administrative Bubq rruga rurale Lixha – Mazhe e vogel me gjatesi 1.5 km eshte pjeserisht e kalueshme pasi ka demtime te medhsa nga erozioni.

11.Gjithashtu po ne kete njesi jane bere pothuajse te pakalueshme disa rruge rurale me gjatesi jo me shume se 1 km rruget Mallkuc – Tari, rruga e kodres Mazhe e Madhe – Varreza, Rruga e kodres Mazhe e Vogel – Varreza, Rruga e Kodres se Bubqit, Rruga Bregu i lumit – Bilaj, si dhe te gjitha rruget lidhese qe lidhin fshatin Murqine me pjesen tjeter te Njesise pasi ndodhen akoma nen uje.

12.Ne qytetin e Krujes kane ndodhur keto demtime rrugesh : .Rruga Shullaz dhe Dërvish e shembur nga erozioni i tokës gjatë shirave të fundit, e pakalueshme. E dëmtuar tërësisht në gjatësinë prej 40 m të dyja rrugët paralel. Shembur muri mbajtës i të dy rrugëve me lartësi 8 m. Dëmtuar edhe kanalizimet e ujërave të zeza. Rrezikohen një bllok me rreth 15 banesa private

13.Shembur muri mbajtës i rrugës “Skëndërbej” (rruga hyrëse e qytetit) me gjatësi 30 m dhe me lartësi 5 m perballe ish Shkolles se lire. Kalimi i automjeteve bëhet vetëm me një korsi.

14.Ura e lumit “Dro” e shembur me gjatësi 13 m nga 20 m që eshtë e gjitha. Edhe rruga deri tek ura është në gjëndje shumë të dëmtuar e cila ka sjellë izolimin e lëvizjes për banoret e fshatit Brret.

15.Rruga Zahari (Burgu) deri në Barkanesh qendër e bllokuar për shkak të gërryerjes nga shirat. E dëmtuar gjatë gjithë gjatësisë së saj rreth 1.5 Km, me erozione dhe rënie masivi dherash. E pakalueshme për automjetet dhe si pasojë fshati Barkanesh është i izoluar

16..Rruga “Lek Dukagjini” e lagjes barabit e bllokuar për shkak të shembjes së murit të një banori me gjatësi 28 m dhe lartësi 6 m.

17.Ne lagjen berbere nga prurjet e perroit malor te Kullve rrezikon shembjen muri mbajtes i nje banese private i cili mban dhe rrugen automobilistike Kruje – Barkanesh, rruge kjo qe perdoret per te shkuar ne Burgun e Vecante te Zaharise

– Dëmet në Ura

Ne Njesine Administrative Cudhi ne Km 15 te rruges nacionale Kruje – Qafe Shtame eshte konstatuar shembja e pjesshme e ures me gjatesi 10 metra dhe kalimi per mjetet motorike eshte i pamundur duke izoluar 5 fshatra dhe disa biznese te rendesishme te zones turistike te Qafe Shtames. Ne qytetin e Krujes ne km 7 ne drejtim te fshatit Brret eshte shembur ura mbi lumin Dro me gjatesi 20 metra.Kolonat qendrore prej betoni te ures jane shembur dhe ura mbetet e pakalueshme.

– Dëmet në shkolla

Ne Njesine Administrative Nikel ne fshatin Kurcaj ka rene catia e shkolles fillore e cila eshte e paperdorshme momentalisht si godine.Godina eshte nje kateshe dhe ka rreth 100 m2 cati me tjegulla.

– Dëmet në argjinatura dhe kanale kulluese

1.Ne njesine Administrative Nikel kanali kullues prej 1 km ne fshatin Tapize eshte shembur nga erozioni dhe eshte jashte funksioni.

2.Ne njesine Administrative Bubq, ne fshatin Ura e Gjoles, 1 km prane aksit Kombetar Fushe Kruje – Vore eshte bllokuar kanali kullues/Vadites me gjatesi 2 km.

3.Ne Njesine Administrative Thumane jane prezente keto problematika : Në fshatin Fushë Dërven, te familjet ku kalon kanali i parë kullues dhe shkarkues i ujërave të larta të Burizanes nevojitet ngritje e argjinaturës pasi uji i kanalit kalon mbi argjinaturë dhe përmbyt familjet te Nikoll Gjokeja.

4. Argjinatura e lumit Zezë që bashkohet me Ishmin dhe që kalon në fshatrat Dërven – Gramëz – Sukth Vendas ka nevojë për përforcim.

5.Në fshatin Sukth- Vendas pranë shkollës, argjinatura është më e ulët se niveli i saj. Nevojitet ngritje e saj me mjet.

6.Në Dukagjin të Ri nevojitet lirim i argjinaturës të ngritur nga banorët.në shtratin e lumit Drojë me mjet.

7. Në Bushnesh nevojitet pastrim i kaskadës deri te ura e tangut me mjet.

8. Per sa i perket Njesise Administrative Fushe Kruje ku ishin dhe pasojat me te medha te permbytjeve komplet shtrati i Lumit Zeze me argjinaturat, shtratin dhe skarpatet, eshte mjaft e demtuar dhe kerkon investim serioz sipas projektit qe kemi bere me qellim shmangjen njehere e mire te permbytjeve ne kete qytet qe jane bere te pervitshme duke shkaktuar deme kolosale.Shtrati i lumit zeze kerkon nderhyrje urgjente ne nje gjatesi te pakten 10 km ku te perfshihet dhe rindertimi i ures qendrore te qytetit te Fushe Krujes si nje nga shkaqet kryesore te daljes se lumit nga shtrati per shkak te mbledhjes se trungjeve ne kembet e ures.

2. Situata e demeve te shkaktuara ne banesa dhe biznese.

1.Si pasoje e reshjeve te dendura dhe daljes se lumenjve nga shtrati u permbyten tre lagje te qytetit te Fushe Krujes, konkretisht lagjet “Adem Gjeli”, “Bakushe Visha”, “Punetori” si dhe nje pjese e lagjes “Hasan”me rreth 5000 banore dhe rreth 1100 banesa pa llogaritur deme te konsiderueshme ne mbi 500 biznese te vogla dhe te mesm, duke future ketu dhe tregun e qytetit te Fushe Krujes ku ndodhen dhjetra biznese prane njeritjetrit. Prania e ujit ne banesa dhe oborre ne momentin e permbytjes shkoi rreth 1.5 metra duke shkaktuar deme te konsiderueshme ne orendi shtepiake, ne demtimin e infrastruktures ndertimore te banesave.

2.Ne Njesine Administrative Bubq kryesisht ne fshatrat Murqine, Mallkuc, Budull, Mazhe e Madhe, Mazhe e vogel, Bilaj u permbyten rreth 700 banesa private me prani uji ne oborre dhe brenda ne banesa rreth 1.5 m ne momentin e permbytjes per shkak te daljes nga shtrati te lumit Gjole, Tari.Kjo Njesi ka nje specifike te vecante ne krahasim me qyetin e Fushe Krujes pasi edhe me terheqjen e lumenjve ne shtratin e tyre natyral uji qendron me gjate per shkak te lertesise se ulet te terrenit dhe mund te konsiderohet si zona me e rrezikshme ne Bashkine Kruje persa i perket permbytjeve dhe sidomos fshati Murqine.Ne kete njesi operojne rreth 15 biznese te medha te cilat kane pesuar deme te konsiderueshme materiale.

3.Ne njesine Administrative Thumane pati permbytje kryesisht ne fshatrat Derven Koder, Derven Fushe, Dukagjin i ri me rreth 150 banesa te permbytura per shkak te daljes nga shtrati te lumit Zeze dhe Dro te cilat pershkojne keto zona.Po ashtu ne kete Njesi jane permbytur dhe rreth 40 biznese te vogla dhe te mesme duke pesuar deme te konsiderueshme materiale.

4. Ne Njesine Administrative Nikel nuk pati demtime ne banesa por kryesisht ne rreth 150 biznese te prodhimit dhe tregetimit te mobiljeve te cilat jane te akumuluara ne krah te rruges nacionale Kruje Tirane.Demi ne keto biznese eshte i pallogaritshem si ne pajisje prodhuese ashtu edhe ne mobilje te gatshme per tu tregetuar.

2. Situata e demeve te shkaktuara ne tokat bujqesore si dhe ne blegtori.

Si pasoje e permbytjeve, ne njesite Administrative Fushe Kruje, Bubq, Nikel dhe Thumane ne momentin e pare u permbyten rreth 1800 ha toke bujqesore 100 ha ng ate cilat ishin te mbjella dhe pjesa tjeter djerre kemi dëme të konsidurueshme.

Bashkia Krujë : Nëntori i Parë i Shqipërisë, bën bashkë Anagnostin, Tushën, Radojën në Kalanë e Krujës

Bashkia Krujë, ditën e djeshme kujtoi një nga ditët më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, 28 nëntorin 1443, ku Gjergj Kastriot Skënderbeu, ngriti flamurin kombëtar nga Kalaja e Krujës, duke e kthyer këtë qytet në simbol të rezistencës së popullit shqiptar.

Aktivitet “Nëntori i Parë i Shqipërisë”, u soll para të ftuarëve në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, përmes një natë poetike dhe muzikale me artistët më të njohur shqiptar si Gulielm Radoja, Roza Anagnosti, tenori i njohur Kastriot Tusha dhe artisit i ri Kristian Koroveshi bashkë me grupin e violinistëve. Për gati një orë, muzeu u kthye në një skenë ku zunë vend emocionet nga recitimi i vargjeve të Fan Nolit, Gjergj Fishtës, Naim Frashërit nga mjeshtrat e artit shqiptar Radoja dhe Anagnosti, të shoqëruar nga muzika e kompozitorëve të njohur si Cesk Zadeja, Prenkë Jakova, Aleksandër Lalo, të luajtur nga violinistet Stringirl. Tenori Tusha, i cili u kthye në origjinën e tij, në Krujë performoi këngët “Rrjedh në Këngë e Ligjërime”, “Për ty atdhe” e shumë të tjera, duke marrë duartrokitjet dhe entuziazmin nga publiku krutanë.

Për bashkinë Krujë, ky aktivitet shënon dhe fillimin e “Vitit të Skënderbeut”, ku sipas Z. Drini Masha, Drejtor i Zyrës së Turizmit, për vitin që vjen janë menduar një sërë aktivitetesh artistike, konferenca shkencore mbi rolin e “Gjergj Kastriot Skënderbeun”, pasi qendra e historisë së Shqipërisë është Kruja.
Sipas tij “Kruja i ka dhënë shumë Shqipërisë, gjer me emrin fisit të albanëve, që njihet sot Shqipëria me emrin Albania, Kryeqendrën e parë Arbërore në vitin 1190, “Nëntorin e Parë të Shqipërisë”, “Flamurin Kombëtar” dhe Heroin e shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ky aktivitet u mundësua dhe falë mbështetjes së Agjensisë së Zhvillimit të Rajoneve 2, Banka Credins, Kastrati dhe Hako.

Aktivitetet 28-29 Nëntor!

CFA54EDE-DDF9-45A2-899E-86699C7A38E3

-DATË 27 NËNTOR 2017, ORA 18:00 “Kinemaja Fushë Krujë”, aktivitet artistik nga Qendra Kulturore e Fëmijëve.

-DATË 28 NËNTOR 2017, ORA 19:00 “Nëntori i Parë i Shqipërisë” në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

-DATË 29 NËNTOR 2017, ORA10:00 “Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve” në Krujë.

-DATË 29 NËNTOR 2017, ORA 18:00 “Nëntori i Lirisë”, në Sheshin “Skënderbej” Krujë.

Kryebashkiaku Bushi: Së shpejti përfundon puna edhe për 28 shtëpi të tjera për komunitetin rom dhe egjiptian !

Bashkia Krujë për të dytin vit radhazi po investon në përmirësimin e kushteve të banesave të komunitetit rom dhe egjiptian në Fushë Krujë. Falë një investimi prej 13.333.333 lekë, ky projekt ka të bëj me rikonstruksionin e banesave ekzistuese në lagjjet ku janë vendosur dy komunitetet.

Projekti parashikon ndërhyrje në 28 objekte banimi, të cilat do të restaurohen në mënyrë të plotë, duke ndërhyrë së pari në banesat të cilat nuk sigurojnë kushtet më minimale për të qenë të banueshme. Brenda një kohe të shkurtër, banesat do të jenë gati me gjithë ndërhyrjet që parashikon projekti, nga rikonstruksioni i mureve, çati të reja, shtrimin e dyshemeve, dyer dhe dritare e sistem të ri elektrik.

Screen Shot 2017-10-31 at 10.13.41 PM

Për kryebashkiakun Bushi, ky investim dëshmon angazhimin tonë, në përmirësimin e jetesës së banorëve të bashkisë Krujë, përmes investimeve apo shërbimeve publike njësoj për të gjithë, pavarisht se jeton në qytet ose fshat, apo të cilit komunitet i përket. “Jam i impresionuar nga puna e mirë që po bëhet dhe me ritëm të shpejtë, që i ftohti që vjen ti gjejë rreth 200 banorët e komunitet me kushte sa më të mira dhe të ngrohta”, tha kryebashkiaku.Screen Shot 2017-10-31 at 10.14.11 PM

Për bashkinë Krujë ky nuk është investimi i parë që bëhet për rehabilitimin e banesave rome, pasi vitin që shkoi, 37 banesa të komunitetit Rom u rikonstruktuan po në njësinë Fushë Krujë. Gjatë vitit 2016, po me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Urban, nisi për herë të parë ky projekt, i cili rezultoi tejet efikas dhe përmbushi një nevojë tejet të madhe për 250 banorët e komunitetit rom. “Dua të falenderoj shumë përzemërsisht ish Ministren Eglantina Gjermeni për mbështetjen që ka dhënë ndaj Bashkisë Krujë me një sërë projektesh infrastrukturore, e ku një nga këto është edhe projekti për rehabilitimin e banesave rome”, theksoi në fund kryetari i bashkisë Krujë.

Bashkia Krujë: “Mozaik Kruje” aktiviteti që solli artin krutan në Pazarin e Ri !

PLEQTE E KRUJES

 

Tirana mikpritëse, festoi në një ditë dhe hapësirë kushtuar krutanëve mes vlerave më të mira të saj. Falë një bashkëpunimi mes dy bashkive Krujës dhe Tiranës, Fondit Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim, AZHR2 dhe TID Kruja, u organizua “Mozaik Kruje”. Aktiviteti ngjalli interesin e shumë qytetarëve të kryeqytetit, turistëve të shumtë të cilët u njohën me Krujën në çdo vlerë dhe atraksion të saj.

E organizuar në të dy hapësirat e Pazarit të Ri, aktiviteti nisi me panairin e artizantit, ku duarartët e Pazarit Karakteristik sollën produktet artizanale, të një tradite 500 vjeçare që ruhet me fanatizëm nga krutanët. Punimet e bakrit, drurit, shajakut u “servirën” para shumë syresh kureshtar, duke dëshmuar se tradita krutane ende kërkohet e vlerësohet prej shqiptarëve dhe turistëve.

Gjithashtu pjesë ishin edhe bizneset e vogla që merren me prodhime artizanale jo vetëm në qytetin historik të Krujës, por edhe në rrethinat e saj, ku sollën produket prej guri, druri dhe veshje të ndërthurura me elementet moderne të kohës. “Kruja outdoor” u prezantua gjithashtu si një nga atraksionet më të reja të bashkisë Krujë, që me reformën e re territoriale përfshin Parkun Kombëtar të Qafshtamës, ku ofron mundësi për një sërë aktivitetesh sportive, në një nga bukuritë e natyrës shqiptare. Inovacioni u sollë me një platformë të re, “Kruja Virtual Tour”, produkti më i fundit i bashkisë Krujë.

Pazari i Ri u gjallërua nga artistët e rinj krutanë mes performancave artistike në këngë, aktrim, valle dhe dasmën krutane, të prezantura nga Anjeza Maja. Përreth 5 orë në kryeqytet u dëgjuan dhe u kërcyen këngët krutane nga Grupi Karakteristik “Pleqtë e Krujës”, të shoqëruar edhe nga aktori i njohur Xhevat Limani që solli Skënderbeut mes të pranishmëve.

Mozaik Kruje kulmoi në mbrëmje me “Artisan’s Fashion Night” ku u prezantuan nga modelet veshjet tradicionale me motive moderne. Në një skenë e konceptuar në gurë, të ftuarit u njohën me një tjetër anë të vyer të artizanatit, ku veshjet tradicionale mund të përdoren jo vetëm si elementë dekorues, por edhe si rikthim në mode të traditës krutane. Veshjet u realizuan nga artizanët krutanë në kujdesin e stilistes Gerta Oparaku dhe etnografes së njohur Znj. Afërdita Onuzi.

Të pranishëm në “Mozaik Kruje” ishin Nën Kryetari i Bashkisë Krujë Z. Ilir Loci, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj, Drejtori i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, deputetët Znj. Eglantina Gjermeni dhe Z. Rrahman Rraja dhe trupi diplomatik i atashuar në Shqipëri, miq të Krujës dhe personalitete të vendit.

 

“Mozaik Kruja” ditën e mërkurë 11 tetor 2017

E2818832-62AC-412C-AC53-529DCAC433CB5985A78A-622F-4B87-8D2A-31DF12416D7E

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan per Zhvillim ne bashkepunim me Shoqaten TID Kruja, Bashkine Kruje dhe Agjencine per Zhvillim Rajonal 2, me mbeshtetjen e Znj. Eglantina Gjermeni dhe Z. Erion Veliaj organizojne eventin “Mozaik Kruje” . Nje dite dedikuar Krujes, ne Pazarin e Ri te Tiranes. Ne kete dite do te kete aktivitete te larmishme sipas programit te meposhtem:

11:00_Fjala përshëndetëse e përfaqësuesve të AADF, Bashkisë Krujë, Deputetes Znj. Eglantina Gjermeni dhe perfaqesuesit te AZHR 2.

11:15 _Hapja e Panairit te produkteve artizanale dhe te kulinarise.
Sofra krutane me perfaqesuesit e Grupit Karakteristik te Pleqve te Krujes.

11:15 – 12:00_ “Kruja Folk” , kenge dhe valle nga artistet me te mire krutane.

12:00 -12:30 _ Performance gatimi te kabunise , nje nga embelsirat tradicionale te Krujes.

12:30 -13:00 _ Improvizimi i berjes se rakise nga nje prodhues lokal.

13:00 – 14:00_ “Kruja Art Junior” , performanca artistike nga te rinj te talentuar krutane.

14:00 – 15:00_ Drama “Gjaku i Arbrit” e interpretuar nga nxenesit e Gjimnazit “Skenderbeu” .

15:00 – 16:00_ Muzike qytetare nga Kuarteti muzikor ( solist, violine, organo dhe kayon).

16:30 – 17:00 _ Venia ne skene e nje fragmenti te Dasmes Krutane.

17:00 – 17: 30 _ Performance e realizimit te nje qelesheje nga nje artizan i zones.

18:30 – 20:00 _ Koktej dhe sfilate me veshje qe nderthurin modernen me motivet tradicionale.

Ju mirepresim !

Kryebashkiaku Bushi: Rruga “Kroi Subash” dhe “Kovaçe”, dy investimet e radhës në qytetin e Krujës !

Falë dy investimeve të bashkisë Krujë, kanë nisur të rikonstruktohen rrugët “Kroi Subash” dhe
“Kovaçe” në qytetin e Krujës. Dy projektet parashikojnë ndërhyrje me asfaltimin e rrugëve,
kanalizimin e ujërave të shiut dhe zgjerimin e saj në disa pjesë të segmenteve rrugore.
Gjithashtu në rrugën “Kroi Subash” është parashikuar të ndërhyhet edhe në një pjesë të përroit,
që prej vitesh ka shkaktuar dëmtim të rrugës, ndërsa në Kovaçe, rruga do jetë edhe me sistem
ndriçimi.

Sipas kryetarit të Bashkisë Krujë: “Këto dy segmente janë tjetër dëshmi e angazhimit tonë, në
përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe urbanizmin e lagjjeve brenda qytetit. Këto dy projekte
i shtohen kantiereve të ndërtimit në qendrën e qytetit, parkimit nëntokësor dhe fasadat e
godinave në rrugën kryesore”.

Vlera e rrugës “Kroi Subash” shkon në 8.160.000 me tvsh, ndërsa rruga “Kovaçe” arrin në vlerën
e 12.282.700 me tvsh dhe mbulohet i gjithi nga buxheti i bashkisë Krujë.

Bashkia Krujë: Rritja e numrit të turistëve në Krujë, sfidë për çdo aktor për të rritur cilësinë e ofertës turistike!

Ditën e djeshme në Kalanë e Krujës, u organizuan një sërë aktivitetesh në kuadër të “Ditës
Botërore të Turizmit”. Cdo vit më 27 shtator, me qëllimin për të nxitur ndërgjegjësimin në mesin
e komunitetit për rëndësinë e turizmit dhe vlerat e tij sociale, kulturore, politike dhe ekonomike,
ky aktivitet bashkon gjithë aktorët për të diskutuar për standartet më të mira të turizmit. Vitet e
fundit, turizmi është bërë posaçërisht i njohur për potencialin e tij ekonomik që të kontribuon në
uljen e varfërisë në vendet në zhvillim. Ky aktivitet, nisi mes kulinarisë tradicionale shqiptare,
artizanatit krutan, veshjeve dhe valleve popullore të performuara nga Qendra Kulturore e
Fëmijëve.
Me tematikën “Turizmi i qëndrueshëm si mjet për zhvillimin”, u zgjodh Kruja për këtë datë të
rëndësishme, si qyteti që pret dhe numrin më të madh të turistëve dhe kjo e shtrirë gjatë gjithë
vitit. Nisur dhe nga ndarja territoriale, bashkia Krujë ofron një produkt turistik shumë të gjërë,
nga turizëm kulturor me Kalanë e Krujës, atë natyror me Malin e Krujës, Qafshtamën,
Agroturizëm dhe atë kurativ me Llixhat në Bilaj. Kjo hapësirë, ofron mundësi argëtimi apo
sportive si “hiking”, çiklizëm, ngjitje në mal, hedhje në parashutë.
Me praninë e Ministrit të Turizmit dhe Bujqësisë Z. Klosi, Drejtorit të Agjensisë Kombëtare të
Turizmit, Z. Collaku, përfaqësueve të pushtetit vendor dhe qëndror, u nënvizuar rëndësia e
turizmit në Shqipëri dhe sfidat që e presin, për të rritur sa më shumë standartet që sot kërkohen
nga turistët.
Për nënkryetarin e bashkisë Krujë, Z. Ilir Loci “ 300.000 turistë për vitin 2016 u cilësua një
sukses, por lajm i mire është se këtë shifër e kemi arritur në 8 muaj për vitit 2017, çka dëshmon
rritjen e vizitorëve”. Investimet që po bëjmë, me rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”, dy
parkime, fasadat e pallateve në rrugën kryesore të Krujës, apo dhe sinjalistika bashkë me
dixhitalizimin e shërbimit turistik janë projekte ambicioze për Krujën”. Por për ta kthyer në
industrinë më të madhe të punësimit, ka shumë sfida që duhen arritur, për të qenë sa më
konkurues në ofertën turistike në rajon. Ky aktivitet shërbeu si mundësi e mirë, ku të gjithë aktorët shprehën problemet që kanë dhe mundësitë për tu zhvilluar më tej.

ARTUR BUSHI : Mirënjohje dhe lavdi “Ditës së Clirimit të Krujë”

Përshëndetje të nderuar qytetarë,

Më lejoni t’Ju uroj “Gëzuar Ditën e Clirimit të Krujës” !

Sot e 73 vite më parë, krutanë të mençur e trima, të thirrurr nga vokacioni patriotik dhe ai i lirisë, që në shekuj karakterizon popullin tonë, u rreshtuan në anën e duhur të historisë, duke luftuar për një Shqipëri të lirë !
Mes lavdisë dhe Mirënjohjes për çdo të rënë, do kujtojmë solemnisht me respekt luftën heroike të dëshmuar nga Mustafa Kacacit, Myrteza Pengili Adem Gjeli e shumë të tjerër, duke na bërë krenar për luftën e drejtë të tyre.

Lajm po aq i mirë është se Bashkia Krujë, vjen në këtë 22 shtator me një projekt për rikonstruksionin e Varrezave të Dëshmorëve, si dëshmi e rëndësisë që heronjtë e Krujës kanë sot.

Ju uroj edhe njëherë Gëzuar ditën e Clirimit !

Faleminderit.