Rehabilitimi i Rezervuarit të Tapizës në Krujë, shmang rrezikun e përmbytjes së zones fushore!

Në rezervuarin e Tapizës në Krujë po vijon me ritme të larta rehabilitimi i plotë i tij.

Ky rezervuar ishte kthyer edhe në një problem për mijëra familje, pasi diga 1, rrezikonte të shembej dhe për pasojë përmbytjen e zonës fushore të Krujës.

.

Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi, gjatë inspektimit të punimeve theksoi se “rehabilitimi i rezervuarit të Tapizës shmang një rrezik për mijëra familje, pasi një pjesë e argjinaturës ishte e dëmtuar”.

Por, shprehet Bushi, njëkohësisht është një mundësi më shumë për ekonominë bujqësore në bashkinë Krujë.

Sipas tij, rehabilitimi i rezervuarit të Tapizës është tjetër punë madhore që po bëjmë.

Ndërsa inxhinier Klodian Laska, tha se “ky projekt parashikon ndërtimin e plotë të digës 1, rikonstruksion i digës 2 & 3, si edhe veshje me beton të kanalit ushqyes të rezervuarit dhe lëshimit të ujit”.

Punimet për rehabilitimin e rezervuarit nisën në korrik të këtij viti. Ky investim kap vlerën 204.444.333 lekë me tvsh, ndërsa afati i përfundimit të punimeve është 9 muaj.

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Krujës, Artur Bushi betohet për herë të dytë

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Krujës, Artur Bushi betohet për herë të dytë. U zhvillua mbledhja e parë e këshillit për bashkinë e Krujës, ku Artur Bushi u betua për një mandat të dytë si kryebashkiak i Krujës.

Të pranishëm ishin deputetët Gjermeni dhe Rraja, Prefekti i Qarkut Durrës dhe qytetar të shumtë. Këshilli Bashkiak Krujë ka 31 anëtarë, ku 23 janë nga Partia Socialiste e Shqipërisë! “Kryefjala do jetë puna edhe në mandatin e dytë si Kryetar Bashkie, ku do vijojmë me pjesën e dytë të transformimit të Krujës”, u shpreh Z. Bushi.

Ndërkohë, Znj. Besa Sheta është zgjedhur si Kryetare e Këshillit Bashkiak Krujë.

Sheshi “Skënderbej” në Krujë, me fytyrë të re urbane

Përfundon investimi në riualifikimin urban të Sheshit “Gjergj Kastriot Skenderbeu” ne Krujë. Një investim i nisur në kuadër të programit të Rilindjes Urbane, tashmë qendra e Krujës është transformuar rrënjësisht, duke e kthyer në një hapësirë për këmbësoret dhe turistët e shumtë. Ky projekt në vlerën e 490 milion lekë, përfshinte zgjerimin, asfaltimin, ndriçimin LED të rrugës kryesore, rrugës “Donika Kastrioti”, rikualifikimin e sheshit “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, kthimin në pedonale të sheshit “Mustafa Kruja”, ndërtimin e parkimit nëntokësor, ndërtimi i këndit të lojrave.

Elementët kryesor të kësaj pune është punimi i qendrës me gurë natyral e të gdhendur të zonës së Krujës, gjelbërimin e sheshit “Mustafa Merlika” duke e kthyer nga një zonë e zhurmshme parkimi, në një pedonale me një sipërfaqje 3000 m2. Ndërkohë sheshi “Gjergj Kastriot Skënderbeu” u kthye nga rrugë me gropa, në një hapësirë në gurë, të zbukuruar nga vazot e varura në mur dhe ullinj, kjo traditë 500 vjeçare. Tjetër detaj është ndriçimi i zgjedhur me shumë kujdes, i trotuareve në qendër. Traditës nuk mund ti mungonte, ndërtimi i një pusi dhe krahët e shqiponjës në monumentin e Skënderbeut.

Ky investim i shërben 83.000 banorëve të bashkisë Krujë, të cilët tashmë kanë një qendër të re, tre hapësira publike, kënd lojrash, hapësira për parkimin e mjeteve dhe për më tepër e bën qytetin më mikpritës për mijëra vizotorë, të cilët zgjedhin Krujën si qendër të turizmit kulturor.

IRCA dhe Bashkia Krujë, plan për të plotësuar kërkesat e personave me aftësi ndryshe.

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri dhe Bashkia Krujë janë duke zbatuar inisiativën “Advokuesit e Rinj për Shërbime Publike Cilësore dhe Gjithëpërfshirëse” duke shfrytëzuar metodat e Edukimit Bashkëmoshatarë (peer to peer) dhe raportimit ne komunitet (reporting in the field).

Inisjativa zbatohet në kuadrin e projektit “Leave No One Behind” (LNB), një Program i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatuar nga katër agjenci të Kombeve të Bashkuara UNDP, UNFPA, UNICEF dhe UN WOMEN, në partneritet me Qeverinë Shqiptare. Ky program synon të fuqizojnë personat e disavantazhuar në Shqipëri për të patur akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të ndikojnë në vendimmarrjen publike dhe të rrisë llogaridhënien e personave përgjegjës”.

Më konkretisht në këtë takim Grupi i Advokueseve te Rinj ngriten problemin e mungeses se rampave ne institucionet lokale dhe rruge nepermjet videove, fotove dhe inskenimeve. 

Ne fund te aktivitetit perfaqesues te bashkise Kruje shprehen gatishmerine per ta ngritur si problematike tek eproret e tyre si dhe te marrin masa ne projektet urbanistike te planifikuara. 

Social Service Office get training on social development programme

After signing The Declaration on Improving Social Policy in the Western Balkans in November, under the Project Social Dimension Initiative (SDI), the Mentoring Support Training for 65 municipalities in WB started. The Municipal Social projects development programme ensures the ability in understanding the project planning process as well as the identification of needs within the local community and the development of skills required for drafting quality project proposals.

The focus is on supporting local socio-economic development actors as well as Centres for Social Work and other local stakeholders with intention to improve local socio-economic picture including social infrastructure. Civil society organizations will be involved as well for improvement of local employment opportunities and social services at the local level.

First training day was organised by the Ministry of Health and Social Protection in collaboration with Nisma per Ndryshim Shoqeror ARSIS for #SDI Mentoring Support Trainings last week in Tirana on 25th of February. In the training participated representatives of 11 Municipalities selected for the development programme on social projects.

Bashkia Krujë i jep simbolin e qytetit, Presidentit slloven Borut Pahor

Presidenti Pahor, u prit në qytetin e Krujës nga autoritet lokale, në një vizitë zyrtare. Kjo ishte vizita e parë e tij në Krujë, ku Ju dha dhe simboli i qytetit, Heroi Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Në Krujë, Z. Pahor pa nga afër Kalanë e Krujës, e cila është dhe fortesa që mbrojti qytetërim evropian nga sulmet osmane, për 25 vite. Nën/Kryetari e Bashkisë Krujë, Z. Ilir Loci u shpreh- “Më vjen mirë që mirëpres, Presidentin e një vendi Mik, si Sllovenia që gjithmonë ka qenë në mbështetje të vlerave dhe aspiratës të shqiptarëve në BE”.

Presidenti, Pahor theksoi “Kruja është një qytet i jashtëzakonshëm, me një pozitë gjeografike fantastike dhe me një histori që rrallë e gjen në Ballkan”

Ndërkohë, Bashkia Krujë ka bashkepunime edhe me Bashki Sllovene, si Skofja Loka, ku bashkarisht po aplikojnë në fushën e shërbimeve sociale ndaj moshave te moshuara, ne thirrjet e BE.

“Dhuro Pemë për Krujën”, fushata që bën bashkë të rinjtë përmes Këndit të BE !


“Dhuro Pemë për Krujën”, fushata që bën bashkë të rinjtë përmes Këndit të BE !

Thirrjes së bashkisë Krujë, për të dhuruar pemë, Ju bashkuan të rinjtë e qytetit të Krujës dhe si personazhet publikë, të spikatur nga në fushën e sipërmarrjes, që kanë lindur po në këtë qytet!

Të mbështetur nga projekti “Bashkitë për në Evropë”, të rinjtë mbollën ullinj në Kalanë e Krujës, duke dhënë mesazhin e një qyteti të gjelbër si dhe ruajtjes së traditës së mbjelljeve të ullinjëve, të nisur nga Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kësaj nisme Ju bashkuan edhe sipërmarrës të lindur në qytetin e Krujës si Indrit Cela, Dorina Mema dhe aktorja Manjola Merlika.

Kjo fushatë është nisëm e Këndit të BE në bashkinë Krujë, ku shumë qytetar, organizata dhe biznese po dhurojnë pemë të ndryshme, në angazhimin për të ndërgjegjësuar qytetarët mbi rëndësinë e mjedisit.

Njoftim mbi Gjendjen e Rrugëve

NJOFTIM MBI GJENDJEN E RRUGËVE NË BASHKINË KRUJË

Përgjatë këtyre diteve priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin e vendit dhe situata në rrugët e bashkisë Krujë paraqitet sim ë poshtë :

  • Rrugët lokale, brenda zonave urbane janë të gjitha të hapura.
  • Rruga Krujë – Mali i Krujës po punohet në hapjen e saj, të këshillueshme vendosja e zinxhirëve.
  • Rruga e Qafështamës është e bllokuar për momentin, por po punohet në hapjen e saj.


E gjitha struktura e Emegjencave Civile dhe Policia Bashkiake është në terren, duke monitoruar situatën.

Ju lutemi të gjithë qytetarëve  të evitojnë udhëtimet dhe daljet jo të nevojshme!

Për çdo rast ju lutem raportoni në numrin e Emergjencave Kombëtare   112
                                                                        Policia 129

                                                                        Zjarrëfiksja 128 (0511 2 26 18 )
                                                                        Urgjenca / Spitali 127 ( 0511 2 31 28)

                                                                         Bashkia Krujë 0511 21 70